FOTOT: "Nga 3D në realitet", Rama: Po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti

20 Dhjetor 2020, 13:55Politika TEMA
FOTOT: "Nga 3D në realitet", Rama: Po marrin formë godinat e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Dan Bajrami” në ndërtim në Kurbin.

Ai shkruan se puna për ndërtimin e saj po vijon dhe së shpejti do të presë 400 nxënës dhe mësuesit e saj.

“Drejt përfundimit edhe shkolla nëntëvjeçare “Dan Bajrami” në Gjorem, Kurbin që do të presë shumë shpejt në mënyrë dinjitoze 400 nxënës dhe mësuesit e saj.

Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti.

Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”- shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “FOTOT: “Nga 3D në realitet”, Rama: Po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”

  1. ERTV says:

    Bravooo ? o artist ? pikturist..
    Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë për çdo gjë që thuhet dhe bëhet.
    Por unë nuk jam qen dhe se besoj se dhe ti karvan..
    (Veçse nëse ti qofsh ky i fundit i ndarë me rrokje)
    Pyetja e ime është ke nxjerrë aq shumë 3D këto 8 vjetë sa më shumë kanë punuar agjencitë maketing dhe studiot grafike me të cilat ti punon sesa janë hedhur lopata dheu në terren realisht…
    A mund të dalësh përsëri dhe ti marresh një e nga e një gjithë 3D qe ke nxjerrë dhe se si janë realisht…
    Këtu s’po përmend by passin e Milotit ose rrugën Kardhiq-Delvine se ai tunel u bë tragjedi-komedi, as aeroportin e Vlorës, as rrugën e Arbrit… as by-pass e Vlorës dhe periferiken as terminalin e udhëtarëve as trenin TR-DR, as tramin në TR ( apo këtë e premtoi Luli ai shoku yt).
    Se çudititerisht për te gjitha keto nuk dihet asgjë realisht se ku janë pa llogarritur këtu afatet që kanë kaluar dhe shtyrë disa herë…
    Këtu nuk po të llogarris dhe rikuperimet nga tërmeti që kaq efiçentë jeni sa edhe me paratë e të tjerëve ende s’keni bërë as çerekun…
    Bëji të fala Saleh-ut-Lulit, Likes-Monës dhe Medi me kompani artisto ?
    (Për mua ka pak rëndësi kush fiton në Prill, ajo që e di të sigurtë është se edhe ti pikturisto duhet të ikësh bashkë me ta me gjithë skickat e tua dhe harremin tënd Tutti frutti)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje