"Na godasin se po bëjmë ndërtesa dhe fasada"! Balluku i përgjigjet opozitës: S'ka më patenta te kafja e lagjes apo në kioska

22 Dhjetor 2020, 13:17Sociale TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Fier, në godinën e restauruar të DPSHTRR, nga ku iu përgjigj akuzave dhe kritikave politike se qeveria Rama po merret vetëm me godina dhe fasada.

Ministrja tha se ka ardhur koha që shqiptarët të mos marrin më patentat tek kafja e lagjes apo nëpër kioska 20 metra katrorë.

Balluku nënvizoi se qeveria Rama “ka sot të gjithë të drejtën për të kërkuar një mandat të tretë”, pasi sipas ministres, ka ende shumë punë për të bërë.

“Rëndësi ka rezultati që kemi në fund, e nisëm para 2 vitesh për të ndryshuar mentalitetin e punonjësve para së gjithash se ka rëndësi faktori human, ne mund të bëmë ndërtesa të bukura por burimet njerëzore nëse s’janë në nivelin e duhur, nëse nuk e ofrojnë shërbimin me përgjegjësi e përulësi kjo fasada s’do shërbente për asgjë.

Mundohen të na godasin duket thënë që po bëni ndërtesa e fasada,
por fasadat s’janë as luks e ekzagjërim.

Fakti që për 30 vite në tranzicion kemi qenë të detyruar të operonim në cadra e kioska s’na bën fajtor që sot po përmbushim edhe kushtet për të operuar si shtet evropian me ndërtesa e pse jo me fasada të bukura kur është mundësia.

Qytetari s’ka më pse futet në kioskë ku 20 m2 ishin kafe për t’i shërbyer deputetit të zonës e 20 m2 bëhej miting për të marrë patentën e për të paguar lekë nën banak.

Këto s’kanë asnjë lidhje me qeverinë Rama e drejtorët e funksionarët e tjerë që sot mundohen të performojnë në burime njerëzore që punojnë me vetëmohim.

Nuk e kemi përfunduar misionin tonë ndaj dhe sot qeveria Rama ka të gjithë të drejtën për të kërkuar një mandat të tretë, pra kemi shumë për të sistemuar e rregulluar, askuish s;duhet të tutet e mërzitet që të vihet nën presionin e thirrjeve politike se fasadat ti se ke bërë për shtëpinë tënde, por për qytetarët e Fierit që të futën në një ndërtesë që është e këndshme për të pritur 10 min të marrë shërbimin, askush se meriton me të futet ne kioska e ta marrë patentën nga kafja e lagjes. Vazhdoni punën pa u kompleksuar nga shigjetat politike që hidhen papushim mbi secilin nga ju”, tha Balluku.

4 komente në ““Na godasin se po bëjmë ndërtesa dhe fasada”! Balluku i përgjigjet opozitës: S’ka më patenta te kafja e lagjes apo në kioska”

  1. .
    ..Misioni juaj vertete nuk ka mbaruar
    ..ai vazhdon qysh prej 44_tres, per 64 vitesh,,,edhe shoku Ali,ish sekretari I pare e beri vaksinen Anglo amerikane..keshtu do jetoni gjat per te miren e popullit…

  2. Ledri says:

    O Belinda, o të dashur rilindas!! Po a nuk sqaroni se perse pasi investuat kaq sa thoni ne burime njerezore, korrupsioni eshte perkeqesuar!!! Hajt se po mendojme qe ju si ministra apo rama si km paska qellime te mira. Por faktet jane qe pas 4 vitesh vetem ne qeveri ju perkeqesuat treguesit e korrupsionit ne administrate. A e dini ju zonje qe ne tatime dhe dogana behet kerrdia me gjoba nen dore bizneseve? A e dini sesi abuzohet me buxhetin e shtetit ne albpetrol, legalizime, hipoteka.!!! E pra, ju keni deshtuar edhe nqs keni patur qellime te mira, prandaj duhet te ikni! Time to leave Belinda!

  3. xhoxhi says:

    Tani që bëtë ndërtesn nuk do ketë më patenta fallco.Korupsioni në kapitalizëm është ai që të furnizon me pare.Ska burrë nëne që i jep zgjidhje.Edhe nëvende të zhvilluara si Amerika,Gjermani etj etj kudo jetohet me punë fallco dhe jo më në Shqipëri që që kur hyn në doganë dalin mafiozët dhe të zgjidhin çdo punë kuptohet kundrejt parasë.Ministria na thotë tani ska patenta tek kafja e lagjes.Këto patenta që jepen në lagje njihen në tërë botën zonja ministre dhe tuajat në atë godinë të re nuk i njeh kush..

  4. Une mbeta gjithmone kokepalare says:

    ?????e shoqëron Armandinua i vogël???në Fier i thone hajduti i vogel?..e mer Subash ..Subash???..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje