"S'na duhet trau mes njeri-tjetrit’! Analistët njëzëri kundër Vjosa Osmanit: Kush je ti që i tregon Shqipërisë çfarë të bëjë? Kush të ka votuar ty...?

5 Janar 2021, 22:42Politika TEMA

Presidentja e perkohshme e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e mbajtur më 17 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë leshoi akuza te forta ne drejtim te qeverise shqiptare, kur tha se Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria.

Per te vendosja e barrierave te komunikimit mes dy vendeve, është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore e mbarëshqiptare.

Por këto deklarata per gazetarin Berat Buzhala dhe analistin Andi Bushati te ftuar në “Open” ishin tërësisht të gabuara dhe të nxituara.

Sipas tyre Vjosa Osmanit nuk i takonte që të mbante atë diskurs, pasi dukej qartazi sulm për Edi Ramën dhe një sjellje e “kopjuar” e Albin Kurtit.

Buzhala: Një diskurs tërësisht i gabuar, një deklaratë e pavend. Kush je ti që dikton politikat e një shteti tjetër? Kush të ka votuar ty? Jemi shqiptarë të gjithë, por në dy shtete të ndryshme me votues të ndryshëm. Kush je ti që shkon për vizitë dhe pa takuar kryeministrin shkon në Kuvend dhe flet me atë diskurs, edhe pse në thelb është i drejtë, por i nxituar dhe i gabuar për t’u thënë. Ajo donte të imitonte Albin Kurtin, madje ta tejkalonte pasi donte t’ja thoshte Ramës në Kuvend ato fjalë.

Bushati: Në formë deklarata e Osmani ishte e gabuar. Trau, ndarja e Kosovës, Serbia…sikur kishte ardhur të bënte politikë kundër Edi Ramës. Ishte Rama që na vizatonte ne shembullin e Vjosa Osmanit, por ajo bëri një protagonizëm të gabuar.

Buzhala: Ne kemi parë vizitën e parë të Albinit në Tiranë, dhe pse nuk ishin shumë të lidhur me njeri-tjetrin, por Kurti ishte shumë korrekt në ligjeratën e tij.

Bushati: Që dialogu i Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet me ndarje unë e besoj. Por pse duhet ta shprehësh në parlamentin e Shqipërisë? Për t’i thyer Edi Ramës.

Buzhala: Unë mendoj që po ta bënte 3-4 herë në takimet e mëparshme me Ramën dhe ai të mos reagonte, atëherë po. Kishte të drejtë në ato çka tha, por ka një çmim kjo. I tha të gjitha këto pa e takuar Edi Ramën. Ti takoje njëherë dhe më pas thuaja.

8 komente në ““S’na duhet trau mes njeri-tjetrit’! Analistët njëzëri kundër Vjosa Osmanit: Kush je ti që i tregon Shqipërisë çfarë të bëjë? Kush të ka votuar ty…?”

  1. Astrit says:

    Varuni k…n ketyre korakve te kosoves kujt i plas per ta dhe do ishte mire qe dhe bushatja te shkonte ne kosove,trarin e ka pa leke

  2. wev says:

    e kush esht edi rama ti tregoje kosoves ca te beje, ky i joni i fut turinjt gjithandej

  3. vlora says:

    Analiste legena.Vjosa Osmeni erdhi me synim ketu ,te bente fushate dhe te forconte aleancen me PD -LSI .Te gjithe kane shkuar ne Athine .Rruges ka nja 7 a 8 tolle per pagese .Simbas asaj logjike te vjoses greqia qenka e ndare?

  4. ? says:

    IK MOJ PIRDHU , I THONI KËSAJ MANUSHAQES.

  5. Anila says:

    Zoti Buxhala
    Na akuzoni ne qe nderhyjme ne punet e brendshme.
    Ja e verteta doli kush nderhyn dhe aq me teper shiko ne cfare menyre.
    Si guxon Vjosa Osmani ta bej ate sjellje ne Kuvend.
    Shqiperaret jane te durueshem jo me Vjosa Osmanin por me kosovaret shqiptare , ju jeni vellezerit tane.
    Kurre mos votoni Vjosa Ismanin dhe halabake si Vjosa Ismani qe fut percarjen mes popullit shqiptar dhe urrejtjen mes shqipetareve.
    Edi Rama eshte Kryeminister i Shqiperise e ka votuar shumica ku e gjen te drejten kjo mendje shkurtura juaj nje fare Vjosa , Vjosa te na trajtoj ne te gjitheve, shumicen ne ate menyre. E mesoi Albini ha ha ha sa poshte ka rene dhe sa e vogel duket dhe shume qesharake.
    Turp ti vij e perdhosi Kuvendin e nderuar te Shqipetareve duke mendyar se luftoi Edi Ramen por gaboi biles gaboi rende. Populli shqiptar edhte nje popull i mencur dhe njerez di puna e kesaj Vjoses i shkel me kembe dhe i hedh ne plehra.
    Mbajeni aty Vosen nuk ua kemi borxh .
    Ne e votojme Edi Ramen sepse kondiderojme jo cfare thuhet por konsiderojme faktet dhe vetem faktet.
    Faktet nuk resultojne sic thone disa nga analistet, gazetaret ….,,,, etj dhe per kete arsye Edi Rama do fitoj ne 25 prill , eshte me i miri deri tani.
    Faleminderit Berat qe po mbron te drejten.
    Duhet te presedh deri ne 25 prill mezi pres cfare do shkruash.
    Behu burre dhe thuaj cfare duhet te thuash, gjithmone te verteten pavaresisht emrave, gjyko fenomenin dhe faktet.
    Gezuar Vitin e Ri Berat!!!!

  6. Clirimi i Kosoves ishte Shanci me i Madhe qe Amerika
    na dha si Kombe ,por mjerishte hajvanet Politikane ,
    nuk kuptuan thelbin e Clririmit dhe renden pas pasurise e tradhetise /tradites vetcfarrosese .
    Jemi duke u sulmuar ,percare ,degjenruar,helmuar cdo dite ,nga
    Armiqte jovetem Shekullore qe na rrethojne dhe qe i gezohen sdo Sherri e mosmarrveshje ,
    me shqiptaresh .
    Jemi duke bere ate qe i intereson Djallit ,qe kerkon ne shekuj te na zhduk si Kombe.
    Eshte koha per nji kthese ,te fuqishme e rizgjim Kombetare ,duke reflektuar
    mirenjohje Amerikes dhe reaguar e hyre ne Korsine e duhur ,perpara se te jete shume vone .
    Serbia armatoset cdo dite ,greqia poashtu ,cfar bejne Shqiptaret ??
    Shqiptaret bejne idiotin dhe ngaterrohen me kembet e tyre duke mos dal
    dot nga gabimet Shekullore ,nga roli i Viktimes ,te cilen e krijojme vete.
    E fundit ,duhet kuptuar se do mbijetojme e zhvillohemi ,vetem te Bashkuar ,
    si do edhe Aleati jone i vetem Shba-te ,
    perndryshe Historia do vazhdoj te perseritet ne hapsirat shqiptare ,
    por shume me makabre e me fatale se me pare .
    Populli shqiptare kudo duhet te behet Aktive e bojkotoje pseudoPolitikanet
    qe jane sot ne Politike vetem me u pasuru dhe shit interesat e popullit ke greku e serbi.
    Boll me besnike ndaj injorances shekullore ,sepse eshte Shanci i Fundit ,
    per te gjithe ne ,qe do te thote :
    Bashkim ose Vdekje !

  7. astrit says:

    Qe kur ka filluar rregulli qe per probleme kombetare i duhet mare leje dikujt qe eshte i zgjedhur ose nuk eshte zgjedhur? A jeni mire nga trute?

  8. Pune kurvash,ketej e andej….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje