Ambasada amerikane në Kosovë, thirrje partive politike: Respektoni vendimin e Kushtetueses, zgjedhje të lira dhe paqësore

22 Dhjetor 2020, 10:24Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në vend që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sa i përket rrëzimit të qeverisë Hoti.

Po kështu, ambasada bën thirrje që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese në Kosovë shpalli të pavlefshëm mandatin e deputetit Etem Arifi dhe kështu detyron mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda 40 ditësh.

1 komente në “Ambasada amerikane në Kosovë, thirrje partive politike: Respektoni vendimin e Kushtetueses, zgjedhje të lira dhe paqësore”

  1. Shpata says:

    Miremengjes, Qeveria Koti, me fal Hoti, kot ka qene! Qeveri me te sajuar dhe korruptuar nuk ka pare as Kosova as Shqiperia! I uroj nga zemra popullit shqiptar te Kosoves te votoje me me force kesaj radhe, per te zgjedhur perfaqesuesit e vet! Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po fituan bindshem, dmth 65% te votave, do te na ndihmojme edhe ne ne shqiperi per te hequr qafe Klasen politike te korruptuar ose me mire HAJNAT (hajdutet) qe i telendis aq bukur Albin Kurti!! ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje