Është zbardhur dëshmia e shtetasit Nazmi Bandula, në makinën e të cilit një natë më parë shpërtheu një sasi e konsiderueshme e dyshuar si tritol.
Shtetasi Nazmi Bandula ka deklaruar për Policinë e Shkodrës se nuk e kanë idenë se kush e ka vendosur tritolin, për shkak se nuk ka probleme apo konflikte me ndonjë person.
“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit.
Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites.
Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit.
Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, mësohet të ketë thënë ai.
Ndërkohë, nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por dëme të konsiderueshme materiale në mjetin tip fouristradë X5, si dhe banesën e Nazmi Bandulës.