Prokuroria e Tiranës kërkon asistencë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës

19 Dhjetor 2020, 22:00Kronika TEMA

Pistoleta e gjetur më shumë se 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha ka detyruar Prokurorinë e Tiranës të kërkojë ndihmën e ekspertëve të huaj, që asistojnë uniformat blu.

Deri më tani hetuesit nuk kanë siguruar gjurmë të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që mund ta kenë hedhur armën në një pellg me ujë në zonën ku mbeti i vrarë i riu.

Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë, që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve.

Gjithashtu mësohet se po shikohet mundësia që pistoleta “mini-glock” të dërgohet në një laborator të huaj për ekzaminime më të detajuara.

Ndërkohë Prokuroria po verifikon pamjet e dhjetëra kamerave të sigurisë për të parë nëse arma është hedhur aty nga ndonjë person, apo është lënë qëllimisht nga dikush pas ngjarjes.

25-vjeçari Klodian Rasha mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, pasi u qëllua me armën e shërbimit nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.

Ndaj këtij të fundit prokuroria ka krijuar bindjen për rëndimin e pozitës penale nga vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme në vrasje me dashje.

3 komente në “Prokuroria e Tiranës kërkon asistencë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës”

  1. Sufllaqe per te gjithe says:

    Merrni ata specialistet e FBI-se, qe pas hetimeve thane qe Trebicka ka vdekur aksidentalisht.

  2. kris says:

    Qe te jete vrasje me dashje ,duhet nje motiv, qe te kete motiv duhet te njiheshin direkt apo indirekt. Nese nuk jane keta elemente …si qenka vrasje me dashje. Polici qelloi per qejf ? Duket paksa idiote kjo ide.

  3. Skenderbeu says:

    Polici u rezuar dhe qelloi nga inati qe nuk e kapi dot Klodianin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje