KLP lejon të kandidojnë për drejtues edhe prokurorë që nuk kanë kaluar “Vettingun”

27 Dhjetor 2020, 19:04Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të hapë garën për drejtues të prokurorive te rretheve në shkallën e parë  dhe apele për një mandat të plotë 3 vjeçar.

Këtë e bëri duke ndryshuar rregulloren e cila tani i jep të drejtë të kandidojnë  edhe prokurorëve të cilët nuk e kanë kaluar procesin e “Vettingun”.

Sipas rregullores së re do të jetë vetë KLP ajo që do të bëjë “Vettingun” për këta prokurorë. Ky vendim hapi debate të forta në këshill pasi 3 nga anëtarët  prokurorë të tij ishin kundër pasi rrezikojnë të dublohen institucionet e Vettingut.

Përveç kësaj ligji është i qartë se statusi i magjistratit mund gëzohet vetëm kur ke kaluar edhe procesin e “Vettingut” me sukses. Por vonesat e institucioneve të “Vettingut” për të përfunduar procesin brenda afateve është shkaku pse  Këshilli  nisi procesin e emërimit të drejtuesve të prokurorive të rretheve.

Në një intervistë për ABC drejtuesi i KLP-së Gent Ibrahimi sqaron se  ky është një proces i cili zgjat 6 muaj dhe nuk synon shmangien organeve te Vettingut.

“Ne e kuptojmë mundësinë e një përplasje të një rezultati të ndryshëm nga ai i institucioneve Kushtetuese të Vettingut, në këto kushte jemi të interesuar për të eliminuar çdo lloj diskordance midis rezultateve të punës sonë dhe rezultateve të “Vettingut”. Mënyra se si shpresojmë ta bëjmë këtë është duke iu bërë prezente organeve të Vettingut që ne kemi nisur një proces i cili pritet të zgjasë 5-6 muaj sepse edhe ne bëjmë “Vettingun” tonë”, thotë ai.

Ibrahimi shprehet se për hapjen e garës e detyron ligji.

“Nuk është se ka thënë këshilli I lartë I prokurorisë që nuk do të presim “Vetting” përpara se të ecim përpara me vendimmarrjen tonë për emërimin e drejtuesve të prokurorive. Këtë e thotë ligji, ligji thotë që nuk është domosdoshme që dikush të ketë kaluar Vettingun në mënyrë që të kandidojë për postin e drejtuesit të prokurorisë. Në këto kushte ne nuk mund të bëjmë veçse këtë, pra të hapim garën për drejtuesit e prokurorive pa qenë e nevojshme që kandidatët të kenë kaluar procesin e Vettingut.

Sidoqoftë ne e kuptojmë mundësinë e përplasjes së një rezultati të ndryshëm nga ia institucioneve të vettingut dhe në këto kushte në jemi shumë të interesuar, të parat në radhën e atyre që janë të interesuar për të eliminuar çdo lloj diskordance midis rezultateve te punës tonë dhe rezultateve të punës së Vettingut”, tha më tej ai.

Megjithatë edhe nëse “Vettingu” i KLP e kalon prokurorin dhe ai komisionit te pavarur e shkarkon , vendimi i vlefshëm është i KPK-së. Pas kësaj këshilli  detyrohet që të rihapë serish garën për drejtues prokurori. KLP shpreson se pas nisjes se këtij procesi , institucionet e “Vettingut” do të kalojnë në liste prioritare prokuroret që kanë kandiduar për drejtues.

5 komente në “KLP lejon të kandidojnë për drejtues edhe prokurorë që nuk kanë kaluar “Vettingun””

  1. pjeter says:

    Keta jane ne vete apo jo? Si nuk kuptojne more,qe vet kategoria e tyre ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per ta çuar jo per toke,por nen toke,besimin e shqiptareve per prokurorine ne pergjithesi,e keta çbejne? I fusin shkelmen edhe atij pak besimi qe po krijohet!!!!!!E vetmja gje qe me vjen ne nendje eshte,se kur persona te nje fare rrezikshmerie shoqerire dyshohen fort se kane qene autore te te ndonje marifeti kriminal,i izolojne,u heqin lirine,sepse mund te komprometojne hetimet,tek ne jane ne gjendje te lire te veprojne me te gjitha menyrat.Nje thenie popllore,” uji fle por hasmi nuk fle”.Pyeteni ç’do shqiptar, kush eshte hasmi i drejtesise se re?????Si duhet ta interpretojme kete lloj veprimi te KLP-se? Si veprim te pa menduar mire?apo si nje tentative komprometimi nga ata ,qe nga drejtesia e re rrezikojne seriozisht e duan te infiltrojne njerzit e tyre?

  2. TONI says:

    EH more Pjeter!
    Kjo kohe eshte e maskarenjeve!Ata e vodhen e ropen e dogjen Shqiperine tone te dashur!
    Kane vila
    Pallate
    Makina
    Troje kudo
    Jane ata qe vrasin duke share Enver Hoxhen
    Jane ata qe lehin se e duan Shqiperine pa Shqipetare
    DO VIJE NJE KOHE JO LARG NE DO TA BEJME PERSERI SHQIPERINE ME TE BUKUR PA KETA

    1. sapa says:

      Ne shekullin e 30?jo more zoteri asnje rreze drite nuk duket ne horizont!nuk e kuptoj nga buron ky optimizem!

    2. Koli says:

      Vetem kur te dali nje burre si Enver Hoxha behet Shqiperia.Po ata lindin nje here ne 500 vjet.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Ju mbeti ne fotografi Ismail Qemali. Historia e shqiptarve nuk fillon me Ismailin qe fali Camerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje