Një shqiptar është ekzekutuar të premten në Alicante të Spanjës. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Ai u vra në një zonë turistike nga një person, i cili mbetet ende i paidentifikuar. Autori e ka qëlluar shqiptarin të paktën 5 herë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa viktima ndodhej në një restorant rreth orës 21:50 të së premtes. Shqiptari ndodhej me një çift në një tavolinë të restorantit, kur autori, i cili mbante veshur një kapuç iu afrua dhe qëlloi disa herë mbi të. Më pas, ai u largua në këmbë.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti shqiptarin të plagosur rëndë dhe pavarësisht se atje u dërgua ambulanca, ai nuk mundi t’i shpëtojë plagëve dhe humbi jetën rreth orës 23:00.
Sipas mediave, 42-vjeçari shqiptar ka precedentë të mëparshëm penalë. Ai jetonte prej disa vitesh në një provincë të Alicante-s. Paraprakisht policia dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për larjen e hesapeve mes grupeve të ndryshme kriminale.
Policia ka nisur mbledhjen e dëshmive dhe provave të mundshme në vendin e ngjarjes për autorin. Gjithashtu ata kanë marrë disa kamera sigurie që mund të identifikojnë personin që qëlloi mbi 42-vjeçarin.
Si e citoni si “shqiptar”( kur nuk jepen identitetet) aq me keq kur viktima mund te jete hason shqipfoles!?
Pyesni Majlinda Bregun se ajo ka kunatin ne Spanje per “ca pune.”