Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka

1 Janar 2021, 14:25Kulturë TEMA

Aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

7 komente në “Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka”

  1. labi says:

    Ngushellime ! U shua nje tjeter gjigant i teatrit dhe i kinematografise sone !

  2. mik says:

    Ngushellime familjes dhe te afermeve.

  3. Lala i Lushnjes says:

    Vdes Shqipëria pak nga pak dhe vetëm vdes. Iku edhe një artist i madh e një njeri shumë i mirë. Ngushëllime familjes e gjithë të dashurve!
    Viti 1978 salla e teatrit plot e përplot me spektator, ( mbase një aktivitet). Një recitim i jashtëzakonshëm,mbaroi poezia, salla e humbi, gjysma qanin, të tjerë shtërngonin karriket. Një buzqeshje e ëmbël nga ana e tij. Bab Ndoni (nga Krutja ) në qarje e sipër me zë, i jep një të thirrur : Të keqen baba ty.
    Kaq u desh dhe duartrokitjet nuk mbaronin. Nuk di sa i fort ishte, por pash lot në syt e tijë. Nuk hyj me ata që qanë atë ditë, sot po, qava.

  4. eli-tiv says:

    ..Ngushellime familjes !

    1. Publius_Varus says:

      U prehte ne paqe.

      Zoti i plotfuqishem e marrte prane fronit te tij.

      Ngushellime familjes dhe miqeve te tij por mbi te gjitha ngushellime Shqiperise.

      Pleajda e shkelqyer dhe legjendare e artisteve dhe aktoreve Shqiptare po shuhet ngadale dhe sic e thane edhe komentuesit e tjere, eshte keqardhja per qebesirllekun e e sotshem qe te vjen me keq.

      Qe kjo plejade nuk po zevendesoshet me , kjo eshte keqardhja me e.madhe.

  5. ekonomiksi says:

    ndryshimi epokal..iku dhe nje tjeter artist i madh..nuk me deshperon shume ikja e kesaj gjenerate te shkelqyer..jeta ka ciklin e saj nuk jane highlander..me shqeteson me shume e sotmja dhe e ardhmja..gjenerata e artisteve te shkerdhatokracise eshte e mjerushme..aktoret sidomos..shpresoj qe te vije nje brez si ky qe po shuhet dalngadale..arti eshte art..nuk eshte byth e cica.NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES.

  6. oni says:

    Ngushellime per familjaret , te dashurit e aktorit profesionist Dhimiter Orgocka , mjeshterit te madh te skenes . Do shendrisi edhe nje yll i ri ne qiellin e pavdekshem te artit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje