Rudina Hajdari do të kandidojë në Elbasan më 25 prill, "kokë më kokë" me Monika Kryemadhin. "Pret" dhe Lulzim Bashën

22 Dhjetor 2020, 14:46Politika TEMA

HajdariDeputetja e opozitës Rudina Hajdari do të jetë kandidate dhe kryesuese e “Nismës Thurje” në Qarkun e Elbasanit.

Hajdari tha se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ‘Nisma’ do konkurojë me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit do ta bëjë nga ky qytet, ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare.

Mes te cileve dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka lajmeruar te henen se do te kandidoje ne Elbasan dhe Fier!.

Pritet te jete dhe kreu i PD Lulzim Basha, nuk e ka mohuar nje gje te tille, perderisa Berisha mendohet te kandidoje ne Tirane!.

Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë, Rudina Hajdari beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit sipas standarteve europiane.

4 komente në “Rudina Hajdari do të kandidojë në Elbasan më 25 prill, “kokë më kokë” me Monika Kryemadhin. “Pret” dhe Lulzim Bashën”

  1. Elbasanas safi says:

    Populli elbasanas nuk ka dhe aq simpati (për mos me thënë nuk ka fare) për familjen Hajdari, por po të përballesh me Mo-Nikën mund të kesh fat, jo për meritë vetjake, por ngaqë elbasanllinjtë e njohin dhe e përdorin mirë thënjen: “Për inat të sime vjehrre, shkova e fjeta me mullixhinë”.

  2. sandri says:

    Kurre elbasanllinjte nuk votojne tropojanen te kryeqezuar me kokrren e katunares se Librazhdit

  3. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president says:

    Suksese Rudines ne keto zgjedhje dhe nismes Thurje! Vertet Rudina nga ana e familjes nuk ka ndonje reputacion pozitiv,pavaresisht se eshte shume e njohur,por ajo vete personalisaht ka treguar se eshte kurajoze,e paster dhe atdhetare dhe nuk ka asnje lidhje me trashegimine e te atit si vagabond politik apo me te jemen ,nje kamikaze e Berishes ne gjyqesor dhe super e korruptuar.Megjithese nuk mund ti ndash gjerat si me thike 100 % ,por per mendimin tim ja vlen 1000 % te votosh Rudinen se sa fytyrat e degjeneruara te MONA COCAINES,e cila e ka futur dhe Liken ne rrugen e vrasesit e te korrupsionit dhe qe pa lejen e saj nuk ben dot Aas shurren si dhe te Hollandezit pa diplome te shkolles se larte,i cili qendron ne shqioperi part time, filorusit e filoserbit LyliBasha,skandalet e te cilit nuk kane fund dhe pa harruar sidomos qe ka bashkepunuar me UDB-ne per kopsitjen e dosjeve te drejtuesve te UCK-se dhe jo vetem.Lobimi kunder shqiperise me parate ruse ne USA etj etj jane pesha te renda per te ,qe nuk e lene,dobicin e Saliut te ngrere koken,edhe sikur ai te doje,pavaresisht se ai vete nuk do ta ngreje koken,sepse ka ngrene nje apo disa luge corbe te prishura te UDB-se dhe jo vetem.Prandaj zgjidhja me e mire per Elbasanasit qe nuk do te votojne partine socialiste do te ishte votimi i Rudina Hajdarit,e cila ka bere zgjedhjen me te mire te mundeshme ,sidomos kur BerishoLyli dogjen mandatet e deputetit dhe me vendosmeri perballoi presionin dhe fyerjet e tyre duke qendruar ne parlament.Roli i saj,si njera prej deputeteve te opozites se re re parlament ka qene deciziv per stabilitetin politik te vendit e per zbatimin e reformes ne drejtesi,qe eshte kushti kryesor per shqiperine per hapjen e bisedimeve me BE-ne.Rudina Hajdari e meriton perpara shume te tjereve te jete ne parlamentin e ardheshem,sepse ka dhene garanci per kete gje.Emrat e Monikes e te Lylit duhet te nxihen me boje te zeze nga Elbasanllinjte pa medyshje.Fytyrat e tyre jane fytyra te njohura,te korruptuara ,jane shalqi me prove dhe ka ardhur koha te hapin krahun e ti vihen ne dispozicion SPAKUT E BKH-se,kurse Rudina,si fytyre e re,e pakompromentuar,e vendosur ka shume energji e forca per ti dhene parlamentit dhe vendit tone.

  4. Labi says:

    Rudina te kandidoje me mire ne ndonje MOTEL ne Elbasan , se kshtu duket sweat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje