Debati për detin, “furtunë” në Tiranë, por as në Athinë s’janë të kënaqur. Ish-ministri Kotzias: Tre gabimet e Mitsotakis

29 Dhjetor 2020, 10:31Rajoni TEMA

Në Shqipëri vijon debati për dekretin presidencial grek për ujërat detare, por as në Athinë duket se nuk janë të kënaqur nga kjo lëvizje e qeverisë së Kyriakos Mitsotakis.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në kohën e së cilit në qeverinë e Tsipras, Tirana dhe Athina rinisën dialogun për dosjet e vjetra, mes të cilave edhe deti, e ka cilësuar të gabuar vendimin e fundit të vendit të tij.

Në reagimin e tij, ai fajëson edhe SYRIZA-n. Kotzias e cilëson të gabuar vendimin e vendit të tij i cili “mbyll” gjiret në funksion të “caktimit të kufirit të një zone ekonomike ekskluzive, një lëvizje që përveç kësaj është një hap tjetër drejt zgjerimit të bregut të detit në 12 milje detare” thuhet në shkrim, raporton ABC News.

Tre janë pikat që kritikon Kotzias. “Nga njëra anë, fakti që qeveria hyri në marrëveshje për EEZ (në këtë rast me Italinë) pa mbylljen e gjireve.

Nga ana tjetër, qeveria përjashtoi nga i njëjti parashikim Peloponezin Jugor, Kytheran dhe Antikythiran. Së treti, ai anuloi, planifikimin që gradualisht do të përfshinte parashikime analoge në të gjithë vendin” thotë Kotzias.

Greqia nuk u zgjerua me 12 milje, por mbylli gjiret me dekretin presidencial te nenshkruar dite me pare dhe që shkaktoi “reaksion” ne Tiranen e eklipsuar nga politika!

Një nga arsyet pse gjiret janë mbyllur është një lëvizje strategjike për të fituar zonë detare, pasi me formimin e tyre, kufiri ndarës mes vendeve më pas nuk fillon nga vija bregdetare, por nga vija e drejtë që mbyll gjirin.

6 komente në “Debati për detin, “furtunë” në Tiranë, por as në Athinë s’janë të kënaqur. Ish-ministri Kotzias: Tre gabimet e Mitsotakis”

  1. Kozmo says:

    KETA NUK KANE TE NGOPUR, NUK KENAQEN ME CFARE JU TAKON, POR PO TI LEJOSH, KETA TE MARRIN GJITHESHKA. ?

    1. Ilirjan says:

      Le te mesojme edhe nga levizje e tyre. A mund ti mbyllim dhe ne, Gjirin e Sarandes, te Spilese(Himare) , Llamanin Portopalermon e me radhe deri poshte? A jemi ne kohe ta bejme?

  2. Shqiperia e bukur says:

    Kritikat i ka per Italine…per Shqiperine qenja ok….I siguroi cdonte ose se kane fare ne refene

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Ky e futi në xhep ish min tonë Bushati ..këta bëjnë kot gam gam sa për sy e faqe sepse bisedime me palën shqiptare këta nuk bëjnë. .ato çfarë deshën këta i morën sepse kot nuk hodhën 50 mln euro këta prandaj edhe Rama tha se është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. .por pyetja është se përderisa edi rama qënka i sigurtë se na qënka e drejta e Greqisë të zgjerohet përse e çoi çështjen me gjyq apo për ta larguar nga bytha e tij. .pastaj kur ishte e drejta e Greqisë përse nuk është bërë më parë ky zgjerim po bëhet tani?

  4. . says:

    Fol per çamerine lere detin aty ku eshte.!!!korfuzi eshte ishull shqiptare ata kater shtepia qe keni ndertuar atje kane pothuajse tridhjetvjet.venediku kur erdhi ne korfuz gjeti shqipetare atje dhe jo greqe.ju mund te keni mbeshtetje ne hage por nuk do te thote se e bete prone detin E JON.mos i beni gjerat te mbaruara. ne do kerkojme referendum popullore si per detin ashtu edhe per çamerine.politikanet shkojn e vine por populli eshte aty gjithmone ,edhe se çamet jane ne shqiperi nje dit ata do te rimarin truallin e tyre me hir a pahir.

  5. Erdogan says:

    Per Camet e Thesprotise kane te drejte te flasin vetem Turqit zoti me comentin..
    Eshte e drejta e tyre se e kishin te pushtuar 500 vjet per aresyen se djersiten,vrane,prene koka kush i doli kunder si psh ate te Aliut nga Tapelena,i bene turq Greket Bizantine te quajture Genitsaros etj.
    Perpara Osmaneve ishin Greket,Ilyret,Epirotet qe kishin vetem Istitucione Greke deri sa u hap Skolio e pare Skipe ne 1900 en.
    Edhe kur u ndrua popullsia midis Greqise dhe Turqise ne 1922 nen vezhgimin e Fuqive te Medha te ashtuquajturit Came te Thesprotise se Epirit shkuan tek Baba jo ne Arnautistane.
    Prandaj dhe Zerva e zgjidhi kete problem me Camet e pafajshem me vone,se nuk donte shqetesime me Sulltanin ashtu sic kane me turqit e Thrakes dhe te Komotinise.
    Hipokrizia e Fuqive te Medha imperialiste eshte qe Milloshevicin e Bosforit e mbeshtesin dhe e armatosin fashistet italiane,gjermane,amerikane,spanjolle.
    Bile i ferkojne koken qe nje Simbol Greko Ilyre si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Megas Iustinianos ne 532 A D e ktheu ne Xhami.
    Keta jane armiqte tane si te Ilyreve dhe Epiroteve qe nuk i thonin Stamboll por Kostantinopol.
    Thjesht ju mashtrojne dhe ju perdorin.
    Arnautet duhet te kuptojne qe Evropa po te donte edhe Kostantinopolin e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos dhe zona te tera te pushtuara nga Osmanet ashtu sic beri me te drejte kunder Milloshevicit do nderojne Kombin tone Greko Ilyre.
    Por nuk e bejne se edhe fashistet kane te pushtuar Magba Grecian.
    Megjithese Sllavet jane pushtues 1000 vjet perpara colonizatoreve amerikane,turq etj mos prisni “drejtesi” nga keta tju cliroi nga Turku.
    Turqia eshte ulur kembekryq ketu,ju gagarisni kunder Grekut!
    Epirotet qe nuk u Turqizuan jane ata qe nderojne Kastriotin,Pirron,Kostantinon,Iustinianon,Axilean,Odhisean etj dhe Kombin e tyre Greke.
    Te tjerat jane mashtrime dhe hipokrizi qe Evropa e Fuqive te Medha ju perdorin kunder historise dhe identitetit tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje