Ata që nuk vaksinohen nuk mund të përdorin transportin urban në Francë

23 Dhjetor 2020, 09:48Bota TEMA

Personat të cilët nuk do të vaksinohen ndaj koronavirusit, mund të ndalohen të përdorin transportin publik në Francë, sipas një projektligji, i cili ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita.

Kryeministri Jean Castex mori mbështetjen e kabinetit të tij për projektligjin që krijon një kornizë ligjore për trajtimin e krizave shëndetësore, ku përfshihet edhe pandemia e koronavirusit.

Sipas projektligjit, i cili pritet të paraqitet në parlament, qytetarëve do t’u duhet test negativ ose vërtetimi që kanë marrë vaksinën në mënyrë që të përdorin transportin urban, por edhe aktiviteteve të caktuara.

Sipas sondazheve të deritanishme në publik, 55% e francezëve janë shprehur se nuk do ta merrnin vaksinën ndaj koronavirusit.

5 komente në “Ata që nuk vaksinohen nuk mund të përdorin transportin urban në Francë”

  1. edmond says:

    I KENI RËNË SHUMË SHKURT DHE E KENI BËRË POTHUAJ FAKT TË KRYER! NUK ËSHTË KAQ E THJESHTË:
    Qeveria franceze po diskuton nje projekt-ligj per vendosjene e te ashtuquajtures “Pasaporte Sanitar” lidhur me Covid-19! Parimi eshte i njejte me “Librezen e vaksinimit” te femijeve per vaksinat e detyrueshme: po nuk qe i vaksinuar femija nuk shkon dot as ne çerdhe dhe as ne shkolle.
    “Pasaporta Sanitare” do te vertetoje: 1- qe mbajtesi eshte i vaksinuar dhe 2- qe mbajtesi eshte i imunizuar pasi e ka kaluar virusin, pra ka anti-trupa!
    Ne te kundert, personat qe nuk e kane kete pasaporte, nuk do te lejohen ne: kinema, teater, dyqane, bare, restorante, transport publik, avion, anije, pra kudo ku ka publik (perjashtohen vetem majat e maleve)!
    ATA QE JANE NE PUNË, PA PASAPORTË PUSHOHEN NGA PUNA DHE ATA QË DUAN TË FILLOJNË PUNË NUK MERREN NË PUNË PA PASAPORTË SANITARE! (KAPITALIZMI NGORDH PO NUK PATI PAPUNËSI!
    Mund te kete edhe pasoja shoqerore: nje i fejuar qe prish fejesen sepse nuk do te martohet me dike qe nuk ka “Pasaporte Sanitare”; nje i(e) martuar qe kerkon divorc sepse bashkeshorti (tja) nuk e ka pasaporten; femijet e mitur qe do kerkojne te merren ne ngarkim nga shteti sepse prinderit refuzojne te vaksinohen, etj etj.
    NA RROFSH PËR VERË O FRANCA E TË DREJTAVE TË NJERIUT!

  2. aleks says:

    me duket se u mbush kupa, urroj te mos jete i vertet si lajm

  3. Frc says:

    Jo vetëm që nuk do të lejohen të frekuentojnë trasportin publik, por në Europë linjat ajrore po bëjnë marrëveshje që të mos lejojnë asnjë qytetar në bord (qoftë europian, qoftë jo) në rast se nuk është i  vaksinuar.

  4. Respekt! says:

    fred cako paske pas të drejtë vlla !

  5. Respekt! says:

    fred cako paske pas të drejtë vlla !
    nuk është me detyrim thonë – por nuk do të të lejohet kjo edhe ajo .. kështu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje