Nga Pëllumb Kulla
Kartolinë Koço Devoles, për këtë vit të ri…. pa të!
I shtrenjti Koço…
Ti na ike në prag të një Vitit të Ri… Lajmi na hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri… Po, po, të qeshnim!.. Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet dhe lenë aq kujtime, sa nuk harrohen kurrë dhe sillen ndërmend në biseda dyshe dhe në grupe, me fytyrat e çelura nga drita që lenë pas.
Ndryshe prej të tjerëve, artistëve vdekja u merr më pak jetë. Ose, më saktë, tek ata vdes vetëm një pjesë e tyre, ajo pjesa më e dobët, më e stërmunduara, më e dëmtuara: fiziku, shtati….
Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët, që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen!
Kur mund t’i bëhet njeriut zemra mal kur i ikën një mik i shtrenjtë?! Duket si prapësi, por ja që ndodhi me ty! Ngaqë…. Gazetat, kanalet televizive, të parët e vendit, të gjithë të kishin në gojë. Ishte një ikje e bujshme e jotja, Koço. U krijua një det i gjerë, një oqean me shfaqje dashurie. Ndodhi ajo që thotë populli ynë: vdis pa të të dua! Dukej si festë e çuditshme.. Ne pamë mrekullinë.
Gjynah, që njeriu nuk e gëzon ikjen e tij! Dhe ky oqean dashurie nuk ishte i shtirur, apo i organizuar.
Ndofta ngaqë u kujtuam, u kujtuam se çfarë po humbnim.
Vdis pa të të dua!
Rrimë, rrimë dhe shohim ato video-kujtime që na ke lënë. Shohim telefilmin tënd “Milioneri” me atë hallexhiun që po i bëhen 30 vjet që kërkon dhe nuk po i rikthehen pronat që ka patur. Sa bukur tingëllon graviteti i temës, loja jote e gjallë!… Lënia e atij hallexhiut në përdorim të demagogëve… Asnjëri nga ne, artistët që lëvruam satirën, deri më sot nuk ka arritur një shpërthim të tillë satirik mbi mashtrimin historik të ndryshimeve.
O Koço Devole!… Cila qe ajo hyjni që të mëkoi me ndjeshmërinë e lartë që ti t’i jepje artit tënd këtë forcë?! Cila hyjni të mëkoi me mësimin që arti duhet të ketë përmbajtje të tilla shoqërore dhe kurrë shërbim për nevojat banale të të qeshurës? Kush ta mëkoi trimërinë të zbulosh parreshtur dhe pa drojë, anët qesharake të regjimeve, të pushteteve, të kameleonizmit të politikanëve? Në artin tënd nuk mungon asnjë nga kryekrerët e vendit të shqipeve, qëkur nisi jeta mbi atë copë tokë të dashur. Sa bukur tallesh ti me mitet e historisë, me datat e ngjarjeve… Mjafton të kërkosh në youtube me atë ushtarin nazist, ku Ballisti e do që të dalë nga Shqipëria e çliruar më 28 nëntor dhe Partizani e kërcënon ta vrasë po nuk doli nga kufiri më 29!
Koço i shtrenjtë!… Të paktë ishit ju që i patët kthyer studiot e këtij televizioni në punishte të bukura! Ti ishe njëri nga ata që punoi më shumë se të tjerët, për të flakur tej shtirjet propagandistike, direktivat nga lart. Kurrë nuk u panë moderatorë, prezentatorë, që të administronin, si ti, gazin dhe brohorimat, në stadiumet dhe pallatet e sportit me katër a pesë mijë vetë, që vinin për ty dhe për të ftuarit artistë, shoqet dhe shokët e tu!
E këto ti, Koço i arrite, se e jetove jetën me nder dhe varfëri, me profesionalizëm dhe etje për kërkime!…
Vetëm para 3-4 vjetësh ty të dekoruan me një titull… Veç, ama, njëzet vjet më parë ne, ca artistë, që nga Amerika u bëmë tok dhe dërguam aty propozimin për këtë farë dekorimi. Nuk na e dëgjuan… Na thanë se këtë dekorim duhet ta propozonte një institucion… E cili mund të ishte ky institucion, më i lartë se ai grup shqiptarësh të mërguar me emrat Piro Mani, Sulejman Pitarka, Zoica Haxho, Kristaq Dhamo, Zhaneta Petushi, Astrit Çerma, Zef Mosi, Spiro Duni, Ferit Hoxha, Ekrem Kryeziu…?!
Vdis pa të të dua!…
Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptojmë se kush na la… Që ne nuk e kemi më mes nesh, këtë artist të kompletuar… Ja, tek filmi “Milioneri” që përmenda më lart ku teknika e skenarit, ritmi, regjia, loja e përkryer aktoriale, dëshmojnë se ti, Koço Devole, je, – jo ishe… Je, Je! – Ti je i të njëjtës racë, je anëtar i familjes së madhe të Çaplinëve dhe Beninjëve, që në një film dinjitoz bëjnë dhe shkrimin, dhe regjinë, dhe rolin qendror, dhe dekorin, dhe muzikën… Dhe afishën e filmit!…
Shpirti yt, o Koço Devole, u bëftë dritë për artistët e rinj që do të lindin mbi atë truall të dashur!
Shënim: Kjo kartolinë simbolike u bë mbrëmë element i Koncertit të Funndvitit 2020 në Rtsh.
Faleminderit për kënaqësinë që më dhe, i nderuar Pëllumb Kulla.
Nderimi e respekti që ju tregoni, duke shkruajtur me pasion e shpirt të dlirë, për të madhin Koço Devole, tregon gjerësinë e shpirtit tuaj, zemrën e pastër, dhe aftësinë profesionale për të nxjerrë në pah, vlerat e tijë, me një penë mjeshtërore, produkt i formimit atdhetar, kulturor e mbi të gjitha, mbruajtja dhe edukata bazë prindërore, pavarësisht “dallimit klasor” që ju privoi nga shumë e shumë të drejta nga bashkëkohësit e tjerë.
Nder të keni.
Shumë të fala e përshëndetje Xhuli Hoxhës.
Lani R. XHABIJA
ky njeri beri kombin te buzeqeshe ne periudha te veshtira ….respekt Koço
si gjithnje te vleresuam kur na ike …:(
Rip Koco Devole!
oooo i nderuar Pëllumb.
Vërtet thonë,që emri predikon njeriun,dhe tek ty ka gjetur kuptimin e plotë të thënies.
Ti je lajmëtari i së mirës,je fisnik dhe i pavdekshëm.
Të admirojë pamasë për shkrimin ndajë Koços,ikonës së humorit.Jo më kotë ty të ka rënë për hise,të përcjellesh ikonat e humorit shqiptar,pasi ashtu eshtë,siç shkruan dhe ti,vdis të të dua!!!
Por ne shqipot jemi mësuar tashmë,që “mezi” presim të vdes dikush,dhe pastaj ta duam…..
Nejse,ndoshta del ndonjë politikan syçel,dhe e kap trenin e fundit,se pastaj duhet të presim gjatë,deri sa keta humoristët e rrinj,ti shpallim,dëshmor të humorit!!!
Dhe mbae mënd,po nuk ndodhi kështu!Dhe rrëfenjat e tua pe Amerike,do të kandisen,si të dala pe mode!!!
me dashamirsi
agron elmazi
Professor Pilinçi
20 hrs ·
1 Janar 2021 ????
Deklarata e ‘bekimit’ për shqiptarët e mi … jetimë dhe pa mbrojtje për 74 vjet …
“Kambanat po bien në të gjithë Shqipërinë! Qoftë 2021 një vit i bekuar për shqiptarët e mi kudo që jetojnë brenda dhe jashtë vendit tim … Shqiptarët e skllavëruar për 45 vjet nga komunizmi (serbo-rus) dhe për 29 vjet nga hajdutët, grabitësit, vrasësit … ata mendojnë për interesat e tyre të shesin ditët tona… ciganëve-Grekë …
Mos harroni ne jemi ‘Pellazgë Ilirë’ Ne jemi vëllezër! … mëmëdheu po thërret! … Le të besojmë njëri-tjetrin për të përmbushur trashëgiminë e paraardhësve tanë … për të realizuar interesat dhe aspiratat e kombit, për të punuar dhe luftuar, për të krijuar një Amerikë të vogël në zemër të Evropës …. fëmijët tanë, dhe t’i lëmë ata një parajsë, një krenari kombëtare, dinjitetin e një kombi të bashkuar … “SHQIPRIA BRENDA KUFIJVE TE SAJ NARYRORE ???? ”…
Qëllimi i Partisë ‘Shpresa Demokrate’ është të marrë, me përgjegjësi të plotë përpara Kombit, misionin e shpëtimit të tij … nga kriza ekonomike, politike dhe morale, në të cilën ata kanë zhytur politikat antishqiptare të zbatuara nga qeveritë e 29 viteve … Këmbanat bien në 2021 … në të gjithë Shqipërinë! Bashkohuni, motra dhe vëllezër! Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim! … Ne jemi të një race, një gjaku, një gjuhe dhe një Kombi! ????…
The declaration of ‘blessing’ for my Albanians … orphans and without protection for 74 years …
‘The bells are ringing all over Albania! May 2021 be a blessed year for my Albanians everywhere living inside and outside my country … Albanians enslaved for 45 years by communism (Serbo-Russian) and for 29 years by thieves, robbers, murderers … they think about their interests to sell the sea to … gypsy-greek …
Remember we are ‘Illyrian Pelasgians’ We are brothers! … the motherland is calling! … Let us trust each other to fulfill the legacy of our ancestors … to realize the interests and aspirations of the nation, to work and fight, to create a small America in the heart of Europe …. children and leave them a paradise, a national pride, the dignity of a united nation … ‘ALBANIA Within its natural borders ???? “ …
The goal of the ‘Democratic Hope’ Party is to take, with full responsibility before the Nation, the mission of rescuing it … from the economic, political and moral crisis, in which they have immersed the anti-Albanian policies implemented by the governments of 29 years… The bells ring in 2021 … all over Albania! Unite, sisters and brothers! North, South, East and West! … We are of one race, one blood, one language and one Nation!???? …
Zoti, e bekoftë rrugën tone! Zoti e bekoftë shqipëtarët! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!???? … Zoti e bekoftë kombin Amerikam ????….
Partishpresademokrate.com ShpresaDemokrate.com
Kryetari i Partisë “Shpresa Demokrate”
Prof. Pellump Gani Pilinçi “??-??”.
Shume me vertetesi e ke pershkruat figuren e te nderuarit Koço
i deruari profesor Pëllumbi,
nuk mund të bëj komente se nuk jam i nivelit as si nxenës , por në shpirt më gëzon dhe më bën krenar fakti që munda të njof nga afer si kam njohur 60 vjet më pare kollosin Koço, por më dhemb shirti që keni ngelur pak nga ju që bët historin e pa vdekshme te. humorit dhe satires, lexoja sot letren e Viktir ZHistit derguar të madhit Robert ndrenikes ku i thosh shen pjetri mos merzitet qe nuk po i shkojnë…unë therras pse shenpjetri ker kon të marre nga ju qe keni ngelur kaq pak dhe nuk ve dore te zduk shumicen e atyre që kanë qç ju kan nxir jeten juve dhe ketij popullu, po qe se ky eshte zoti athere unë nuk e besoj më se ai vazhdon të marr nga ju ate që u ka dhen që kur lindet trupin por nuk ka qën dhe nuk do të jet zot mbi ate që ju kwni berë , jeni ndwrgjegje dhe pjes e shiprtit të njerzimit nuk ju heq dot nga ky vend cfardo që të bëj , po pse duhet ta bçj kur ka pa fund plera që kanë ardhur për të bër keq dhe nuk ngopen duke ble keq, kurse ju si bleta jepni gjithcka vetem e vetem qe njerzia të qeshin pak me gjithato të keqija që e rrethojnë nga të shumtit, se jeni të till prandaj e ndjeni më shum mungesën e trupit por më shum shijoni përjetesin e asaj që keni bere
jam i lumtur që të kam njohur ry dhe ,Zhulin si fans dhe admirus ashtu si jam i lumtur që kam njohur kocon,
ishall keta të shumtit kujtohen dhe i ven emrin e një rruge se të tjerat i kanë për vete që u cfarofshin një ore e më pare