Ngjarje e rëndë: Babai vret me thikë dy fëmijët, më pas i jep fund jetës! Si ka ndodhur tragjedia

20 Dhjetor 2020, 21:51Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës në Itali. Mediat raportojnë se një 49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13 vjeç.

Më pas, me të njëjtën thikë, mësohet se ai i ka dhënë fund edhe jetës.

Arsyet e kësaj ngjarje makabre janë ende të panjohura, por mediat raportojnë se 49-vjeçari ishte i ndarë nga gruaja e tij dhe fëmijët po kalonin disa ditë me babain.

Mësohet se ai i ka qëlluar me thikë fëmijët, ndërkohë që ata ishin në gjumë.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë per zbardhjen e rrethanave te krimit.

1 komente në “Ngjarje e rëndë: Babai vret me thikë dy fëmijët, më pas i jep fund jetës! Si ka ndodhur tragjedia”

  1. Ingrid Gjoni says:

    Nuk bëhen popull këta italianët jo….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje