Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.
Gazeta Monitor raporton se rritja e normës së emigrimit së personave me aftësi të larta për këtë periudhë është 14.6 pikë përqindje (pp), pas Liberisë (27.9) dhe Butanit (15.4) dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë. Pas Shqipërisë renditet Rumania, me rritje 11.8 pp.
Sipas raportit të gjithë Ballkanit i kanë ikur intelektualët. Për Bosnjën rritja është 11.5pp, kurse për Maqedoninë e Veriut 10pp.
Ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante dhe tëe arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë. Shqipëria renditet edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, me tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Sipas raportit, në Europë, vendet e Ballkanit janë ndër burimet më të mëdha të migrantëve.
Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnja dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia Veriore prej 18%.
Në përgjithësi, nivelet e emigracionit të personave me arsim të lartë janë pothuajse gjithmonë më të larta se nivelet totale të emigracionit. Kjo përzgjedhje pozitive e emigrantëve është e lidhur me disa faktorë: jo vetëm individët me arsim të lartë zakonisht kanë më shumë mundësi financiare për t’u angazhuar në migracionin ndër-shtetëror sesa kolegët me kualifikim më të ulët, por gjithashtu shumë vende të OECD kanë miratuar politika më të favorshme migrimi për personat me aftësi të larta.
Shkalla e përgjithshme e emigrimit të individëve me arsim të lartë drejt vendeve me mirëqene të lartë OECD vendet është 16% në 2015-16. Tek të arsimuarit me arsim te mesëm është 5%.
Ndërsa sa i përket numrit të lartë të emigrantëve të arsimuar drejt zonës së OECD, India kryeson me mbi 3 milion emigrantë me nivel të lartë të arsimit, e ndjekur nga Kina (2 milionë) dhe Filipine (1.8 milionë).
Vetë vendet e OECD-së kanë një numër të madh të personave të arsimuar që punojnë në vende të tjera. Afërsisht 1.4 milionë gjermanë dhe 1.7 milionë britanikë me diploma universitare banojnë në vendet e tjera të OECD-së.
Në mesin e të arsimuarve me nivel të ulët, shkalla e emigracionit është 5.4% për burrat dhe 5.8% për gratë.
Ndër të arsimuarit e lartë, shkalla i emigrimit të burrave dhe grave është pothuajse identike në 8.6%.
Numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD u rrit me 430% në vitin 2016 në raport me vitet 2000.
Paska akoma “intelektualë” në Shqipëri?
Pse habiteni kjo ka ndodhir ne cdo kohe.Ne kemi bere Romen me perandore dhe vatikanin me pape.