Ruani fëmijën 7 vjeç

20 Dhjetor 2020, 17:50Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

E keqja u bë, djali 7 vjeç e vrau babanë, Rolandin, bash kur ishte në kulmin e dashurisë për të atin. Po tash?

Tash, ‘ndale të keqen para se të shembet nga mali’- do të thoshte një malësor a një shqiptar tjetër tradicional që ka mësuar në jetë të jetëve si gjuajnë malet me shkëmbinj. Roland Bicerrin dhe familjen e tij i gjuajti zoti, por nuk është bërë akoma e keqja më e madhe. ‘ Mos të rëntë me e harrrue!’, kështu përshëndoshen burrat pas vdekjeve të mëdha.

E keqja më e madhe për familjen do të ishte nëse nuk do të ruhej djali 7 vjeç. Nuk kam asnjë informacion dhe madje asnjë të drejtë të hyj në mes të kësaj pune, sepse mamaja dhe gjyshërit mund ta kenë rrethuar Rolandin me mëndafshin e dashurisë prindërore.

Por kushdo të jetë, çdo fëmijë, duhet ruajtur, edhe sikur…

Sikur të ketë kryer një gabim të madh, ose edhe ‘krim’- siç mund të quhet kjo që ndodhi. Fëmija kishte vërejtur se ku e ruante pistoletën babai i tij oficer policie; e pa të atin që po gëzonte, edhe vetë fëmija donte të luante me lodrat e babait. Kaq ishte. Por edhe sikur të ishte ndryshe, fëmija nuk gabon kurrë.

Gabojnë prindërit dhe shteti; të tjerët nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Tregimi i fundit që më vjen nga një ngjarje në Spanjë: Babai e kishte vrarë dhe varrosur fëmijën e vet, por nuk i tregonte të ëmës. Pas 9 vjet kërkime, dikush bëhet si ‘vajza e zhdukur’ e prindërve të pasur. Prezenca e saj u kthye në gjithçka, gëzim, përkujdesje, dashuri… Por ajo nuk ishte Laura e vërtetë. Prindërit e morën vesh të vërtetën.

E çfarë do të thoshte kjo për mamanë dhe gjyshin? Njëra anë- tërmet; ana tjetër- kishin para syve një fëmijë. Me atë ‘mashtrim’ jetuan deri në vdekje.

A lëndohet një fëmijë?…

Askush nuk është pronar i fëmijës, as prindi. Ngjarjet që kanë ndodhur mes nesh kohët e fundit janë ngjarje që kanë gjuajtur me shkëmbinj mbi fëmijët. Fëmijët u mashtruan dhe u nxorën në betejën politike të rrugës për të thyer qytetin, mbi llambadarët dhe semaforët, mbi pemën e Krishtlindjeve dhe shenjtërinë e paqes njerëzore. Me nga dymijë lek u gënjyen; u paguan nga paritë dhe liderët që na kishin grabitur nëpër xhepa prej kaq shumë vite. Fëmijët e bënë punën e tyre, thyen çfarë gjetën, dogjën edhe Krishtlindjet…

Por fëmijët nuk bënë krim. Krimin e bënë prindërit dhe partitë që përdorën fëmijët. Nuk po shikoj as prokurorinë as qeverinë që të hyjë menjëherë në fushë dhe të kujdeset për fëmijët.

Mos i shkoni dëm fëmijët!, kjo është çështja. Të tjerat vijnë në radhë, edhe kreu i shtetit vjen në gjyq, edhe kreu i opozitës do të dëshmojë, edhe qeveria do të provohet… Po fëmijët. Ata nuk janë pronë e askujt. Ata janë pjesa në rritje e shoqërisë njerëzore…

Kjo na ka tronditur kaq shumë sot, kur djali i vogël vrau të atin, Rolandin. Me siguri, në këtë moment Rolandi po gëzohet me të birin që luan, por i biri po mbytet në lot.

Ruani djalin, do të thoshte edhe babai i kthyer në engjëll.

9 komente në “Ruani fëmijën 7 vjeç”

  1. Nuk kuptoj says:

    Djalin duhet ta ruante vete babai i ndjere. Plaga do te mbetet hapur perjete. Dhe djali nuk ka per tu sheruar kurre nga plagosja e sotme.
    Por ceshtja eshte e thelle.
    Nuk behet instruktim rrenjesor ne repartet e policise. Ose behet por me metidoligjine amerikane.
    Instruktazhi duhet bere me metodologjine russe. Sepse ne jemi me psikologji lindure.
    Dhe metodologjia ruse ka instruktazh te perditshem per mbajtjen dhe perdorimin e armes.
    Cjane keta police qe e mbajne armen me fisheke ne goje?
    Cjane keta police qe ja lene armen dikuje tjeter , aq me keq nje femije te vogel?
    Cjane keta police qe ne kohen e lire e mbajne armen me vete?
    Arma lihet ne sigurese dhe pa fisheke ne goje. I hiqet kreheri me fisheke dhe lihet vec.
    Po keto mesime nuk behen ne reparte, o ministri Cuci.
    Beni mesim dhe stervitje ne efektivat se ju eshte rritur shume mendja. Kam frike se policet nuk e dine se e mbush shejtani dhe plumbi te vret.

  2. O lele says:

    Sa i shkrim i mençur. Veçanerisht kur e politizon. Frrok, ke mend edhe per dy kembe te tjera.

    1. Andi says:

      Kur prostituta si ty hiqet si virgjereshe.

  3. Shinjestra says:

    Bravo.Respekt zoti Cupi.Partit fashiste shqipetare nxoren ne proteste femijet per te bere shume shume.Turp per Lsi she pd qe paguajn femijet duke u dhen edukate te keqe terririste.

  4. SON says:

    Frruk je plere perfundimisht….kushedi sa te kane paguar se Sala te beri drejtor Atsh dhei fondeve re ojf……o zot dhe ktu e lidhe me Politiker…sa i peshtire….ky ju mbron o sufllaqexhinj

  5. gogo alb says:

    Murtaja qe mbolli Saliu ne 9o ten do breza qe te largohet. Ketu jane rrenjet….jepni mendime sa te doni.

  6. Ky shkrim.eshte nje hartim i kl.5-te. Mjafton t’i themi ngushellime familjes dhe jo.t’i jepen mesime. Eshte 100 faji i te ndierit qe nuk.e kishte siguruar armatimin personal, pistoleten. A-ja qe duhet te dije nje profesionist eshte fakti se arma luftarake nuk eshte loder, por nje rrezik e kercenim, qe sjell ngjarje tragjike kur perdoret pa njohur dhe zbatuar rregullat e shkuara me gjak.

  7. qytetari says:

    Se kush eshte Froku nuk e di dhe nuk dua ta di. Shkrimi eshte shkruar bukur. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje