Terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi drejt efektivëve: Policia ‘blindon’ spitalin, 45-vjeçari futet në sallën e operimit

25 Dhjetor 2020, 12:50Kronika TEMA

Pas më shumë se 12 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavaja në fshatin Seltë të Elbasanit.

Pas thirrjeve për disa orë rresht për tu dorëzuar, Kavaja nuk ju është bindur urdhrave të policisë.

Në orët e para të mëngjesit ka hapur zjarr ndaj forcave të RENEA-s dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur. Nga detajet e para thuhet se 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar për në  në spitalin e Elbasanit.

Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

2 komente në “Terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi drejt efektivëve: Policia ‘blindon’ spitalin, 45-vjeçari futet në sallën e operimit”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    “terrorizoi” policine me sopat!?
    dyfekun e shtoi policia per justifikim,mgjt te pakten nuk i moren jeten….

  2. Debilokratikus Shkaterrimtaris says:

    I lutmi P.Debilokratike të nisë sa më parë luftën me kazanët e plehrave,pemët,semaforët,zbukurimet e Krishtlindjeve e.t.j në shenjë proteste për plagosjen e BANDITIT!
    Përpara për shkatërrime të reja ashtu si dini ti organizoni vetëm Ju dhe LSI-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje