Bashkia e Lezhës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj, duke i paralajmëruar të kenë kujdes për shkak të motit të keq.
NJOFTIM I PLOTË
Të nderuar qytetarë lezhjan!
Duke ju uruar festa të mbara, Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.
I gjithë stafi i Bashkisë, i cili është përgjegjës për çështjet e emergjencave civile është në gadishmëri të plotë të përballuar situaten.
Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe.