Thriller COVID në SHBA: Farmacisti shkatërron qëllimisht 570 doza vaksine

2 Janar 2021, 09:32Bota TEMA

Një farmacist në Qendrën Mjekësore Aurora në Grafton, pranë qytetit Milwaukee të SHBA, u arrestua të enjten nën dyshimin për shkatërrimin e qëllimshëm të rreth 570 dozave të vaksinës koronavirus, tha policia.

Ai nxori vaksinat e ndërmarrjes amerikane Moderna nga ngrirja, aty ku duhet të ruhen, gjë që i bëri ato të papërdorshme.

Farmacisti i dyshuar pranoi se ai e bëri atë me qëllim, por motivet e tij nuk dihen.

Policia nuk e dha emrin e tij, por më vonë u zbulua se ishte 46-vjeçari Steven Bandenburg.

Pasi pranoi se e bëri këtë qëllimisht, ai u pushua nga puna.

Ky incident ndodhi në një kohë kur hulumtimet publike në Shtetet e Bashkuara tregojnë se një numër njerëzish janë të dyshimtë kur bëhet fjalë për sigurinë e vaksinave të koronavirusit.

2 komente në “Thriller COVID në SHBA: Farmacisti shkatërron qëllimisht 570 doza vaksine”

  1. Turk apo truk // says:

    Ky asht aleati strategjik !!
    kur ky asht i ndritur nga dija pse vepron keshtu?
    gezuar

  2. Turk apo truk // says:

    Ky asht aleati strategjik !!
    kur ky asht i ndritur nga dija pse vepron keshtu?
    gezuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje