Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

3 Janar 2021, 09:02Kulturë TEMA

Nga Enver Robelli

Ka historianë që thonë se origjina e Mehmet Aliut (ose Muhamed Ali Pashës), sundimtarit të Egjiptit në shekullin e 19-të, është e paqartë. Për historianin britanik me origjinë hebraike Simon Sebag Montefiore nuk ka dilemë: Mehmet Aliu ishte shqiptar, i lindur në Kavallë të Greqisë së sotme. Për 15 vjet Mehmet Aliu dominoi rrethanat politike në Lindjen e Afërt dhe pushtoi gati tërë Perandorinë Osmane. Ai u lind më 1770, një vit pas Napoleon Bonapartës.

Nga bashkëkohësit Mehmet Aliu u quajt Napoleoni i Orientit. Të dy, Mehmet Aliu dhe Napoleon Bonaparta, shquheshin si gjeni ushtarakë dhe si strategë tepër ambiciozë. Montefiore e përshkruan Mehmet Aliun si shqiptar mjekërbardhë, që vishej thjeshtë – me turban të bardhë, pantofla të verdha dhe një pelerinë të kaltër me tis të gjelbër. Me vete bartte përherë një llullë prej ari e argjendi, një metër e gjysmë të gjatë, të stolisur me diamante. Tiparet e fytyrës së tij ishin tatare dhe nga sytë e tij buronte një zjarr i shfrenuar. Si shenjë të pushtetit të tij ai mbante një jatagan.

Mehmet Aliu arriti në Egjipt në çastin e duhur dhe me ushtarët e tij shqiptarë mbështeti osmanët në luftë kundër Napoleonit. Kur u larguan francezët, Mehmet Aliu e shfrytëzoi vakumin e pushtetit dhe mori kështjellën e Kajros. I biri i tij Ibrahimi (disa mendojnë se ishte nipi i tij) e ftoi udhëheqjen e mamelukëve për të marrë pjesë gjoja në një ceremoni ushtarake. Mamelukët erdhën – dhe Ibrahimi urdhëroi masakrimin e tyre (më 1811). Dy dekada më vonë, më 1830, krerët e Perandorisë Osmane ftuan prijësit shqiptarë në një banket në Manastir, me ç’rast do të arrihej pajtimi mes osmanëve dhe kryengritësve shqiptarë. Ky ishte një kurth: krerët shqiptarë u masakruan. Në romanin «Komisioni i festës» Ismail Kadare e ka përshkruar këtë ngjarje.

Pas vrasjes së mamelukëve, Sulltani e emëroi Mehmet Aliun guvernator të Kajros. Sipas historianit Simon Sebag Montefiore, Mehmet Aliut i duheshin vetëm katër orë gjumë. Ai thoshte se kishte mësuar të lexojë tek në moshën 45-vjeçare. Çdo mbrëmje konkubina e tij më e dashur i lexonte nga veprat e Montesquieu dhe Machiavelli. Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu (1689-1755) ishte shkrimtar francez, filozof, teoricient i çështjeve shtetërore gjatë periudhës së iluminizmit. Montesquieu konsiderohet pararendës i sociologjisë dhe themelues i shkencës moderne të historisë.

Niccolò Machiavelli (1469-1527) ishte filozof, politikan, diplomat, kronist, shkrimtar dhe poet italian. Kryevepra e tij është «Princi» («Il Principe»). Maksima pragmatike e Machiavellit në këtë vepër është kjo: qëllimi i arsyeton mjetet. Parakusht për një shtet të fuqishëm, sipas Machiavellit, është aftësia e sundimtarit për të mbrojtur pushtetin e tij me të gjitha mjetet dhe pa marrë parasysh çmimin. Mehmet Aliu duket se e dëgjoi me vëmendje porosinë e Machiavellit, andaj duke u bazuar në modelin europian ai themeloi ushtrinë e Egjiptit të përbërë nga 90 mijë pjesëtarë dhe ndërtoi një flotë të organizuar mirë.

Në fillim Sulltan Mahmuti i II-të me shumë dëshirë e shfrytëzonte ndihmën e armatës efikase të Mehmet Aliut. Kur vahabitët, të prirë nga dinastia e Al-Saudëve, pushtuan Mekën, Sulltan Mahmuti i II-të i kërkoi ndihmë Mehmet Aliut. Shqiptari i përzuri vahabitët nga Meka dhe ia dorëzoi osmanëve imamin e vahabitëve, Abdallah I. ibn Saud. Më 1818 imami i vahabitëve u ekzekutua në Stamboll me heqje koke.

31 komente në “Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare”

  1. PER TRU SHPELLARIN says:

    Enver te humbte emri: Lezo “Derniere Faraon” librin per faraonin e fundit te Egjiptit e mos shkruaj kodra pas bregut.Ishte shqiptar nga fshati ZEMBLAK I KORCES.Per nder te prejardhjes se tyre niperit e tij i vune emrin nje prej skuadrave kryesore te kajros ZAMALEK.

    1. xx says:

      I fundit i DINASTISE SHQIPTARE TE EGJYPTIT u rrexua me parrullen ”POSHTE DINASTIA SHQIPTARE PER 150 VJET” Mbreti i kaloi vitet e fundit te jetes ne nje qyteze te Italise bashke me familjen.Ishte viti 1956.

      1. tropoja says:

        rendes ka qe ka qene me partin socialiste me edken

    2. Kola says:

      Po nga ti njohim ne shqiptaret qe sunduan boten gjate perandorise osmane. Ne kohen e Enverit. Enveri i thuri lavde vetem vetes se vet ne histori. Ne kohen tone agjentura e Vatikanit qe ka depertuar deri brenda qeverise sone na ka futur nen Terezen ne çdo rruge dhe ne çdo institucion . E cilesuar ne Indi si nje hajdute e fondeve te bamiresise. Dhe se si shoqata e saj edhe ushqimet qe merrte per te varferit nga donatore te ndryshem.Shoqata Nen Terezes i shiste ne treg te zi.

      1. Ferjat says:

        Je Fix me komentin.

      2. pjeter says:

        Kush e ka cilesuar si hajdute mor aman? Ndonje mendje holle si puna jote? Gjith ato fonde qe thua zotrote,kane qene me miliona dollare,ke pare ndo nje shenje te asaj pasurie gjekundi? Me gjithe se ishin miliona dollare,per Indine e atehereshme,ishin thertime.Kospiracione te vatikanit,hajdute e fondeve nen Tereza,po mire o njeri,nje pyetje ti nuk je i zoti tia besh vetes,ty kur dhe kush ta ka vjedh trunin?. Te uroj ta gjesh dhe pastaj merru me keto pune.

        1. Kola says:

          Pjeter. Jane botuar libra per hajduterine e saj dhe ka pasur gjithashtu shkrime te ndryshme. Sa e njohin Indianet ate nuk e njohim as ti e as une. Sa per ato milionat qe thu ti po ka fakte qe kane perfunduar ne bankat e Vatikanit. Dhe fukarejve ju jepej pak buke e pak uje sa per te mbajtur shpirtin gjalle. Dhe ato fukarej qe te hanin ate kafshate buke qe u jepej nga shoqata e nene Terezes ose duhet te ishin katolik ose duhet nderronin fene ne katolik. Hajde po ta bejme qejfin po themi qe Indianet po genjejne. Po Papa qe para dy tre vitesh deklaroj qe murgeshat kane qene dhe jane skllave seksi ne duart e prifterijve? Ç’far duhet te themi per Papen qe genjen dhe ai? A eshte e hijshme per ne shqiptaret qe te nderoheni me nje hajdute te fukarejve dhe me nje skllave seksi? A eshte e hijshme qe te huajt sapo zbresin dhe futen aeroportin e Shqiperise ti duket vetja sikur po futen ne ndonje bordello me skllave seksi? Per shkak se ai quhet aeroporti Nene Tereza.

  2. Tironci says:

    O robell qe Mehmet Ali Pash Shqiptari siç cilsohet ne diksionerin Francez , ftoi 500t kreret e Mamlukve qe sundonin orientin dhe i preu kokat te terve , per veç njerit qe e la te gjall qe te tregonte historin dhe me kte rast vuri dhe sundimin e vet apsolut , kte e dim , por qe kan thirrur te ter kreret shqiptar dhe i masakruan kte vetem nga ty po e degjoj , se kam lexuar as gjekundi , nuk ishte aq i mefsht Ali Pashai sa mund ti beje te njejten gje , porta e lart Ali Pashain e merte me te mira nuk kish byth ti bente presion se ishte shum i fuqishem Ali Pashai , lexo pak me shum per historin e kti Shqiptari qe e beri krenar rracen ton , mos u bej nostalgjik i osmanve .

    1. Pjetri says:

      Tironc keto dy histori kan ndodh po skan lidhje me njera tjetren . Ne Manastir ishte koha e revoltave pas reformave te Tanzimatit kur Perandoria filloi tatepjeten dhe u hoqi shum privilegje te gjithe sundimtareve vendore . Kryesisht shqiptaret ishin popullsia qe kishte me shum privilegje se te tjeret sepse ishte lene me ferman qe drejtuesit e vilajeteve te ishin po shqiptare rregull qe nuk e kishte asnje komb tjeter ne perandori . Sundimtari i vilajetit thiri pjesen kryesore te parise revoltuese gjoja per te bere nje marreveshje me ta . Aty gjate nje parade ushtarake njesia ushtarake mirditore vrau me pabesi gjithe te ftuarit . Sdqft kjo ngjarje ska lidhje as me Ali Pashen as me pavaresine e Shqiperise …

      1. Publius_Varus says:

        Te drejte ke ne gjithe komentin pervecse pjeses per Reformat e Tanzimatit.

        Ato Reforma jane me.vone ne vitet 1840 dhe 1850 dhe viset e fundit ku u zbatuan ishin trojet Shqiptare dhe tokat ne Ballkan ku sundonte paria Shqiptare.

        Ngjarjet ne Manastir ( qe historia Shqiptare e trajton si tragjedi) ishin pjese e reformave centralizuese te Mahmudid II.

        Po nje pjese e parise Shqiptare shkoi gjusma nuk shkoi.

        Paria Shqiptare mundi Sulltanin ne beteje ne 1835 dhe i mbajti privilegjet edhe per 2 dekada.

        1. Pjetri says:

          Reformat kane filluar kane filluar qe me bombardimin e lagjes se bektashinjve ne 1821 . Sepse bektashinjte ( ish jeniciere ) ishin te revoltuar nga masat qe mori Sulltani duke i shkurtuar ndjeshmerisht kohen e sherbimit ushtarak sepse kishte filluar tatepjeta . Pastaj aktet ligjore mepasoja te theksuara ekonomike u permiresuan u shtrenguan me shume me humbjen me ruset pastaj me anglofrancezet ne radtin e Greqise e keshtu me radhe .

          1. Publius_Varus says:

            Po dhe keta Bektashinj Jenicere ishin gati te gjthe Shqiptare dhe mbas heqjes se Gardes Jenicere gjeten strehe ne Shqiperi.

            Por Reformat e Tabzimatit fillian ne 1830 dhe mbaruan ne 1860 ku mercenarizmi doli jashte ligjit dhe Shqiptaret mbeten pa pune.

            Shqiptaret e humben shancin e tyre historik ne fund 1700 apo 1800 kur Pashallaret e fuqishem Shqiptare ne Ballkan apo lindje te mesme nuk u bashkuan per nje kazue te perbashket dhe sot Shqiptaret do kishin gjysmen e ballkanit nen kontroll.

    2. vang says:

      Tirons :mos i ngatrro ngjarjet .RASTI me shqiptaret ndodhi njesoj por ne Manastir (BITOLA MAQEDONI SOT:))) E pershkruan Kadare ne rromanin””Komisioni i festes”.FTOJNE gjithe kreret shqiptare gjoja per pajtim me osmanet dhe pasi i futen ne nje vend te izoluar i pushkatuan qe te gjithe .Kjo ndodh nga fundi i shek ’19.Lexoje kete rroman se eshte i mrekullueshem.Tregon komisionin e festes se si gjoja po pregatisni bakllavate ne tepsi te medhaja per te krijuar pershtypjen se i prisnin kreret shqiptare vertet per pajtim.Ndersa rast tjeter kemi Ali PASHE TEPELENEN I cili mashtroi kreret shqiptare te Sulit dhe disa te Jugut te Shqiperise qe i ftoi ne sarajet e tija te JANINES .i la disa dite te rrinin lirshem pa jua marre armet sipas zakonit dhe pastaj i ftoi ta ndihmonin se kishin zbritur nga veriu per ta sulmuar.Te gjithe prauan dhe kur ne nje vend te cakuar Aliu e kishte rrethuar me njerzit e besuar te tij dhe vrane gjithe suliotet me te tjere qe i kishte ftuar ne sarajet e tij

  3. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Kjo qenie perverse dhe e bastarduar robelli(qe Zvicra e ka futur ne gjirin e saj),i ngre lavde dhe monumente paraardhesve te tij, se si mund te tradhetohet dhe shitet feja,atdheu,familja ne graden me te larte dhe te neveriteshme.
    Por tani perjetojme dhe me me neveri, se nga lloji i ish shqiptarit alias mehmet aliu,qe beri ´´emer´´qe sulltani,pushtuesi anadollak i vendit te tij te shtrinte roberine dhe ne popuj te tjere(emrit kristian te origjines ai ja ka bere ti humbet vula), vecanerisht ne Kosove,ku dhe tani se fundi fare Gjergj Kastrioti,ne Prizren u monumentalizua si biri i sulltanit dhe zerua(O) e numrit 2021,ne mes te Prishtines ish bere si gjysem hene e flamurit turk,por dhe ketu ne Shqiperi mbi rrogoz dhe nene rrogoz,vazhdon nje vetpushtim oriental, i dale nga erresira shpellare i Saliut te pare,qe e perhapi sundimin e tij islamik shpellar duke shkaterruar institucione,denatyruar historine,pushtuar toka,veper qe e ka shtyre dhe me tej kryeveziri yne rama,me kollare dhe shallvare me Baben e tij Rexhep.
    Dhe mbas kesaj pa sy e surrat,keta lloj ´´udheheqesish´´,kuaj troje te Rexhepit,cirren e ngjiren se duan te shkojne ne Europe!!!

    1. Historia says:

      Si nuk pertove qe shkruajte gjithe kete hartim per dike biografine e te cilit nuk e njeh. Mehmet Aliu permendet ne cdo tekst te historise boterore si politikan brilant e ambicioz qe modernizoi Egjyptin duke marre si shembull shtetet e Evropes perendimore. Po ta kishin lene britaniket, do ta kishte permbysur sulltanin dhe do ta shnderronte perandorine e kalbur otomane ne nje shtet modern duke i kursyer shume luftera ketij cepi te globit.

  4. Agron says:

    Memet Aliu njihet shumë nga shqiptarët ka plotë botime për të dhe jo si shkruajnë ti nuk nuk njihet dhe tjetëra është nga Zëmblaku.

  5. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

    O Robell, asgje te re nuk ke thene o burr.

    Une nuk e di, po ndonjehere ti me dukesh sharlatan fare dhe i bie ka..rit me grush kot me kot.

    Dihet qe Mehmet Aliu ishte Shqiptar sepse prinderit ishin nga Zemblaku i Korces dhe babai i tij ( si shumica e Shqiptareve) ishte pjese e administrates Osmane ne Ballkan dhe mbildhte taksat me Kavala.

    Per me teper , qe ne 1801 Mehmet Aliu shkoi n Egjipt ne krye te 10,000 luftetareve Shqiptare qe ishin elita luftarake e Perandorise Osmane.

    Qe nga 1500 e sidomos nga 1600 Shqiptaret qofte si mercenare apo qofte si trupa te rregullta ishin elita e ushtrise Osmane dhe Perandoria ishte e varur prej Shqiptareve.

    Mehmet Aliu si Shqiptar udhehiqte garnizone Shqiptare.

    Ai vendosi rregull ne Egjipt dhe me pas mori nen kontroll vendin ne 1805.

    Me ate ne trupave te tij Shqiptare shtypi kundershtaret, vrau Mamluket ne 1811, dergoi djalin e tij dhe 2 gjenerale Shqiptaret qe me trupa Shqiptare pushtoi Sudanin ne me pas Arabibe ne 1814 dhe 1820.

    Ne 1826 Djali i tij Ibrahim Pasha ne krye te Shqiptareve dhe Arabeve pushton Poloponezin dhe terhiqet prej fuqive perendimore.

    Ne 1831 Mehmet Aliu i shpall lufte Perandorise Osmane dhe e mundi 2 here e 1831 dhe 1840 duke pushtuar tere Levantin dhe fuqite perendimore e ndaluan te kapte Konstandinopolin ne te 2 rastet.

    Trupat osmane perbeshin gjihashtu ne shumice me Shqiptare.

    Ne 1880 Dinastia Shqiptare humb kontrollon total ne Egjipt dhe Sudan sepse kerkon ndihmen Britanike me shtyp arabet kryengrites dhe per shkak te borxheve.

    Ky eshte ndikimi i madh qe Shqiptaret kane pasur ne historine boterore dhe katandia ku jemi sot.

  6. Mamluket shqiptare i versulen Robelit si filoturk, filoarab e ku ta di une tjeter !!
    Enver Robeli eshte nje gazetar brilant. Ne artikujt historik, ai shkruan ate çka thote historia, e shume veta kujtojne se ai e ben historine !!
    Zot na ruaj, sa te “ndjeshem” jane disa shqiptare.

    1. Publius_Varus says:

      Ca po flet o sharlatan???

      Robeli ndonjehere ka te drejte ndonjehere ja fut kot.

      Ketu ja ka fut kot sepse as ka thene ndonje gje te re as ka ndonje gje te panjohur.

      Se ca lidhje ka kjo me te qenit filo turk vetem ti si sharlatan mund ta shpjegosh.

  7. Historiani says:

    Ne librin ” c’te bejme,,” te shkrimtarit Rus Çernishevski ka nje pasash te tille:
    Bota ka njohur shume mashtrues te medhenj, por mashtrues te tille qe e kethyen genjeshtren ne art dhe per kete u admiruan mga bota kane qene2: Ali Pashe Tepelena qe mashtroi edhe Napoleonin e madh dhe Mehmet Ali Pasha i Egjyptit qe mashtroi Sulltanin dhe Napoleonin. Te dy Shqiptare dhe kjo na mderon si komb

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      A ka pafytyresi me te madhe qe nuk ben vaki ne asnje vend arab qe te mohosh origjinen turke!? si ju sumatricet tourkalvanoi.
      Asnje Mohamed apo Ali nuk eshte shqiptar,jo per gje por nuk mund ti mohosh pastaj ” shqiptarine” erdoganit,sadamit,gadafit,gylenit apo dhe zuluve!!!

      1. Taulant says:

        O debil produkt pedofilie papaqesh!
        Ali Pasha e shume Ali te tjere ishin Shqiptar te besimit myslyman.
        49 kryeministra te perandoris ishin Shqiptar.
        Shume governator ne Liban,Siri,Egjipt,Algjeri,Libi etj ishin Shqiptar.
        Perandoria Osmane drejtohej prej Shqiptareve o debil.

        1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

          E vertete eshte kjo qe thua qe Shqiptaret ishin me ndikim te madh ne Perandori.

          Biles kryeminsitri i pare ishte Bayesid Pasha ne 1411 dhe Biles edhe ne kohrat e Gjergj Arianitit dhe Skenderbeut ne 1430 der ne 1480 kur Shqiptaret munden Osmanet ne 35 beteja shume Shqiptare ishin ne krye te Perandorise.

          Por dua te te korigjoj dicka per mesjeten.

          Servet ne trojet Shqiptare hyne mbas 1260 dhe jo 1150 ku tere Ballkani ishte ne Perandorine Romake te Lindjes.

          Fisniket Shqiptare respektoheshin nga Nemanjat dhe biles Duashani Epirin dhe Thesaline e pushtoi me mercenare Shqiptare.

          Eshte manipilim masiv i historise te thuash qe Shqiptaret ishin nen terror ashtu sic eshte manipulim i historise te thuash qe Perandoria Osmane ishte e huaj per Shqiptaret dhe qe i ” shtypte” kur Shqiptaret ishin elita e elites.

          1. F.K says:

            Pikërisht për këtë na e hapen bythën kur perandorisë i ranë brekët,e kote që vazhdojme të bëjmë viktimat kur fqinjët na e kthyen kusurin më të njëjtën monedhë.tTashi të zgjedhim ,,ose trima dhe elitarë të perandorisë ose të derdhim lot për “padrejtësitë”që na bënë

  8. ==== says:

    Kur e pyeta bashkmoshatarin tim emigrant ketu ku jam edhe une , se si ja kaloj nga vizita ne vendlindje , ai mu pergjegj : Me beri pershtypje se cdo kush aty ishte shenderuar ne mashtrus ; por ti e di se cfare duhet te kuptosh me kete fjale ? Pra kur dikush genjen nje pale te trete perkundrejt nje pale te dyte qe ka lidhje me ty .
    – Pra kur djallezia paraqitet per mencuri !? – i ja ktheva une .
    – Po , i ke rene pikes dhe mos e zgjat me dhe ndoshta prandaj nuk na afron Europa !?

  9. Rusto says:

    Cfare mut studjuesish kemi ne! Mehmet Ali Pasha shqiptar nuk i ben bashkekombasit me te mire, por e verteta historike duhet konfirmuar e tundur fort. Ai eshte rritur ne Kavalle pas femijerise ne fshatin e lindjes ne Zemblak te Korces.

  10. Kozmo says:

    O KOKRRA E IDIOTIT QE, SHKRUAN TE PA VERTETA. ISHTE NGA FSHATI I DEVOLLIT ZEMLAK I KORCES. MESOJE MORE IDIOT.

  11. Lili??? says:

    Z.Robelli.E njeh Pak historine e Egjiptit.Mehmet Ali Pasha qe shqiptar nga Zemblaku,tamam nga fisi Bujari.Kur shkoi ne Egjipt( Kajro) i virus emrin làgjes se shqiptare e,lagja Zamalek ( Zemblaku), kagje qe eshte edhe sot.Po te shkosh ne Kajro dhe tu thuash se jam nga Zemblaku,shoqeruesit te tregojne menjehere historine e te madhit shqiptar Mehmet ali Pashai.

  12. Lili says:

    Historia e panjohur … kur ka qindra libra per te!
    Duhet me lexuar pak, o shqipe!

  13. katarakti says:

    A ka ndonjë të më thotë se çfarë ka bërë ky pasha “shqiptar” për vendin e tij?! Apo se çfarë kanë bërë për Shqipërinë Qyprilinjtë e njohur?! Abdyl Frashëri hartoi enciklopedinë e parê turke, nê një kohë që Turqia u ndalonte shqiptarëve hapjen e shkollave shqipe!!! Ma shpifin këta pashallarët dhe gjeneralët turq me origjinë shqiptare. Prapa detit vafshin. Pêr mua nuk janë shqiptarë, por qehallarë të Turqisë.

    1. ben says:

      katarakti-jeni teper i sakte. Nje bravo shume e madhe per komentin tuaj. E verteta eshte se te gjithe keta kane pare bythen e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje