"Na mungon kultura e shtetit"! Topalli tregon pse hyri në politikë dhe çfarë i tha Borrell kur e takoi në Parlamentin Europian

25 Dhjetor 2020, 22:17Politika TEMA

Koordinatorja e ‘Lëvizjes për Ndryshim’, gjatë një interviste në “Me Bledin” në RTSH, ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj personale.

Ish-kryeparlamentarja tregoi një episod me përfaqësuesin aktual të BE në Ballkan për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë.

Gjatë bisedës së ngrohtë, Topalli ka treguar se si dhe pse hyri në politikë, ndërkohë që kishte studiuar për matematikë dhe i ishte përkushtuar asaj.

Topalli: Isha kryetare kuvendi dhe shkova në Parlamentin Europian. Kryetar parlamenti ishte Joseph Borrell, dhe mbasi bëm takimin, ai kishte lexu CV-në time dhe më tha që jeni ndër të parët politikanë që keni studiuar matematikë. Unë u përfshiva në politikë si e pafajshme, me idealizëm të madh se ky vend do bëhet më mirë.

Strakosha: Pse jeni zhgënjyer?

Topalli: S’dua ta them zhgënjim, por është shumë vështirë. Një natë më mori në telefon një shoqe e imja që është e majtë që voton gjithmonë PS-në, por më pas më votonte mua. Dhe ajo më tha një ditë: Jozefinë, çfarë kemi ne shqiptarët që nuk bëhemi si Europa, si perëndimi?

Ne na mungon kultura e shtetit, nuk kemi histori demokracie apo parlamentarizmi shumë vjeçare. Ne po përpiqemi që të rikuperojmë shekuj të humbur gjatë historisë sonë. Të rinjtë shqiptarë kur dalin jashtë kanë histori suksesi, ndërsa po të ishin këtu s’do kishin shansin, seopse mungon meritokracia. Por shqiptarët janë më të bukurit dhe më interligjentët. Nuk është faji i tyre, është faji jonë.

7 komente në ““Na mungon kultura e shtetit”! Topalli tregon pse hyri në politikë dhe çfarë i tha Borrell kur e takoi në Parlamentin Europian”

  1. armand says:

    Nise nga vetja Zhozefine. Beji nje radiografi vetes dhe do shohesh se nuk e Ke te drejten tu shesesh moral shqiptareve. Problemi i shqiptareve eshte vetem nje : e kane kujtesen e shkurter.

  2. Jon says:

    Po ti nxjerresh te tjeret jashte per zhelesh natyrisht qe je shtetare pa kulture.

  3. K says:

    Kena boll kulturë maj , shiko berishn.

  4. astrit says:

    Nuk eshte e vertete qe na mungon kultura e dija per shtetin. Por gjer tani mbas 90 shtetar kemi pasur njerez pa integritet moral, e qytetari. Shteti nuk behet duke u ankuar e qare mbasi jemi larguar nga fuksionet, por tregohet gjate fuksioneve se sa e dobishme ke qene per shtetin. Zonja eshte nje e deshtuar shtetare, dhe nuk ka pse qaravitet fajin e ka vete.

  5. Jaro leshi, mustaqemuti says:

    Te pyeti shoqia se ckemi manget ne shqiptaret qe sbehemi europiane , dhe ti ja dhe pergjigjen e duhur , sipas teje …….pa shiko sjelljen tende si kryeparlametare , eshte europiane ?? A perxorin europianet nje gjuhe banale si ty ?? Dhe e pervetesojne europianet postin per qellime personale si ty ?? Beja keto pyetje vetes dhe shikojme se kush e ka fajin , ti moj zonje nuk ke per te bere prokopi ne politike kurre , sikur dhe ne matematike te filloje karieren , prap do kishe mangezira te medha , dhe zgjidhja ezhte te karakteri yt personal , te sjellja jote brutale , ofenduese , dhe tani na justifikon cfare ????? Gjera qe sjustifikohen ……..

  6. Taulant says:

    Te kujtohet “Shamikuqja” ? Pse je kaq servile ndaj akrepit Sali Ram Berisha? Ja, Klevis Fahri Balli ka studiuar ne Angli, por eshte me budalla se gomari i daj Cenit nga Vrapi i Tiranes.
    “Une u perfshiva ne politike si e pafajshme, me idealizem te madh se ky vend do behet me mire”.
    Me te vertet i beson keto qe thua?
    A nuk i mbushe ti ambasadat tona jashte shtetit, ne kohen e akrepit Sali, kur i nxirje deputetet per zhelesh nga salla e parlamentit, me krushq, kushurinj, dhendurre e dreqi me te birin?
    Me e mira qe mund ti beni vendit, ti dhe shume te tjere si ti, eshte te zhdukeni nga jeta jone.
    Sa me pare aq me mire.

  7. spartak says:

    E nderuar z. Topalli .
    Nuk Ju kam votuar e ndoshta nuk kam për ta votuar PD-në asnjëherë , nëse aty do vazhdojnë të vegjetojnë e militojnë kallupi i atyre që e drejtojnë .
    Por, jam dakort me pohimin e bërë nga ana e Juaj në frazën e fundit .
    M.gj.atë , vetëm pohimi nuk është lëvizje . Propozimet dhe shpalosja e një platforme të thjeshtë , racionale e konkrete , do tregonte seriozitetin dhe përkushtimin e sinqertë , jo vetëm T’uajin , por të gjithë atyre, që betohen për ta çuar këtë vend përpara , sepse , deri më sot , të vetmen gjë, që kanë çuar përpar ka qenë rritja e shfrenuar dhe galopante e pasurive të tyre e familjarëve të tyre , duke grabit e abuzu me taksat dhe pronat e shqiptarëve e ato të shtetit shqiptar .
    Ama , sipa idesë time, për ato që duan të drejtojnë shtetin , politikat shtetërore, partitë politike në pushtet apo opozitë , dhe minimumi edhe komplet anëtarëve të sistemit të drejtësisë e krerë të Policisë , ma përpara , detyrimisht 100 % duhet të kalojnë procesin e VETTINGUT . NEN-in Shtesë
    Jo këtë LIGJ VETTINGU LIMONATE , por me Ligj Vettingu tamam, me 1 NEN shtesë .
    Ai që kalon Vettingun me këtë NEN Shtesë , jo vetëm që e meriton të vazhdojë , por ka dhe kurajon , përkushtimin e guximin të përballet me çfardo pengese për ta çuar përpara këtë vend e këtë popull të mrekullueshëm me shpejtësi që mos me ta marrë mendja .
    Neni Shtesë
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
    Edhe njëherë .

    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Nxirreni në dritë të diellit gjithë deklarimet ti shikojë e marri vesht populli I thjeshtë , sepse ai ka vuajt e po vazhdon të vuajë nga padrejtësitë e tyre , sepse ai po vritet , poshtërohet e vazhdon të grabitet përditë nga gjithë këta mafiozë të Pushtet-Politikës dhe Sistemiot të Pa Drejtësisë . Populli ja din dhe do ja nxjerri një më një nga të gjitha skutat e marifetet pasuritë e grabitura dhe abuzuara , mbasi aty janë edhe gjaku I fëmijëve të tyre të vrarë , pronat e grabitura të tyre me pushtet, force , kërcënime dhe lloj lloj marifetesh e poshtërsish . Populli nuk po duron më të shikojë gjithë këtë aradhë kriminelësh e hajdutësh që vazhdojnë të rrijnë në politikë , në pushtet , nëpër policira , prokurorira e gjykata e vazhdojnë ti bëjnë karshillik gjakosjes e grabitjes së tij .
    Fort e nderuar Z. Topalli .
    Nëse ju e kryeni procesin e Vettingut duke ju përmbajtur me bindje e ndërgjegje edhe kërkesave të këtij NEN-i shtesë , atëherë do keni të drejtën e plotë morale dhe atë të zotit , të kërkoni futjen në garë për të qenë pjesë e armatës drejtuese të shtetit të ardhshëm .
    Do të besoj e votoj edhe unë , por edhe me qindra mijëra , të cilët dhe shpalosjen e platformës nga ana e juaj , do ta miratojnë e besojnë , për aq sa ju do deklaroheni .
    Të shikojmë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje