Berisha e Meta duan të çojnë vendin drejt shkatërrimit, revolucioni infatil me kalamajtë në Tiranë kapitulloi

24 Dhjetor 2020, 19:42Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ja, këtu ka ardhur çështja shqiptare sot:

Ose një Shqipëri e pushtuar nga korrupsioni i lartë shtetëror që ndërron çdo tetë vjet portat për të sunduar dhe shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët;

ose një forcë antikorrupsion, e ngritur kundër tyre sipas kushtetutës së vitit 2016 dhe të gjithë legjislacionit pasues, që do të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

E pra, kjo është e vërteta, dhe, brenda saj, pyetet: kush do ta ushtrojë këtë forcë në zbatim të ligjit në fuqi? Dhe, cila forcë do të jetë garanti i shqiptarëve në këtë kohë?

Tanimë të gjithë shqiptarët e dinë se tre janë organet që do të drejtojnë luftën ligjore dhe me një proces të rregullt ligjor, kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri: Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kurse garanti moral i shqiptarëve, dihet  se kush po është: është politika amerikane me përfaqësuesen e vet në Tiranë, Yuri Kim.

Në fakt, beteja ka filluar, por ajo që po vihet re është fakti se, korrupsioni i të dy krahëve të politikës tani është bashkë. Dhe të gjithë shpresën e ka pasur në Moskë dhe në Beograd.

Pikërisht në këtë kohë, elita korruptive shqiptare, dallon se është disi e trembur. Kjo po ndodh, sepse korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar e vlerësonte dhe kishte shpresë shumë te afrimi i presidentit amerikan Trump me Moskën.

Por, fitorja e Joe Biden-it në Amerikë i ka shokuar. Në të vërtetë, frenimi që politika Trump i bëri çështjes së Kosovës, i dha shumë shpresë korrupsionit shtetëror në Tiranë se çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor nuk do të vijonte ashtu si nisi.

Është fitorja e Joe Biden-it ajo që  ka hedhur në një sulm absurd “revolucionar” edhe Berishën, edhe Metën, me mendimin naiv që mund të krijojnë pështjellim shoqëror, për ta çuar vendin drejt shkatërrimit. Rasti i fundit me revoltën e kalamajve shqiptarë që donin të shkatërronin me zjarr Tiranën, ishte komedia mbyllëse e hallit të madh Meta-Berisha.

Asgjë nuk bëjnë dot, dhe sot fakti më domethënës e kuptimplot është aktiviteti intensiv i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo tani me shumë ngulm po ecën drejt formimit të dy organeve të rëndësishëm në luftën antikorriosion: Gjykatën Kushtetuese dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por, në të njëjtën kohë, dallon fakti që tani është i përditshëm se, të gjithë krerët e korruptuar të të tre partive kryesore, janë bashkë; dhe mendjen e kanë për destabilizimin e Shqipërisë.

Më të zjarrtë, për nga pasioni i dëshirës për shkatërrimin e Shqipërisë, dallojnë të jenë Meta dhe Berisha.

Por, si komedi hedhin rëndom edhe idenë e një “revolucioni” infantil që askush nuk di se si dhe pse do të bëhet. Fakti që flasin për një revoltë të gjerë popullore pa motiv, kuptohet se psikika e tyre është jashtë kohës.

Nuk ka më fatkeq se lideri të cilin nuk e pranon koha e tij!

Por, pikërisht këtu del edhe kjo pyetje: po Lulzim Basha?

Dallon që Basha nuk po iu përgjigjet. Kurse Saliu, nuk e lëviz dot këtë nga kryetar të PD-së, SEPSE e ka parë, që, në këtë rast, Basha është një e keqe më e vogël, në krahasim me ndonjë tjetër, i cili mund të dalë nga një zgjedhje e re që do të zhvillohej në PD.

Gjithsesi, po kuptohet që Basha sikur nuk e pranon marrëzinë Berisha-Meta për destabilizimin e Shqipërisë, sepse edhe Yuri Kim nuk e kërkoi kot në takim.

E gjithë kjo situatë, brenda pështjellimit politik që trajtuam, ka bërë që kjo çështje të përqendrohet në një pikë: tek ambasadorja Yuri Kim.

Pikërisht për këtë, nga aktiviteti i saj me një personalitet të veçantë, gjithçka po shpejtohet. Dje u arrit kuorumi i Gjykatës Kushtetuese, kurse tani shqiptarët po presin nga ambasadorja që, me autoritetin e saj të krijojnë realisht edhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kjo është domosdoshmëri që të fillojë hetimi dhe gjykimi i krimit shtetëror në Shqipëri.

Shqiptarët janë të lodhur dhe të tradhtuar nga liderët e vet që i grabitën dhe i shitën në 30 vjet.

Dhe tani po e ndjejnë se pritja  e tyre po vjen drejt fundit dhe suksesit, për të pasur edhe ata shtetin e tyre të drejtë dhe që respekton, mbi të gjitha, dinjitetin dhe punën e qytetarëve të vet.

5 komente në “Berisha e Meta duan të çojnë vendin drejt shkatërrimit, revolucioni infatil me kalamajtë në Tiranë kapitulloi”

  1. Patrioti says:

    Politikanet shqiptare jane njerzit me te ndyre njerzit me pa shpirt nuk I gjen kollaj ne asnje vend like floriri eshte per te plerat po ashtu edhe Sali serbi po ashtu dhe 95 perqind e politikaneve majtas e djadhtas jane shkatrusit e shqiperise shikoni gjykatat si jane katandisur nuk gjen drejtesi drejtesi gjejne Politikanet hajdutet dallaveraxhijnte njerzit e ndershem gjithmon te humbar. jane ne emer te demokracise po marin ne qafe jne popull te tere mos u gdhifshin neser dhe mos e gezofshin jeten plerat e ndyra .

  2. rexha 10 says:

    AVOKAT ,KEMI 7 VJETE ,DHE FAJIN E KA PRAPE SALIU. DUKE DITUR SE NJERI TE VRETE DHE PASTAJE TA RREMBEN ATE QE DON ,NDERSA TJETRI NUKE TE VRETE ,PORE PRAPE SE PRAPE TA VJEDHE ATE QE DON
    ME NJE FARE MYNYRE ,APO TJETREN PRAPE SE PRAPE JE I VDEKUR. NE TE DYJA KRAHET QE VEPROJNE ,NJERI PRAPE ESHTE I VDEKUR,SEPSE KA SHUME MYNYRA PER TE VDEKUR .NDERSA PER TE JETUAR KA VETEM NJE MYNYRE .PUNA E NDERSHEME.

  3. Me pelqen fjala patetike e Z.Ngjela.

  4. aleks says:

    ka lojtur edhe ky me duket, kur krahason pd dhe lsi me ps, po mire mo avokat , ti heqim keto 3 parti, po ke te veme, XHozefinen, ASTRIT PATOZIN apo MURRIZIN, se une perveç ps nuk shof deri me sot parti qe te punoje per vendin me gjithe te metat dhe fatkeqesite qe u kane rrene.

  5. Endrra ne sirtare..... says:

    Endrra ne sirtar. Te bukura i thua fjalet po jemi te zhgenjyer e te lodhur more Zoti Avokat Ngjela.Kur popullite shohi shirit e verdhe sekuestrues te Pronave te te gjitheve qe kane vjedhur keta horra atehere dombushemi me fryme te gjithe shqipetaret e ndershem. Deri atehere te shohim thote nje fjale e popullit italian “tra il dire and il fare ce un mezzo un grand mare”Keshtu dhe ne . Respekt per ju dhe fjalen e sakte tuajen.U befte ajo qe thoni ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje