Policia ka zbardhur vrasjen e punonjësit të Policisë Xhuljo Prela, ndodhur më 05.12.2020 ,në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
Mbasditen e djeshme, Policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes si dhe shpalli në kërkim bashkëautorin tjetër.
Policia bën të ditur se 2 autorët kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Xhuljo Prela, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Deklarata e Policisë:
Grupi i posaçëm hetimor pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes, ku mbi bazën e provave të grumbulluara u identifikuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Mbasditen e djeshme, Policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes si dhe shpalli në kërkim bashkëautorin tjetër.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.P.,punonjës i FNSH-së Shkodër, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit N.Sh.dhe B.M.
Policia bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit N.Sh. dhe në përfundim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur për autorët e dyshuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëautori tjetër shtetasi B.M, ku në bashkëpunim me homologët vijon puna intesive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e latpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Xh.P, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit si dhe vijon kontrollin për gjetjen e armës së krimit.
(TemA)
Po ca ishin keto motive te dobta ne 4 te mengjesit mo ata i kishin bere prite
Per kto te vramit kshu ska protesta ? Ketyre si del zot njeri. Qe te behet proteste ai qe qellon duhet te jete me kapele dhe ai qe vdes duhet te jete veshur me rroba civile. Domethene se varet se cfare rrobash ke veshur nese behet apo jo proteste. Hajde shqiperi dhe politike hajde.
Per motive te çastit nuk mendoj se ka pas paramendim, por fakti qe mban arme pa leje nuk do te thote qe e mban vetem per vetmbrojtje, i di vete me mire policia prokuroria keto gjera. Ngushellime familjes se te ndjerit . Sa bukur eshte kur njerezit besojne te drejtesia
Per motive të dobta? Çfarë dmth? U vra per një llaf goje?? Per një veshtrim shtrember?? Me qe ra llafi dhe është vrarë kot ( aksidentalisht) një polic, kur do shkojnë kryeministri dhe ministri i brendshem per ngushellime? I lumte Edi Rames e rilindjes … Çfarë të bësh kur perball tyre është kolera PD ,e jemi te detyruar të mbyllim hundet e veshet e gojen e përsëri tu votojme … pa ju nuk jeni per shtet, ju jeni brezi që mallkoi prindërit e vetë per një pale xhinse e Coca-Cola, se keni per gjë të shisni edhe policet!