DETAJET: Ishte duke luajtur bilardo, vritet aksidentalisht nga djali i tij efektivi i FNSH-së

20 Dhjetor 2020, 14:12Politika TEMA
DETAJET: Ishte duke luajtur bilardo, vritet aksidentalisht nga djali i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë aksidentalisht nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku djali 7 vjeçar ka qëlluar babanë e tij, me armën e shërbimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktima, Roland Bicerri kishte lënë armën e shërbimit teksa po luante bilardo me miqtë e tij, ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

(TemA)

21 komente në “DETAJET: Ishte duke luajtur bilardo, vritet aksidentalisht nga djali i tij efektivi i FNSH-së”

  1. paloqja i pd says:

    Policit ja hoqi nga brezi femija i mitur pistoleten dhe e vrau pa dashje!!!!!
    Polic qe i japin femijeve te argetohen me armen qe vret
    Se di po e shikoj te larget driten se kure kjo polici do te jet vertet e dejet per detyren qe kan
    Ngushllime familjes

  2. Okulisti says:

    Shiko kur te ngrihet perseri lukunia e Streserve dhe te kerkoje dorheqjen e Veliut ose te Ministrit te Ri !Sala do te thote qi nuk ashte e vertete ,ate e ka vra policia e Edi Rames dhe hop protesta e radhes!Kesaj radhe do marre pjese edhe Vjosa Osmani se bashku me Albin Kurin!

    1. Nuk kuptoj says:

      Patjeter qe duhet te ngrihen. Bile be kete rast me shune se me vrasjen e 25 vjecarit.
      Kjo tregon se ne repartet e ndryshme te policise, instruktazhi dhe perhatitja eshte zero.
      Nuk ja faj femija nese polici i ke armen e mbushur me fishek ne goje.
      Ai mund te kishte vrare efhe vehten.
      O Cuci. Instruktazh stervitje per perdorimin e armeve, kontroll.

    2. mik says:

      Ore Okulist, gjithcka ka limitin e vet. Mos e ktheni cdo gje ne politike or burre !!
      Nuk ju vjen pak keq per kete fatkeqsi familjare, per at fmi 7 vjeç, qe nga pakujdesia e babait te vet, do ta vuaj gjithe jeten e tij ?
      Çfar njerezish jeni more burre ?!! Nga çfar planeti keni ardhe ? A keni familje vete ?

      1. joel shkodra says:

        Pikerisht per ate pakujdesi po flasim. Shume bukur e thote njeri se ai femi mund te kishte vrare edhe veten.

  3. Julia says:

    Hajde polic hajde, policia e shtetit me keta polica

  4. Luan says:

    Ne asnje shtet evropian te civilizuar ku pretendojme te bejme pjese nuk luan polici bilardo me djalin 7 vjecar me vete dhe e le armen si lopa bajgen.Instruktoini policat ashtu si duhet qe ta dine dhe kuptojne mire rendesine e profesionit qe duan te kryejne.Dikur njerezit benin sherbimin ushtarak te detyrueshem dhe i njifnin mire rregulloret e mbajtjes dhe ruajtjes se armatimit.Sot i beni polica se votojne per partine.Fatkeqesi nga injoranca qe mund te shmangej pa problem.

  5. Vuksani says:

    Mire e heq dhe e le pa kujdesshem, po pse nuk e heq fishekun nga goja apo vene ne sigurrse, o i mjere!

  6. Vl says:

    Mbase ses di mire po ketu ne Europe kur mbaron sherbimin e le armen ne dollap te punes deri te nesermen qe fillon prap pune.
    Tung

  7. Ngyshellime says:

    Polic nga trupi por fatkeqsisht karabush nga mendja per fat te keq te tij e familjes se tij. Ngushellime

  8. Kinom says:

    Keqardhje per moshen e tij te re, por I pa kujdeseshem, megjitheate duhet ndonji hetim I sakt mos fshihet dikush mbas femijet 7 vjec,

  9. tropoja says:

    gjymah policia edushkes aspak te kujdesshem ikin per lesh siç kane hyre

  10. Toni says:

    Shqipetere…thjeshte behuni njerez…ne pergjithesi ne Shqiperi dominon deficienta psikologjike, dominon papergjegjshmeria…dominon mungesa e deshires per tu korrigjuar dhe per te pranuar qe Shqiptaret jane ende shume larg Botes se sotme…lerini silikonet neper buze e bythe sepse keni silikonizuar trurin, lerini tallavate e Bes Kallakut me shoke se jeni Beskallakuzuar… o dykembesore…behuni njerez si gjithe Bota se po shperfytyroheni dhe po ktheheni ne nje specie experimentale. VERTET NUK PO E KUPTONI…???

    1. Aleks says:

      Je shumë i saktë Toni por fatkeqsisht është shumë larg ajo ditë

    2. Zef says:

      Te lumte Toni, po kujt t‘ja thuash.

  11. Realisti says:

    Une kam pistolet me leje ne shtepi. Banoj jashte Shqiperise. Femijet e mi nuk e dine qe ka pistolete ne shtepi. Arma eshte e kycur gjate gjithe kohes dhe asnjehere nuk rri me fisheke mbrenda. Arma mbushet me fisheke vetem kur une jam ne poligon per qitje.
    Fatkeqesi plotesisht e evitueshme. Ngushellime familjes!

  12. ela says:

    Ngushellime familjes se vete,ai kush e ka njohur ishte djal shume i mire,nejse po djali i vogel i shkret me nje traum te tille do shkoj gjithe jete shum keq,nje familje e thjesht tironce,me nje fakeqesi qe ndodh shume rralle,qe nje femije aksidentalisht vret babain.Ju lutem mos e teproni jo policia,jo budallalleqe,te pakten njehere kini respekt per hallin e madh qe i ra familjes dhe atij te shkretit qe ju shkurtua jeta,sidomos tironsit propio tironsit

    1. Viktima RIP. Ngushellime familjareve.
      ” sidomos tironsit propio tironsit ”
      Tironsit cekan rrace e zgjedhur oj fycke budallaqe.

  13. Partizani Velo says:

    Tragjedi e madhe per familjen. Mjer ai femije qe do e kete traume ter jeten. Fajin ne kte rast e ka me shume babai polic qe le armen me vend e pa vend, dhe te mbushur. Nuk e di cfare trajnim behet per kta polica…

  14. Papi says:

    Per fat te keq kjo katrahure do vazhdoje derisa te vij nje parti me program qe pike te pare te kete “ligjin per nenpunesin e shtetit” ku partite te mos kene asnje influence ne administraten e shtetit
    Ndersa dihet sesi ndodh sot, cdo parti qe vjen ne pushtet ka policine e saj mjeket se saj pastruesit te haleve te saj, etjer etjer
    Kjo perkthehet ne shume pak profesinalizem ne cdo fushe sepse ky eshte mekanizmi

  15. taso kume says:

    JEMI TE PA DISIPLINUAR .fatkejsi e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje