Viktor Zhusti i shkruan një letër emocionuese Robert Ndrenikës: Shën Pjetri po na pret në qiell, po ne kemi akoma arsye për të qëndruar në këtë botë…

2 Janar 2021, 09:29Kulturë TEMA

Festat e fundvitit janë karakterizuar gjithmonë nga urimet e shumta që u drejtohen miqve, familjarëve dhe njerëzve të zemrës.

Të tillë rast ka shfrytëzuar edhe aktori i njohur Viktor Zhusti, i cili ka shkruar një letër të gjatë për mikun e tij, Robert Ndrenika.

I ndjerë pak në faj për mungesën e takimeve, Zhusti shkruan pse aktorët nuk kujtohen për urime në raste të tilla.

Letra e plotë:

Robert i dashur ! Unë, përgjithësisht shkruaj urime dhe për Krishtlindje, dhe për Bajram, dhe për ditëlindje, dhe për ndonjë festë tjetër.

Shkruaj pse, urimet në të tilla raste, si një urë e brishtë më lidhin me jetën, pasi, me pelqen a jo, pensioni dhe mosha, vendosin një kufi të dhimbshëm me njerëzit, botën, artin…

Do desha, i dashur Bert, më këtë rast, së bashku me ty, emër për emër, të uroj dhe dhjetra miq, kolegë, aktorë e regjisorë, brenda e jashtë vendit, por siç fort mire e di dhe ti, kjo “dreq raca jonë”, ka kujtesë njerëzore kur është rasti për të justifikuar harresat e veta (qoftë dhe të tekstit gjatë shfaqjes), por nëse “guxon” të harrosh pa përmendur qoftë dhe njeri prej tyre, (siç dhe më ka ndodhur), ke lënduar keqazi sedrën e tij dhe, ky “mëkat i ububushëm”, jo vetëm që nuk të falet, por as dhe të fshijet më kurrë nga CiVi-ja, (siç dhe e kam provuar), pasi në të tilla raste, kemi kujtesë elefantësh…

Prandaj, duke mos dashur të rregulloj një gabim bëj një më të madh, urimi për të gjithë, ndonse tepër i përzemërt, është i përgjithshëm. I miri Bertuç!

I nisëm studimet së bashku, në të njëjtën klasë, në vitin e hershëm 1960 dhe 60 vjet pas tyre, nuk u lodhëm as nga humori dhe as nga hallet e njeri-tjetrit.

Ka rastisur që dhe t’a kemi mërzitur njeri-tjetrin, por kurrë nuk iu mërzitëm njeri-tjetrit. Diferenca jonë në moshë është 10 muaj (e ke ndjerë, besoj, respektin ndaj teje si më i madh…) e megjithë këtë diferencë të vogël, çdo herë, në skenë t’i luaje “babanë e dhimbshëm”, unë “djalin plangprishës”, ti të mirin, unë të keqin, kur luajtëm një akt nga Shekspiri, ti zgjodhe Otellon, mua më le Jagon, unë (nga respekti siç të thashë), të kam thirrur më shkurtime miqësore: Bert, Bertuç, (së fundi me shkurtimin amerikan) Bob, kurse ti (si me karakter më të qëndrueshëm), vazhdimisht me nofkën “ e grek-o”, e prapë nuk u keqkuptuam si njerëz, nuk u ndamë si shokë, nuk nguruam të bashkëpunojmë si kolegë.

Po bëhet gati një vit që nuk jemi takuar, ti në atë-dhe, unë në mëmë-dhe. Na distancoi (s’më vjen për mbarë të them “n’a ndau”) Covid 19-ta e megjithatë qetësohem sa herë dëgjoj emrin dhe zërin tënd dhe në atë zë, shquaj nuance humori e gjallërie, pasi edhe pse “bir plangprishës”, më shqetëson shëndeti jot, “baba”… S’ka pse nxitohemi dhe as të merzitemi se u lodh duke n’a pritur Shën Pjetri, kemi akoma motive për të qëndruar në këtë botë, në këmbë, të gjallë, energjikë, hajde, po shtoj dhe: optimistë…

Pastaj ti vetë e ke pohuar (sa kam qeshur kur tek “Thëniet filozofike”, krahas atyre të Aristotelit, Konfucit, Comeniusit etj, lexova të shtuar dhe thënien tënde) “S’ka pse nxitohesh, nëse është fat, herët apo von, do të ndodhë” ! Dhe kështu, Bob i dashur, të uroj që motmotin e ri 2021 t’a kalojmë gëzueshëm, mes dashurisë (reale a virtuale) të të afërmve, miqve, kolegëve edhe pse në horizontin tonë dhe të këtij vendi sherrxhinjsh ku u rritëm, në këtë fillim dimri, shfaqjen herë pas here, re të zeza…

35 komente në “Viktor Zhusti i shkruan një letër emocionuese Robert Ndrenikës: Shën Pjetri po na pret në qiell, po ne kemi akoma arsye për të qëndruar në këtë botë…”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Cili qënka mëmëdheu yt o Viktor?
    Greqia?
    Eh djall o punë!!!
    Shqipëria e bëri njeri këtë zemër akull,kurse ai
    quan mëmëdhe Greqinë,që jo vetëm nuk i dha gjë,por e plasi dhe në burg nja 7 a 8 vjet!

    1. nje antiturk i betuar says:

      Ore hajvan , po’ ai nenen greke e ka , si te beje tia ndroje kombesine ? Me te drejte e quan dheun e nenes . Nuk po’ e mohon Atdheun , Shqiperine , se babain e ka shqiptar .Greqia iu mbajti me buke , me pune , iu beri me pare e me vila dhe ju turqit nuk pushoni se shari . Po’ shkoni more ne Turqi , race e felliqur .

      1. Shqiptari Ilirise says:

        O antiturk,o kokra e b.q!
        Zhusti mor bastard,ka lindur në Shqipëri me baba shqiptar! E jëma mbasi e lindi iku në Greqi dhe e la në Shqipëri o b.q…ë!
        Zhusti këtë emër e ka nga Shqipëria se në Greqi nuk e njeri!
        Me Greqinë e lidh vetëm burgu 9 vje!
        Dhe nuk po ta dhjet njeri Greqinë,këyë hajdute të historisë,e mbushur me b…q…a si puna jote,bastardë e gjak shprishur!

      2. Gjergji says:

        O idiot, po ai ka lind ne Shqiperi, baban shqiptar, u edukua nga shqiperia, i h dhane privilegjet nga shqiperia, u ngrefos ne Shqiperi, u fut ne burg ne Greqi (transportues/shperndares droge), po te pyes ty, o idiot, edhe gazete, pse j jepni kaq rendesi nje pocaqie si ky ? Pse ia botoni letren sikur te ish ndonje atdhetar qe ka ikur nga vendlindja nga halli? Ky Zhulsi eshte nje bukeshkal, qe na tregon tani se ke ka memedhe!

    2. Realisti says:

      O debil! Viktor Zhysti ka interpretuar ne skenat shqiptare ne shqip dhe gjithe populli e do si djalin e tij. Crendesi ka qe e jema e tij eshte greke. Ai eshte ulur dhe ka shkuar per te madhin Ndrenika. Ndersa ti e shan. Kuptohet qe njerez si ty qe nuk kane pare ndonjehere teater me sy vecse mut mund te nxjerre nga goja.

  2. Haka Tekizoti says:

    Bukur. Më pëlqen. Është një urim tip japraku, ku optimizmi zëvendëson gjethen e rrushit (shyqyr që nuk është gjethja, me të cilën Adami dhe Eva na sanksionuan moralin), ndërsa pesimizmi është përmbajtja e japrakut, një përzierje dëshirash, ëndrra adoleshentësh, mall pleqërie (larg qoftë) për të shkuarën (domosdo atë që lejon kullesja të kalojë)…

  3. Zana says:

    Dy artistë të mëdhenj që populli ju do prandaj shtrëngon dhëmbët të jetoni sa më gjatë për kënaqësinë tuaj dhe të të gjithë atyre që ju duan.Shendet dhe gëzim paci gjithmonë.

  4. Ali Pasha says:

    Dy artiste te medhej. Mburrja jone. Bért Ndrenika, te cilin e njoh dhe nga afer, nuk eshte vetem nje aktor i rralle, por dhe Njeri i rralle. Ai mbetet simbol i gjithçkaje te mire. Jete te gjate te dyve.

  5. SON says:

    O Shqiptar po cke o i uruar qe i ve bisht gjerave…andej ka nenen e nena nuk mohohet…..leri njerezit ne punet e tyre.Ty a te ja dhene kenaqesi! Bwsoj po…pra e ka bere dhe ai detyren ndaj atdheut……jeta eshte e shkurter….lerini merite…

  6. Dalta says:

    Të dy njerëz të mëdhenj.janë të denjë për të gjitha respektet. Kush nuk ndjehet me fat që Robert Ndrenika , Viktor Zhusti dhe shumë të tjetë që i kanë aq shumë këtij populli, duhet të përpiqet me përulësi të dali nga shpella dhe t’i gëzohet dritës së diellit. I dashur Viktor, i dashur Robert keni vend të përhershem në zemrat e shqiptarëve !!!

    1. Kiko29kiko says:

      O popull gomar njerezimi ndahet ne dy kategori te pasur dhe te varfer .!!Edhe femijet e mi kane lindur ne Itali me nene Greke dhe mua babane Shqiptar dhe kjo tregon se ka me qindra mijera femije te tjere shqiptare qe jane te perziere dhe kjo gje duhet te shikohet si nje virtyt dhe jo si nje problem sepse ne 2021 bota eshte bote e globalizuar.Si pasagjer te perkoshem te kesaj bote duhet te perpiqemi qe te leme gjurme ne historine e njerzimit per mire si ata te dy

  7. Labi says:

    O,Shqiptar i Ilirisë, pse nxitohesh o djalë, pse nuk lexon e kupton siç duhet? Pse dëshëron të njollosësh edhe ajkën e artit shqiptar, bukurinë e teatrit tonë, talentet e mëdha e të rralla që vështirë se kthehen? A ka letër më miqësore, më vëllazërore, më profesioniste, a ka shtypje të egoizmit profesional sesa mes këtyre figurave të ndritura të realizmit dhe demokracisë, figura që u stërmunduan nga prapaskena si këto të tuat, por që mbetën shqiptarë, por edhe ndërkombëtarë, sepse luajtën edhe role të dramaturgjisë botërore? Hiqe akuzën tënde, shqiptari im, sepse Viktori është nipi i legjendës mjeksore të Jugut dr. Zhustit, ku u rrit në Gjirokastër thuajse jetim, është talenti që i qeshnin sytë edhe kur bisedonte me njeriun më të thejshtë të kësaj bote. Kuptoje një herë se ka edhe mirësi në këtë botë, se ne shqiptarët jemi shpërndarë tashmë si zogjetë e korbit por nuki harrojmë rrënjët tona. Kuptoje,ta them me mirësi se lehtësohesh. Bota është e madhe dhe jeta e shkurtër. Kur fyen mjeshtërit e artit, kur fyen njerëzit e mirë, zvogëlon veteveten! Gëzuar Vitin e Ri o Shqiptar i Ilirisë!

    1. Shqiptari Ilirise says:

      O antiturk,o kokra e b.q!
      Zhusti mor bastard,ka lindur në Shqipëri me baba shqiptar! E jëma mbasi e lindi iku në Greqi dhe e la në Shqipëri o b.q…ë!
      Zhusti këtë emër e ka nga Shqipëria se në Greqi nuk e njeri!
      Me Greqinë e lidh vetëm burgu 9 vje!
      Dhe nuk po ta dhjet njeri Greqinë,këyë hajdute të historisë,e mbushur me b…q…a si puna jote,bastardë e gjak shprishur!

    2. Shqiptari Ilirise says:

      O Labi,ti vetëm lab nuk mundesh me qenë!
      Po si o nuk e paskam lexuar mirë?!
      Po si mundet të quash atdhe Greqinë kur je lindur e ritur dhe ke krijuar gjithë figurën dhe historinë tënde në Shqipëri dhe me baba shqiptar dhe të quash atdhe Greqinë vetëm se nëna e quan vetetn greke ,por që të ka braktisur e të ka lënë në Shqipëri?!
      Indirekt ai çfaq një ndjenjë supermacie duke quajtur atdhe Greqinë!
      Por harron Zhusti se ai atdheu i tij nuk është Greqi por tokë shqiptare dhe me popull shqiptar të konvertuar në gjoja grekë!
      Yyyyy….injorantë e analfabetë që nuk shihni më shumë se hunda juaj!

  8. Mandi says:

    Respekte per te dy aktoret e mrekullueshem, jete te gjate dhe te lumtur te keni??

  9. Beni says:

    Te medhenjte qe i dhuruan kaq shume ketij populli! Respekte per keto emra qe kurdohere dhe ne cdo kohe dine ta shprehin ate qe eshte me kryesorja ” kuptimi i te qenurit njeri”, pasi te gjithe jemi njerez si qenie duke perfshire dhe veten time, por jo te gjithe jemi njelloj, meqe shumica ne ditet e sotme po dalin me keq se kafshet me sjelljet e tyre , por akoma me keq politikanet.

    1. Erdogan says:

      Meme-dheu eshte Greqia kurse At-dheu eshte Tur-qia.
      At eshte fjale turke.At-dheu vendi i Babait.
      At-aturk Babai i Turqve,kuptuat? Kapito?
      Qe nga koha e Majmunit (Monkey) deri sa u pushtuam nga Barbaret Mongole dhe adhuruesit e Myslimaneve te vetequajture Skiptare kemi qene nje popull,kemi folur nje Gluhe (Glosa greqisht) i thonim Polis si p.sh Kostantinopolis dhe jo Qitet nga Cita italisht Papa jo Prift nga Priest Latinisht.Sali turqisht Proto-Papas Greqisht.
      Te dy keta kane Emra jo Ilyre,te huaj si Robert edhe Viktor qe “turqit myslimane te skiptarizuar” e quajne Fitore.
      Pasi me Marreveshje te Turqise me Fuqite e Medha te krijonin nje Pashallek te “pamvarur” turk me Deputete turq si Ismail Bej Vlora,Frashellinjte qe jo vetem luftuan per Turqine por edhe kunder Epiroteve Ilyreve te ashtuquajtureve Arvanitas.
      Keta “Rilindas” turq nuk kishin Ndergjegje Skiptare thjesht quheshin Arnaute dhe kush ishte Orthodhokse ishte Greke dhe e kishte per Nder dhe Krenari,kurse kush ishte Myslimane e kishte per Nder qe ishte Turk.
      Kete e thote edhe Ndrenika,Greko.
      Eshte privilegj dhe Krenari qe nga turkoalbanians nuk kuptohet (se duhet tru ne koke) qe te jesh Greke pasardhes te te vetmit Komb te Lashte te Evropit,te Filosofeve,te Civilizimit Greke qe e para nuk u tur-qizuam d.m.th nuk ulem Breket por per fat te keq a urrejne dhe kush?
      Hamzate Sulejmanet,Qemalet,Shabanet qe i ndryshojne Emrat cdo gjysme shekulli dhe flasin Italisht.
      80% jane fjale Latine te krijuara me pusht-imin Osmane.

  10. TURI EMIGR says:

    O SHQIPTAR I ILIRIS. PSE DUHET TE KAPEMI TEK KTO GJERA. LEXOJE SHKRIMIN,DHE THELLOHU NE ATE QE SHKRUAN VIKTORI.PREARDHJA NUK MOHOHET EDHE PO TE DUASH TI O SHQIPTAR ILIR,. UNE JAM MUNDUAR JO TA MOHOJ GJYSMEPREARDHJEN TIME JO SHQIPTARE, POR TE MOS FLAS ,SEPSE CIMKAT ,KOMSHINJTE DHE SHOKET,SHKONIN DHE TI E DI KU RAPORTONIN DERI PARA 90.POR SIC DUKET TEK TY O shqip-ili VAZHDON MENTALITETI EPOKA E PARA 90. NE O SHQIPT,-ILI. QE MBUREMI SE JEMI TOLERANTE TE FESE ,POR JEMI NGA RACISTE ME TE KEQINJ. JEMI RACISTE NDAJ VERIUT NDAJ JUGUT E QENDRES. O SHQIPTAR ILIRIE ..KUSH TA JEP TY TE DREJTEN QE TE KERKOSH TE MOHOJ GJYSMEPREARDHJEN TIME.UNE PREARDHJEN TIME SI SHQIPTARE SE KAM MOHUAR ,DHE E DEKLAROJ ME NDER, NE SHTETIN KU JETOJ, KU KA NJE RACISEM MJAFTE TE MADH NDAJ NESH. TE LUTEM PR KESHTU TEMASH MOS PERDOR KETE EMER

  11. Ago says:

    O “shqiptar i Ilirise”,
    Nuk te rrihet pa u gris.
    Po rri o i uruar,
    ndale vrapin, merre shtruar.
    Viktor Zhusti, more lume
    ketij kombi i ka dhene shume.
    Nje keshille shoqerore:
    Tere ate karikatore,
    mos e zbraz deri ne fund,
    se te mirin gje s’e tund.

  12. Të dy, dëshmi të gjalla të kohës kur artistęt gëzonin respekt dhe adhurim të sinqertë, larg nga llogaritë mizantrope dhe meskine. Nga zemra na keni dhuruar emocione, me zemër ju kemi duartrokitur.
    I lumtur kush jetojë pranë dhe me artin tuaj.

  13. 19 says:

    Respekte per dy lapidaret e artit ton .

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Filozofi i lashtësisë greke Ptolemeu ka thënë një fjalë të mençur e cila vazhdon dhe përdoret edhe sot në ditët tona këtu në Greqi. . “Mendim për të shprehur diçka ke(sepse të gjithë mendojnë sipas mendjes që kanë). . po njohuri për të mbështetur mendimin a ke? ?” Pra është shumë e thjeshtë të thuash ato që ke në mëndje por a kanë bazë ato që thoni ? Viktorin nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të prononcohet apo të provokojë shqiptarët mbi mardhëniet shumë herë të tensionuara shqiptaro-greke kështu që nuk kemi arsye përse duhet ta sulmojmë. .e njohim vetëm nga skena dhe na ka lënë shumë përshtypje pozitive dhe për këtë gjë duhet ti jemi mirënjohës pastaj artisti ngelet artist dhe mënyra sesi e ka shkruar këtë letër tregon shpirtin e tij artistik. ..
      Mua personalisht dikur para nja 20 apo 25 vjetësh më ka ndihmuar në një rast. .jam emigrant i hershëm dhe jetoj këtu në Athinë. .udhëtonim së bashku në një autobus të linjës Tiranë-Athinë. .në pushimin e fundit që bëri autobusi përpara se të mbërrinte në Athinë pra në Korintho unë e humba autobusin po bisedoja me një të njohurin tim që e takova rastësisht aty dhe nuk e mora vesh sesi autobusi im më iku aq papritur. .nejse mbas nja 5 minutash gjeta taksi dhe iu vura në ndjekje autobusit të cilin e arritëm mbasi kishim bërë nja 25-30 km. .i bëjmë shënjë autobusit dhe ai hap krahun e qëndron. .nuk kisha para me vete dhe i thëm shoferit të autobusit të më ndihmonte me 10 000 dhrahmi që të paguaja taksinë duke i thënë se kur të mbërrijmë në Athinë do ti tërheq paratë nga bankomati dhe do t’ia kthej natyrisht. .jo më thotë shoferi i autobusit ‘nuk kam lekë ‘ fillova t’iu drejtohem një për një aty nga fillimi i autobusit por askush nuk po më thoshte ‘po urdhëro’..nejse ngrihet dikush aty nga fundi dhe më thotë :po hajde këtu. .e falënderova dhe i thëm që kur të zbresim do ti kthej paratë. .ok nuk ka problem më thotë. .paguajta taksinë dhe vazhdojmë rrugën. .kur zbritëm në Athinë ishte ora 2 apo 3 e mëngjesit. .i thëm Viktorit : po shkoj tek bankomati të tërheq para dh kthehem as 5 min..ok këtu jam më thotë..kthehem shumë shpejt e falenderoj përsëri dhe e pyes : mos jeni ju aktori V.Zh? Po më thotë. .unë atëherë kisha një makinë të vjetër pune dhe e kisha parkuar diku aty rreth stacionit të autobusëve dhe i thëm nëse nuk keni me se ikni në shtëpi (pasi ishte bashkë me bashkëshorten) ju çoj unë se kam parkuar diku këtu afër ..ok po të presim aty anës rrugës më thotë. .kthehem pas pak i mora dhe i çova diku në lagjen ‘Petrupoli’ nëse nuk gaboj. .e tregova këtë histori sepse më bëri përshtypje ndihma e Viktorit dhe nuk kam asnjë arsye përse ta akuzoj për origjinën e tij përderisa ai është njëri ‘nga ne’ ose edhe më i mirë se ‘ ne ‘..si puna ime dikush tjetër mund të ketë diçka analoge për të thënë për këtë artist të madh dhe njeri me kulture. .

  14. mik says:

    Ai vend qe te lind dhe te rrit, asht Atdhe dhe Memedhe, dhe pike.
    Si mund te jete ndryshe ? Pse duhet vendi ku lindi babai dhe nena, dhe jo vendi ku linda dhe u rrita une, te quhet Atdhe dhe Memedhe ?!! Atehere cilat jane kriteret e kombesise se plote ? Vendi ku lind eshte territor gjeografik gjithashtu dhe etnik.
    Greqia eshte Memedhe i nenes se Viktor Zhustit, por jo per Viktor Zhustin nqs ai ka lindur ne Shqiperi. Atehere me kete kogjike, edhe memedheu i femijeve te Zhustit eshte Greqia ?
    Atehere po na duket se Viktor Zhusti, me gjithe respektin, na qenka gjysem mercenare .

  15. Andi says:

    Nje urim kam per komentuesit e zjarrte qe nuk lene te bjeri ne toke asgje! Qe jane me patriotet e me te mencurit e kombit. Zoterinj, shoke a shoqe te cfare do besimi e origjine, ju marrte shen pjetri sa me pare, se me injorancen tuaj jo vetem qe na beni nder te heshtni por edhe mbase jeni me te vlefshëm pertej kesaj bote!

    1. mik says:

      Andi.
      A eshte e drejte ti urosh vdekjen dikuj qe nuk ka bere asnje krim, qe ska bere asgje te keqe qe parashikohet nga ndonje ligj ne bote ?
      I urohet vdekja dikuj vetem pse komenton me nje fjalor jo banal rreth asaj qe mendon ?
      Pse duhet shiku dikush si i paprekshem xhanem ? Atehere per çka duhet te komentojme ?
      Njeriu komenton per Krishtin, Muhametin, Buden e per te gjitha perendite e botes, e nuk duhet komentuar per Ndreniken dhe Zhustin ? Pse, çfar imuniteti kane ata ?
      Ti t’me urosh vdekjen mua, vetem pse une shkruajta nje koment ashtu siç e mendova ?
      Kur permend shen Pjetrin, do te thote se ke kulture Kristiane. A e parashikon kristianizmi kete urim qe ben ti ?
      Me kete logjike dhe personalitet qe ke, a te duket vetja se kontribon ndonje i vlere per kete bote ?
      Idjot.

      1. Andi says:

        E lexove artikullin o Mik? Lexoje nje here mbase zbulon diku ne rreshta ku e bazoj une urimin tim. Ti or Mik ke te drejte per nje gje e per kete te falenderoj shume. Une jam Idiot qe harxhoj kohe duke lexuar komentet tuaja. Ti Mik duhet te kuptosh nje gje shume te thjeshte. Per aq kohe sa ka urrejtje midis te nejtes rrace, as ti, as une e as ata qe do vijne pas nesh nuk do jene ne gjendje te bejne perpara. Nejse, te uroj gezuar edhe do ti kerkoj Shen Pjetrit te bej nje perjashtim ;).

    2. analisti says:

      Andi me që po flet me këtë fjalor,po të them: U hëngësh koqen e mutit të gjithëve ata që mallkon,si një kurvë e keqe që pasi e pallojnë mirë e mirë nuk i japin paret!

  16. andi says:

    Letër shum e bukur. Viktor Zhusti ishte e mbeti përher shum Simpatik, në çdo drejtim. Edhe sot është po Ai. Respekte!

  17. Albert says:

    Te lumte, Viktor. Nje urim me gjithe zemer per mikun tend te vjeter, Bertin, per me teper qe me ben krenar edhe mua qe ju njoh prej kohesh te dyve, si figura te mrekullueshme te artit tone. Nje vit plot shendet e gezime ju uroj.

  18. Erdogan says:

    Edhe Turqit jane krenare qe jane turq o te degjeneruar me Emra te huaj si Roberto,Viktor (fitore shqip).
    Dhe kjo ha lidhje me fjalen Shen latinisht nga Saint kur Ilyret,Epirotet,Greket i thonin Agios.
    Eshte fakt (este fact) i pa-diskutueshem (discas) historike qe Perandori Ilyre i Bizantit Greke Megas Iustinianos ndertoi Agia Sofian ne 532 A.D.
    Te mallkuar jini.

  19. Lani says:

    Të roni sa më gjatë për vete, të afërmit e të gjithë ne që ju duam e vlerësojmë për punën që keni bërë e bëni!

    1. Pokeristi says:

      Berti,Viktor!
      Shendet dhe jete te gjate!Miq te dashur dhe te shtrenjte!
      Komentues po te dashur! shendet dhe mendje te kethjellet!

  20. ED TIRONCI says:

    i madhi robert dhe i madhi viktor.plejade qe nuk do ta kemi te pakten per 1 apo 2 shekuj.robertin e kam ne lagje dhe parvjet ne vere me keputi shpirtin kur doli nga dyqani i frutave me dy pjeshke dhe nje apo 2 molle ne nje qese plastmasi.nje aktor i kalibrit europian.koleget e tij ne perendim nga ana ekonomike jane miliardere.koha e monizmit smund ta bente dihej.por edhe nderrimi i sitemit si dha gje.se sistemi qe erdhi e mbyti artistin e vertet.dhe u hapi rrugen encave..enedave..salsanove..dhe artisteve vari lesht.po ashtu dhe viktor zhusti.pashe mbas 3 a 4 vjetesh kur doli heren e pare ciklin ATENTATET E MEDHA ..prodhim i digitalbit qe e drejtonte viktori.profesionalizem brillant.pastaj ripashe edhe njehere SHI NE PLAZH..qe te dy interpretojne sebashku.jane dy pasuri kombetare.dhe nqs viktor zhusti cileson greqine memedhe se ka mamane andej eshte mese normale.nuk ka antishqiptarizem.JU MEDIAT QE MERRENI ME CIM PEKEN ..APO QE U TRONDITET NGA VDEKJA E TIT LLAPES..rahmet..MERRUNI DHE JEPUNI MUNDESI KETYRE FIGURAVE QE TE SHPREHIN AKOMA ARTIN E TYRE .SE KOHA KALON..DHE DO I KERKOJME KUR TE MOS JENE ME.RESPEKTE ZOTI ROBERT..RESPEKTE ZOTI VIKTOR.

  21. analisti says:

    Andi me që po flet me këtë fjalor,po të them: U hëngësh koqen e mutit të gjithëve ata që mallkon,si një kurvë e keqe që pasi e pallojnë mirë e mirë nuk i japin paret!

  22. Nik says:

    Nuk mè intereson pèrmbajtja e letrès por si shqiptar mè shqetèson fakti se njè shqiptar lindur,rritur,studjuar dhe punuar nè postet mè tè larta tè akademis sè arteve quan (Mèmèdheu”jo shqipèrin dhe me babain shqiptar ,qè falè Babait tè tij zotèria u realizua si njer por quan vendin e mamasè ,Greqinè.Robert Ndrenika nuk diskutohet si njeri dhe aktor dhe i uroj tè dyve gèzuar festat.poe sikur po shtohet pak si shumè lista e kètyre (Jam grek)duke filluar nga Pirro Dhima etj etj etj 300 evro,pra kètu diskutohet ekuilibri i personit i cili e ka humbur pak a shumè.Me njerès tè kèsaj natyre qè mohojn kombin e vetè do tè ishte mir qè si gazetat dhe tv mos tè merren mè kurrè por ti lenè kèta lloj njerèzish nè shtet ku kanè zgjedhur tè jetojnè.Populli shqiptar kètè periudh 30 tè vjeçare ka shumè nevoj pèr patriotizèm nè tè gjitha aspektet duke filluar nga kultura,gazeta,shkrimtar,poet etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje