Drama e turpit

31 Dhjetor 2020, 15:21Blog TEMA

Jemi në natën e vitit të ri dhe sonte gotat ngrihen dhe cakërrohen më shumë se çdo herë tjetër. Në këtë natë, në shumë familje ka gëzim e lumturi, por në shumë të tjera mund të ketë vuajtje, pikëllim, mallëngjim… E tillë është jeta sepse jo gjithmonë arrijmë të përcaktojmë ngjarjet dhe fatet tona. Në fakt, ne si popull i robëruar dhe dhunshëm i ndarë, pak, fare pak kemi mundur të vendosim për fatin tonë. Për ne, kanë vendosur të tjerët. Si rrjedhojë, për shekuj të tërë kemi vuajtur robërinë, fyerjen dhe poshtërimin.

Nga Bekim Çollaku

Fatkeqësisht, ky fat i mallkuar vazhdon të na përcjellë edhe sot. Veçse se tani fyerja dhe diskriminimi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, bëhet në mënyra moderne. E, sado që ka përpjekje të maskohet një gjë të tillë, trajtimi jo i barabartë me popujt dhe shtetet tjera të rajonit në relacion me proceset integruese në strukturat euro-atlantike, është tregues i qartë se Kosova vazhdon të përbuzet dhe mashtrohet. Por, përkundër këtij qëndrimi, ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe nuk do të dorëzohemi as sot.

Ne, shqiptarët e Kosovës, kemi hequr shumë, sepse për shekuj të tërë nuk ishim të lirë. Liria erdhi më në fund edhe për ne. Të gjithë e dimë se ajo nuk erdhi vetvetiu. Liria që gëzojmë ka emër dhe çmimi i saj ishte shumë i lartë. Fatkeqësisht, ky çmim po vazhdon të rritet edhe sot dhe nuk e dimë se kur do të marrë fund. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është emër dhe akronim i bukur dhe sinonim i vet lirisë. Kjo është vlera jonë më e lartë kombëtare dhe shtetërore. E për çudi, për njëzet vite me radhe, UÇK-ja vazhdon të goditet pamëshirshëm nga dhjetëra gjykata vendore e ndërkombëtare. Kjo përndjekje bëhet me arsyetime të ndryshme dhe gjoja në emër të drejtësisë. Në fakt, në të gjitha këto përndjekje të deritanishme kundër UÇK-së, ne kemi parë gjithçka tjetër, përveç drejtësisë.

Ky cikël persekutimesh, kulmin e vet e arriti gjatë këtij viti në momentin kur u konfirmuan aktakuzat dhe u arrestuan themeluesit kryesorë të UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës. Kjo goditje dinake dhe shkatërruese kundër UÇK-së, kundër lirisë dhe shtetit tonë, për fat të keq, u bë në emër të drejtësisë. Në anën tjetër, të gjithë jemi dëshmitarë që i gjithë ky proces, që nga fillimi e deri në pikën ku jemi sot, është mashtrim dhe asgjë tjetër. Pra, gjithçka ka filluar bazuar në mashtrim, dhe epilogu nuk ka si të jetë ndryshe. Drama e turpit dhe mashtrimit kundër UÇK-së dhe Kosovës filloi me pretendimet e një raporti për kinse trafikim të organeve njerëzore. Mjaftuan këto pretendime të pavërteta për të ndërtuar një të pavërtetë edhe më të madhe kundër UÇK dhe Kosovës.

Kështu, duke përdorur mashtrimin, joshjen dhe ligësinë, bëjnë përpjekje të mjerë për ta vrarë trashëgiminë e lavdishme të UÇK-së. Por, që të bëhet një gjë e tillë, duhet të zhbëhet vetë liria jonë. UÇK-ja dhe liria janë një dhe të pandashme. Prandaj, pavarësisht si ndjehemi sonte, qoftë të gëzuar, të mërzitur apo të mallëngjyer, ne duhet të gjejmë forcë që ta festojmë dhe rikujtojmë rrugëtimin tonë të vështirë drejt lirisë. Andaj, gotën e parë ta pimë në shenjë respekti, nderimi e përkujtimi për gjithë ata që dhanë jetën për liri.

Për njëzet e një vite rresht, ushtarët e UÇK-së vazhdojnë të persekutohet, arrestohen dhe burgosen. Paradoksale dhe e dhimbshme vetëm ta mendosh e lëre më ta përjetosh. Sonte shumë ushtarë të lirisë, janë mbrapa grilave dhe të privuar padrejtësisht të përqafojnë fëmijët, prindërit dhe miqtë e tyre. Për ta bërë këtë dramë të imponuar të turpit edhe më tragjike, burrështetasit dhe themeluesit e UÇK-së, ndodhen në burg larg atdheut të tyre dhe në pamundësi të thithin ajrin e Kosovës. Kjo dramë e turpit nuk ka të bëj asgjë me drejtësinë. Në fakt, ky mashtrim i madh është shkaktar i një padrejtësie të pashembullt në kurriz të Kosovës.

Liria ka emër dhe historia e jonë nuk do të mund të rishkruhet as nga pena e ndonjë gjykate dhe nga qindra miliona euro të shpenzuara për ketë qëllim të pakuptimtë. NATO dhe bashkësia ndërkombëtare ndihmuan që ta fitojmë lirinë duke bombarduar caqet ushtarake të regjimit gjenocidial të Milloshevicit. A thua tani miqtë tanë ndërkombëtarë ndihen të penduar për ndihmën e tyre për lirinë e Kosovës? Cili është motivi që i nxit aleatët tanë, të vendosin UÇK dhe Kosovën në bankën e të akuzuarve përsëri? Përgjigjet nga ana e tyre se e gjithë kjo po bëhet në emër të drejtësisë, janë të pavërteta. Sepse drejtësi në Kosovë do të këtë vetëm atëherë kur të vihen para drejtësisë përgjegjësit për mijëra vrasje, qindra masakra dhe përdhunime kundër shqiptareve.

Padrejtësia dhe mashtrimi një ditë do të marrin fund. Ata që janë pjesë e këtij mashtrimi, ata që i fërkuan duart dhe u gëzuan për burgosjen e secilit luftëtar të UÇK –së, një ditë do të ndihen të turpëruar. Lira jonë nuk është rezultat i një ndërmarrje të përbashkët kriminale, por rezultat i një ndërmarrje të përbashkët çlirimtare. Kjo është e vërteta e historisë sonë e cila nuk mund të ndryshohet dhe as të rishkruhet.

Në fund, do të doja që gotën e fundit të kësaj nate ta pijë për respektin dhe shëndetin e të gjithë luftëtareve të UÇK-së që sonte padrejtësisht janë të burgosur në Kosovë dhe Hagë. Gotën e zbrazur do të doja ta përplas fort në dyert e hekurta të këtyre burgjeve, me bindje që ata të kthehen sa më shpejt te familjet dhe miqtë e tyre.

Nuk jeni të harruar! Gëzuar!

9 komente në “Drama e turpit”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Collak cok gyzel….. gezuar ramazonin.

    1. Realisti says:

      Collak o bir! Evropa dihet se kush eshte. Por perpara se te drejtosh gishtin nga Evropa drejtoje ndaj vetes. Jane me qindra kosovare qe e urrejne UÇKne. Biles duke filluar nga presidentja juaj ne deture, torkoflloqja Osmani. Kush i voton keta njerez ne parlament? Rregulloni keto pune njehere pastaj merruni me Evropin. Tung!

  2. Shqiptare apo skipetare says:

    Eshte turp i madh qe nje pjese e politikes ne Kosove,nuk shprehin asnje shenje solidarizimi me udheheqesit e UCK,te burgosur padrejtesisht ne Hage .Jo vetem kaq vijne dhe fusin hundet ne Shqiperi duke bere pakt me ata qe jo vetem i spiunuan tek serbet,por edhe i burgosen duke i quajtur si organizzate terroriste.

  3. Niku says:

    O Collak, o mendjefyell, si e shpjegon mendja jote (e manget), qe ata qe i dhane lirine dhe pavaresine Kosoves (sepse po te ishte per UCK-ne tende, serbet e Milloshevicit do t’u hiqnin ushkuret e shallvareve dhe do t’u tridhnin), tani jane te njejtet qe bejne Gjyqin e Hages (sic bene me pare per serbet..)…!!!??? Ata qe luftuan per juve, tani ju luftojne, o trushkulur turkomongol…!!!???

  4. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Collak,duhet te jesh goxha i trashe dhe i lig,qe ja ke futur vetes ne kete menyre,qe na ke dale si kaposh i rrjepur ,maje plehut,si patriot i cartur,kur njeriu normal dhe i ekuilibruar qe e don Kosoven,ashtu sic do dhe te verteten,shikon me neveri dhe lodhje llojin tuaj qe vazhdoni ti beni glasen e madhe shtetit Kosovar,bashke me gjithe sozite e panumerta si ty,qe vazhdojne ta vjedhin dhe ta denatyrojne dhe shkaterrojne ate shtet,duke mos e lene per asnje cast te ngrihet ne kembe si e meriton.
    Kosova,lindi nga shpirti liridashes i kosovarit te thjeshte,qe ndezi flaken e madhe te perkrahjes ne fillim ushtarake te Perendimit,pa te cilen nuk do te kish Kosove me vete dhe me vone me perkrahjen perendimore te gjithaneshme,per te filluar formezimin si nje shtet Perendimor,qe vec me fjale e donin te tille dhe shumica e tyre qe kapen kryet e institucioneve te shtetit Kosovar mbasi cveshen roben ushtarake .
    Historia e ketyre dekadave,ka treguar.qe Kosova vazhdon te vuaje nje pushtim nga ´´te vetet´´dhe me i keq se nga ai i mepareshmi:
    Pasuria e vendit e grabitur rendshem nga sundimtaret e rinj e te gjitha llojeve,asnje ´´qeveri´´ nga qeverit e panumerta te krijuar nuk e kane perfunduar deri ne fund mandatin e tyre,duke vazhduar pa fund te zihen dhe kacafyten,per te ndare placken kosovare.
    Shume nga ´´udheheqsit legjendar´´ te luftes ,vazhdojne te mbeten dhe per mbi dy dekada,sunduesit legjendar te shtetit kosovar,megjithse Kosova,ka formuar nje gjeneracion te ri ku mund te gjesh intelektuale me integritet dhe te afte me kulture perndimore,kaq jetike dhe egzistenciale kjo per frymemarrjen e identitetit europian kosovar.
    Dhe ne kete kacafytje te verber me mendesi mesjetare,sundimtaret e rinj, nuk kishin si te ishin ne nje mendje me shpetimtaret Perendimor te Kosoves ,mbasi binte diametralisht kunder me parimet e demokracise perndimore,prandaj dhe Kosova vazhdon te ndodhet ne nje qorrsokak,qe as i dihet fundi,pasi dhe ndonje qeveritar i ralle cilesor,sic eshte paraqitur zoti Hoti,qe arrin te marre ndonje post te larte,´´patriotet´´qe duan Kosoven,vec per ´´familjen´´ e tyre,dhe qe jane te shumete,versulen me sllogane shpifjesh te sterkonsumuara,deri sa te marrin oksigjenin dhe te fikin energjine per ti sherbyer per se mbari dhe pa interes vetjak shtetit rakitik te Kosoves

  5. Baliu says:

    Per ta treguar besnikerine e tije, Qollaki duhet te hyje ne greve urie para burgut te Hages.

  6. Bureto says:

    Si pjesë e gjeneratës së re, krahas krahasimit me vend për zotin Hoti, dua t’i shtoj dhe atë të zotit Enver Hoxhajn. Janë këta dhe shumë të therë si këta që do duhet të drejtojnë e udhëheqin Kosovën në rrugën e demokratizimit të mëtejshëm, dhe prosperimin e saj drejt struktueave të integrimit euroatlantik e po ashtu anëtarësimin në OKB, duke përfunduar kështu procesin e shtetformimit të plotë dhe krahas saj, edhe me një Kushtetutë relevante, pa vargonjtë e asaj të sotmes diktuar nga marrëveshja “Ahtisari”, e pranueshme kjo vetëm për periudhën tranzitore, që mundësoi dhe Pavarësinë e Kosovës.
    Urime dhe suksese Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë vitit 2021 dhe në vijueshmëri, drejt përmbushjes së aspiratave mbarëkombëtare.

  7. malsia e gjakoves says:

    zoti Çollaku, nuk po komentoj shkrimin tuaj, por po shtoj disa fjalë që çdo shqiptar, sidomos të kosoves, mund ti shkruajn, megjithse në fund të ketij shkrimi do t’ju bëj një pyetje. Që në shekuj njifet që deshira e postit, deshira e dekorates dmth karrjerizmi dhe egoizmi kanë një vend të rëndesishem në DNA-në e disa shqiptarëve. Kam menduar që keto “cilesi” janë të dukshme tek këta shqiptarë në jeten sociale-normale te perditshme kur ka paqe nacionale të konsoliduar. Nuk e kam imagjinuar që keto “cilesi” janë të gjalla e nervoze tek keta shqiptar edhe në kohen dhe momentin kur atdheu është gjithnjë në rrezik që të ekzistoj a të hupin paqen e fituar me shumë gjak. Gjith bota e di, e ka parë dhe konstatuar se serbija ishte pushtuesi i tokes së Kosoves, që serbija ishte sulmuesi, vrasesi, shtypsi, dhunuesi dhe perdhunuesi i popullit shqiptar të Kosoves. Liria e Kosoves u fitua me luftë dhe me shumë gjak të derdhur nga bijt dhe bijat shqiptare të Kosoves ku shumica ishin përbëres të UÇK-së me ndihmen e vendit të bekuar per ne USA. Sot gjinden në burgun e Hagës kosovarët që kanë kap armët, kazmat, lopatat, hunjt me i rezistue agresorit nazi-serb që i kishte sulmuar me fuqinë e një shteti me ushtri të rregullt dhe ju ka hyrë Kosovarve në oborr të shtepijave ku kanë vrarë burra, gra, femijë, pleq, plaka. ku kanë djegur e perdhunuar më keq se nazistët gjerman. Sot gjinden në burg komandantët e UÇK-së që ishte një ushtri popullore e përbërë nga burra,gra,djem e vajza Kosovare pa profesijon ushtarak por të vendosur me dhënë jeten për vet mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut te tyre nga agresori e pushtuesi serb. Pra sot gjinden në burgun e Hages të sulmuarit. Në linja të gjera akuza kunder tyre do të thotë pse keni rezistuar kunder gjenocidit, vrasjeve, djegjeve, torturimeve, perdhunimeve etj etj etj. Sot ne klasen politike të Kosoves po vlon sherri për poste e karrike në qeveri. po shifen e degjohen shumë pak zëra per shokët e tyre të armëve që janë të burgosur në Hagë pa-drejtesisht. Dje…Ramushi ( mgjth meriten e një heroi të luftes ), sot znj Vjosa, veç për të mbledhur disa vota të disa kosovarve të Bukoshit të cilët gjatë luftes në kosovë kan pi supen e Sali Berishes dhe kanë ba dylberin në diskotekat e Tiranes, janë takuar e perqafuar me serbin shqip-foles Sali Berishoviçi, Bashen, Argiten që së bashku me tash-skeletin Gazidede kan bërë gati dosjet me rrenat që ja ka diktue serbija per Hagë në ngarkim të komandantave të UÇK-se. Tash kam një pyetje-kuriozitet per ju z.Çollaku : ” Nqse ekziston bota tjeter, keta ish-luftetar të uçk-së dhe të tjerët, që sot po bëjnë allishverishe me politiken në Kosovë, kur të shkojnë në atë botë si të gjithë, çfarë do t’ju thonë shokve, vëllezerve e motrave të tyre që kanë derdhë gjakun e dhënë jeten në luftë kunder serbit, për gjendjen e sotme në Kosovë…! ” Të pa harruar per jetë Heronjt e rënë në fush të betejes per KOSOVEN. Lavdi UÇK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje