"Do t'iu rrjep si ngjala": Mjeku i diktatorit tregon debatin me Mehmet Shehun pas sëmundjes së Enver Hoxhës

26 Dhjetor 2020, 18:50Dossier TEMA

Mjeku kardiolog që ishte pjesë e ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ahmet Kamberi ka  treguar për herë të parë një episod se çfarë kishte ndodhur në një takim që kishte pasur me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu.

Në një intervistë për News24, mjeku Kamberi pohoi se gjatë takimit, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, kishin shkuar për të takuar Shehun, për t’i komunikuar problemet shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha, pasi kishte probleme me zemrën.

Ai theksoi se pasi i kishin komunikuar se gjendja e Hoxhës ishte serioze, Mehmet Shehu i kishte kërcënuar se ‘do i rripte të gjallë si ngjala’.

Ju flisni për një takim që patët takim mes ministrin e Shëndetësisë, Llambi Diçishti dhe bashkë ikët tek Mehmet Shehu, për t’ja përcjell gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës.

Ai takim për mua ka qenë shumë i vështirë.

Përse?

Ndoshta dhe më i vështirë dhe për ministrin. Shkuam atje pasi në 81-in, kur ndodhën këto trazirat në Kosovë, Enveri iku shpejt nga Vlora pa i mbaruar pushimet. Ai shkonte jo vetëm paradite në zyrë por dhe pasdite. Bëri një krizë edeme mushkrore, që në truallin e sëmundjes që ai kishte, janë gjëra që ndodhin. Ishte pas një stresi. Ne kërkonim ndihmë që ta bënim atë që mos të vinte në zyrë, pro të qëndronte në shtëpi si i sëmurë. Ai nuk na dëgjonte. Disa herë e kam parë në orën 2 pas mesnate, me edeme-mushkrore që është situatë e rëndë, dhe pasi kapërcente situatën, shkonte në zyrë.

Si sillej me ju?

Me ne?! Sillej shumë miqësisht, na respektonte. Në këtë situatë ne na duhej që t’i kërkonim shokëve të tij të afërt që të na ndihmonin. Një ditë më përpara Mehmet Shehu ishte vënë në dijeni për problemet që kishte pacienti. Pasi nëse ndodhte diçka e papritur, ministria duhet të ishte e përgatitur, që ne të kishim mjetet e nevojshme. Deri në atë kohë, sa ishte Hysni Kapo gjallë, i diskutonim me të. ndaj ekipi duhet të kishte nevojë për një mbështetje.

Si ju priti?

Shumë mirë na priti. Ai na dëgjoi përse shkuam atje, deri në momentin kur ai pyeti; ‘çfarë është kjo edeno mushkrore?!’ Ministri i tha; si nuk është e rrezikshme, në një gjendje të tillë ai mund të mos dalë!”. Dhe Mehmeti ia kthehu: Ça mund të vdes?! “Po, edhe mundet” i tha ministri. Më pas ai pësoi një ndryshim të paparashikueshëm. U kthye nga ne, na shahu, na fyeu, na kërcënoi. Kërcënimi që i mbylli të gjitha ishte; ‘do t’ju rrjep lëkurën si ngjalë’. Në këtë moment u detyrova që të ngrihem. E kapa ministrin për dorë dhe u ngritëm. Ai ishte në këmbë. Pastaj kur u ngritëm ne, ai mbeti. Ne u nisëm për tek dera dhe ai erdhi pas nesh. Tek dera pastaj unë po mendoj se ne duke punuar aq mirë sa punonim, të na rripej lëkura ishte e pashpjegueshme. Unë i thash; shoku kryeministër, ekipi ka punuar shumë mirë. Ministrit i tha; “ti mos eja më për të më informuar”. Kur zbritëm poshtë ministri tha; ‘ç’bërë tha, pse fole?!’ Unë ia ktheva; ‘si mos të flisja?! Që ne po lëmë familjet dhe po sakrifikojmë dhe të na rripet lëkura?!’ Më pas ai tha; ‘mos e diskuto më me njeri’.

Si ishte komunikimi me Enver Hoxhën?! Ju kundërshtonte?

T’i referohem si pacient, se si Enver Hoxhë është tjetër gjë. Ai ishte miqësor me ne. Kishte një sjellje të caktuar ndaj nesh. E para që kërkonte me doemos duhej t’i argumentohej se pse nuk të punonte, apo pse duhet të merrte atë mjekim. Ne duhet t’ja shpjegimin. Nëse shpjegimet tona s’i pëlqente, s’na dëgjonte më.

Kishte momente dobësie?

Po ju tregoj një nga episodet që kam pasur rastin që të ndodhem. Ka qenë një natë e vështirë, që ai ishte me edeno mushkrore dhe gjendja ishte e rëndë. Për një moment unë u stepa. Dhe ai më kapi dorën; “doktor, do e kalojmë dhe këtë si të tjerët”. Për mua që kam më shumë se gjysmë shekulli mjek nuk ka ndodhur që mua të më japë i sëmuri kurajo. Por, kur ai kishte pranuar një regjim që i kishim dhënë dhe ne pastaj hezitonim, pastaj ai nuk pyeste më dhe dilte në zyrë.

Çfarë ndodhte në Vilën e Enver Hoxhës?

Ne nuk kishim punë brenda ne. Hynim kur kishim punë me pacientin. Enver Hoxha kishte studion e tij që ishte në katin e dytë. Zakonisht dilte, hante me fëmijët. Dy muajt e fundit, ai zbriste, edhe pse ishte në karrocë dhe hante bukë me të tjerët. Ne ia kishim ndaluar këtë. Kishte studion që kur nuk shkonte në zyrë, punonte prej aty. Ai donte që të dilte në zyrë të punonte.

Një moment kryesor është dhe viti 84, një vit para se të ndërronte jetë Enver Hoxha. Si u lejua që të shkonte në Spartakjadë?

Ne ia kishim ndaluar. Kishim filluar dhe ndryshime të tjera neurologjike, si dobësia nga këmbët. Ne e kishim ndaluar që të ngrihej nga shtrati. Në një moment vjen oficeri dhe më thotë; ‘doli komandanti, shpejt’. I them; ‘si doli?!’. U detyrova që të zbres me vrap dhe shkova në stadium.

Ishte vendim i tij që nuk e kundërshtoi askush?

Infermierja, Drita, më tha se ai i kishte thënë; ‘Edhe sikur në Vig të më çoni, do të shkoj’. Këtë e mora vesh pas. Mbeta i habitur nga sjellja e tij, pasi i takoi të gjithë ata shokët e tij dhe u ul në vendin e tij sikur nuk kishte kurrgjë.

Çfarë roli kishte Nexhmie Hoxha në shëndetin e Enver Hoxhës?! Sa komunikonte me ju?

Ne kishim 3 burime për informim. Ne ishim brenda në shtëpinë e tij. Na ndante një pjesë. Ishim vendosur në shtëpinë e vjetër dhe mund të shkonim për 15 sekonda në dhomën e tij. Kishim infermieren që e shikonte çdo natë. Pastaj kishte mjekun personal, Isufi, i cili ishte i lirë. Jo si ne që ishim ilegalë. Isufi e shihte më shpesh. Nexhmia na vinte në dijeni për ato gjëra që janë për t’u shqetësuar. Ajo për ne ishte ndihmë e madhe.

Po momenti i vdekjes së tij si ishte?

Që në 12 shkurt ishte mbledhja e Byrosë politike, e fundit kur ai mori pjesë. Kush erdhi në shtëpi, ai gati u rrëzua. Bashkë me ndihmës mjekun e mbajtën. Ishte fillimi i përkeqësimit të gjendjes së tij. Insulti që bëri në mars kishte dhënë ndërlikime të një parkisonizmi muskular dhe i kishte dobësuar këmbën dhe nuk lëvizte dot. Pastaj ishin dhe problemet e zemrës që ne po i trajtonim. Parkinsoni ndikoi negativisht dhe dukej ruajtur dhe kombinimi i mjekimeve. Ne e kishim të monitoruar gjatë gjithë kohës. Në datën 8 në mbrëmje ai priti Ramiz Alinë dhe bisedoi me të një orë. Gjatë natës nuk pamë ndonjë gjë alarmuese që të ishim të vëmendshëm, por ishim aty. Në mëngjes ne shkuam në dhomën tonë dhe kishim lënë atje një nga ndihmës mjekët. Kur u bë vizita, pasi hyri Isufi atje ai i tha; Isuf kohë shumë e bukur. Kur e lë të dalësh, është ndërmarrje e rrezikshme, pasi do e hiqnim nga monitorimi. Ishte ora 9 e gjysëm dhe unë dëgjoj një telefonim të Nexhmies. Brofa menjëherë. Ndihmës mjeku po e ndihmonte që ta vendoste në karrocë, ai kishte rënë mbrapsht në krevat. Më pas e morëm e shtrimë përtokë dhe nisëm procedurën për shpëtimin e jetës. Më pas 2 dite ishin luftë me jetën.

23 komente në ““Do t’iu rrjep si ngjala”: Mjeku i diktatorit tregon debatin me Mehmet Shehun pas sëmundjes së Enver Hoxhës”

  1. Cifuti x says:

    Psikollogjikisht ky qendrim i Mehmetit shpjegohet kshtu : ai ka dasht vdekjen e Enverit,dhe kercnimi ndaj mjekve qe ishin n pozita tt mira ,shitet si gjoja presjon kundra tyre per mbrojtjen e Enverit..kurse shantazhi ndaj ministrit t shnetsis nuk justifikon perkujdesje ndaj Dulles por inat ,pse sw linin Dullen me vdek,gje qe ishte endrra e Mehmetit..
    DULLA,e kish kuptu kte gje prandaj e vrau me vetvrasje gjoja.
    Pun shkerdho..

    1. ai atje. says:

      Ky Ahmeti se c ngjaka me te ndjerin Fuat Boci ne rolin e Belulit.
      Tepke, sikur ta kete ditur Pellumb Kulla qe Ahmeti do te dilte sot si Beluli.
      O Ahmet, doktori i Enverit ka qene Isufi, dhe ti apo te tjere keni shkuar vetem kur ju kane thirrur (per ti mbajtur ndonje uturak).
      Ti rrije pas murit, i paske endrrat me sy hapur.
      Lexoje ndonjehre ate librin e Isufit, dhe ndoshta te freskohet kujtesa.
      Mascara ne te ri, palaco ne pleqeri.

    2. Andreas says:

      Shume e vertete… Mehmeti ka bere aktrim.

    3. Shenjestra says:

      Cifuti çifut ngelet,i pabese dhe intrigant.

  2. Shqiptari says:

    Lavdi Enver HOXHES!

    Lavdi komandantit legjendar te luftes Nacional-Clirimtare!

    Lavdi udheheqesit te ndertimit te Shqiperise se re!
    Lavdi komandantit te Ushtrise Popullore!
    Lavdi te burrit me te madh te shtetit Shqiptar!
    Lavdi patriotit te madh Shqiptar!

    Internacionalistit komunist Enver Hoxha!

    1. Besmiri says:

      Ore to, e paske koken plot me Lakra.

  3. albani says:

    Tashti shko e piji ilacet shqiptar i dashur.

  4. Shqiptari says:

    Lavdi Enver HOXHES!

    Lavdi komandantit legjendar te luftes Nacional-Clirimtare!

    Lavdi udheheqesit te ndertimit te Shqiperise se re!
    Lavdi komandantit te Ushtrise Popullore!
    Lavdi te burrit me te madh te shtetit Shqiptar!
    Lavdi patriotit te madh Shqiptar!

    Internacionalistit komunist Enver Hoxha!

    1. taras bulba says:

      Kamarier , nje dopio raki per “shqiptarin “….

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Ha ha ha! ! Doni më për Belulin?
    Sa të fëlliqur që jeni. .po kujt po i rruhet për këto hollësira mbi jetën e përditshme të qoftëlargut enver. .i futët një ‘do tju rrjep si ngjsla’ pastaj vazhduat me Belul Gjeraqinën. .
    Ai që e do qoftëlargun e gjen kudo informacionin për të,tani kemi një sistem shumë më ndryshe ngase e ëndërronte ay (edhe pse aktorët janë pasardhës të oborrit të tij)kështu që nuk është aspak e nevojshme t’ia servirni popullit sistematikisht diktatorin gjakatar. ..edhe mënyra se si e servirni është shumë e ulët pra e servirni me sponde, nejse ay qoftëlargu juaj është si puna e gjellës bajate të qenëve pra sido që ta servirësh prap gjellë qeni ngelet. .

    1. Zhaku ku e ke partine se te njerez te degjeneruar ,mbajn shpres turkoshaket says:

      Saliut edhe zhakut qe duartrokisnin sa ju beheshin duart gjak,edhe sot ju dridhen gjunjet nga emocionet…
      Imagjino sikur te kthehet rrota mbrapsht keta skuthat qe na hiqen trima do nxjerin teserat e ppsh dhe do servilosen..
      Popull i peshtire…

  6. Servet says:

    Perderisa i thur lavdi atij gjakpiresi e diktatori lutem me shpirt ti shkosh mbrapa sa me shpejt. 76

  7. F. Pazoku says:

    Ata që e kanë njohur personalisht Enver Hoxhën kanë treguar detaje mbreslënëse për të. Qoftë nga ana njerzore e kulturore qoftë lidhur edhe me autoritetin e tij të padiskutueshëm që buronte jo thjeshtë nga kultura e dija, por nga të qënit lidershipi i lindur, sepse jo më kot do të bëhej komandant i Luftës Nacional Çlirimtare dhe udhëheqës i pasluftës në rimëkëmbjen e vendit tonë me premisa mesjetare. Ata që kanë patur kontakt e që nuk kanë konflikt interesi të gënjejnë kanë paraqitur Enverin e vërtetë: të kulturuar, të mençur, të palodhur, guximtar e të vendosur në idetë e tij për bërjen e Shqipërisë. Kaq. Të tjerat janë pallavra të tipit Berisha-Ngjela-Lubonja-Rama e sorollop të niveleve gazatareske, bashko këtu edhe gjithë serbët antishqiptarë që e urrenin Enver Hoxhën deri në palcë. Unë prirem të besoj kategorinë e këtyre njerzëve që e kanë njohur Enver Hoxhën drejtëpërdrejtë e që nuk kanë patur e s’kanë konflikt interesi. Prirem të besoj kësshtu, sepse e dashuroj të vërtetën deri në marrëzi.

  8. Komunisti i papenduar says:

    Keshtu do shkruhet historia per Ilirin , Ramen , Saliun , mbas 40- vjetesh apo do harrohen menjehere mbas vdekjes ??? Ketu duket diferenca e burrit me meshkujt . Pa Enverin shqipetaret do ishin jevgjitet e evropes .

  9. Korabi says:

    O t pshurrsha ty me gjith ate kommandant halen tende o rrot k……

  10. Drenova says:

    Nuk i vjen per 500 vjet Shqiperise nje BURRE SHTETI si HEROI KOMBETAR ENVER HOXHA!!

  11. Dihet qe Mehmuti ishte krye kriminel , por jo aq dinak i pa bese e i pa parashikuar si kjofte largu enver , nejse fundi i tyre , perfunduan ne koshin e plehrave pa perjashtim , por fatkeqesisht popullit i paten ba nji dem te pa llogaritshem qe po merr shume kohe te te rikuperohet .Dikush mund te thone kush eshte ky dem kaq i madh , pergjigja eshte e thjeshte ,ky eshte njeriu i ri i i sakatuar me idealet komuniste te kohes se kjofte largut , si puna e ketij me emer shqipetari , e shikoni se si i ka ngelur ora ne vitet gjoja te lumtura te komunizmit vella vrases…..

  12. Pokeristi says:

    Mjeke,ndihmes mjeke dhe qorralinj te tjere!
    Qendroni brenda kornizes tuaj profesionale dhe mos e rendoni vehten me mekate te panevojshme.
    Portreti psiko moral i diktatorit hoxha s’eshte detyre e juaja apo epastrueseve te shtepise akuzhinjerit e kamerjerit,bahçevanit a oficereve te turnit te rojes .
    Diktatori jone qofte larg ,e kish plotesuar autoportrtin ne nje strirje kohore 50-te vjeçare,te mbushur me krime e monstrozitete te pashembullta,ne kokurence me diktatoret me te eger te historise.

  13. Zhaku ku e ke partine se te njerez te degjeneruar ,mbajn shpres turkoshaket says:

    Saliut edhe zhakut qe duartrokisnin sa ju beheshin duart gjak,edhe sot ju dridhen gjunjet nga emocionet…
    Imagjino sikur te kthehet rrota mbrapsht keta skuthat qe na hiqen trima do nxjerin teserat e ppsh dhe do servilosen..
    Popull i peshtire…

  14. BRSS says:

    ÇA DEGJONI KETA SUMQIRAT KETA FLASIN NE NJE KOHE QE PERSONAZHET NUK JAN GJALLE DHE FLASIN SI TRIMA DHE NJE GJE TE TILL NUK KA KUSH TA VERTETOJ TE GJITH KETA QE SOT FLASIN E SAJOJN TRIMERIRA NDAJ SISTEMIT TE ATHERSHEM GENJEJN ATA QE KUNDERSHTONI DHE QE DILNIN HAPUR JAN SHUME PAK DHE ATHERE KAN GJETUR VENDIN KURSE KETA LAROT QE FLASIN PISHT E PERPJET KAN QEN SERVILA TE REGJIMIT DAVA ZAGAR

  15. Ngjala says:

    Kur shoh se ç‘politikanë gjakpirës ka sot në Shqipëri, në kohė „demokracie“, Dulla i diktaturës më del më njeri!

  16. Lili linda says:

    Nuk ka pasur kur Parkinson enveri, ka pasur vetem demtin te trurit se moti prej semundjes kardiovaskulare!
    Edhe i eshte marr fryema sikur Nexhmijes edhe Ramizit si hak per marrjen e frumes te popullit te tyre!

  17. Amn says:

    Artikull i shkruar me bythe:
    Diçishti …. edeno … edeno mushkrore …
    Te dhjefsha mu ne artikull o autor injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje