Pas publikimit të intervistës së Edi Ramës tek Fevzo rreth “muzeut” të dhuratave që ai ka përuruar në Kryeministri, Bilushi i Metës bëri publike deklaratat e paraardhësve të Ramës për këtë çështje dhe personalitetve të tjera.
Sali Berisha: Edi Rama është një hajdut ikonash Ai kërkon të vjedhë dhuratat tona duke na detyruar t’i çojmë tek muzeu i tij dhe ai pastaj t’i marrë me vete kur të ikë.
Jam krenar që nuk i lashë të gjente asgjë në Kryeministri kur ika.
Dhe sixhadet I’u thashë hiqini. Duhet ta denoncojmë këtë akt të tij.
Aleksandër Meksi: Unë gjithë dhuratat që më patën dhënë i lashë në Kryeministri, por u plaçkitën nga njerëzit e Doktorit më 14 shtator.
Më duket vend i pasigurtë Kryeministria për të lënë dhuratat.
Ilir Meta: E pashë muzeun e zotit Rama. Nuk mund të quhet çdo gjë që ekspozon muze.
Nuk pashë ndonjë gjë me vlerë. Kishte ca letra, ca tespie dhe një orë me diamant.
Një muze që s’ka asgjë prej floriri nuk vlen.
Fatos Nano: Nuk më ka shkuar ndonjëherë mendja të shikoj çfarë dhuratash më kanë dhënë të huajt.
Nuk kam shumë respekt për dhuratat dhe as nuk i kam hap fare.
Gjëja më e shtrenjtë që marrin kryeministrat janë lekët cash. Ato nuk ekspozohen.
Bashkim Fino: Jam dakord me idenë e muzeut. Do t’i çoj dhe unë një karikator që ma dha Komiteti i Shpëtimit në Vlorë .
Pandeli Majko: Unë në kohën time nuk pranoja dhurata nga homologët e mi.
U thosha nëse ndihmoni Kosovën, më keni ndihmuar dhe mua.
Rexhep Meidani: Dhuratata më e shtrenjtë që kam marrë si president ka qenë dashuria dhe respekti që të huajt kanë treguar për mua. Nuk kisha kujt t’ia lija këtë.
Alfred Moisiu: Si president më kanë pritur mirë, më kanë respektuar, kam pas pritje madhështore, me dreka solemne dhe menu shumë të pasur.
Nuk kam marrë me vete ushqimin që ka mbetur kur kam ik.
Bujar Nishani: Çdo dhuratë që kam marrë ja kam treguar Doktorit dhe ja kam dedikuar atij.
Kjo është gjëja për të cilën jam krenar. Ai gjithnjë më ka thënë se i meriton.
Blendi Fevziu: Nuk kam joshje kurrë për të hyrë në politikë, por pasi pashë muzeun e Ramës po e mendoj si sakrificë, nëse dikush më dhuron atë orën me diamant.
Humor. Qe kalon Portkkalline dhe Al Pazar.
I ke rene kokes. Hahahah
Mer VLERESIM “Servilizmi ” p Bujar Nishanit ndaj doktorit duke treguar mirenjohje.
une nuk kam marr dhurate por njehere me ka zene barku dhe e kam futur ne frigorifer minus 70 grade dhe so e coj ne kryeministri! meqe mero shkon dhe lepihet atje pas mutit do ja coj muzeut ta haj merua se s’rindot pa henger muti ai
CRIGORIFERI?///Me qe e ke futur ne frigorifer bashke me te tjerat,mos e ndaj por haje dhe ate.Ne fund te fundit i joti eshte.Je munduar e ke mbajt ne frigorifer dhe t’ja japesh Meros?.Merua po te kete ”oreks” ka ku gjen .