Policia ka bërë të ditur se ka gjetur municione të shumta dhe kanabis në banesën e Josif Kavajës në Elbasan, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi kishte hapur zjarr ndaj efektivëve.
Sipas policisë, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete, 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sativa dhe një sasi me fara kanabis.
Në momentin e arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë
Elbasan dhe më pas ndaj forcave Rena , ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi J.K u plagos, veprimet kanë vijuar me kontrollin e banesës.
Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.
Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopat.
A do t’i jeper shperblim familjes per plagosjen e Josifit?