Terrorizoi Elbasanin, flet motra e Josif Kavajës: Ju tregoj për borxhin e bariut dhe frika që kishte

25 Dhjetor 2020, 13:13Kronika TEMA

Motra e Josif Kavajës, 45-vjeçarit i ciliqëlloi me armë gjahu, pushkë drejt policisë ka folur për ngjarjen e një ditë më parë ku u përfshi vëllai i saj.

Jashtë dyerve të spitalit, ajo thotë se 45-vjeçari nuk ka pasur probleme por ka shfaqur disa shenja depresioni. Sipas saj në zonën ku jetonte i vëllai shkonte një bari që i kishte marrë para borxh. Burime bëjnë me dije se Kavaja ishte “ngujuar” në banesë nga frika se bariu do e vriste dhe ka qenë kjo arsyeja pse ka qëlluar me armë zjarri.

“Gjendja e tij pak a shumë ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij. Nuk ka pasur probleme. Ka pasur shenja depresioni.

Nuk i ka dhunuar prindërit asnjëherë. Jo nuk e dinim për armë Kemi dëgjuar një bari që shkon atje i ka marrë lekë borxh dhe ja jepte. Ai e ka nxitur”, është shprehur ajo.

Gazetari: Bariu më thanë se dilte me armë me leje dhe vëllai ka dyshuar mos e vriste?

Motra: Kështu e kemi dëgjuar edhe ne

Motra: Kemi ditë që nuk kemi folur se nuk mbante as telefon. Jetonte i vetëm në atë zonë nuk ka njerëz të tjerë.(abcnews)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje