Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë.
Vajzat janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar. Nga Tirana drejt Përmetit kanë ikur me një linjë furgoni dhe më pas kanë shkuar në hotel.
Në momentin që janë shoqëruar në komisariat të dyja vajzat s’kanë bërë rezistencë.
Dy të miturat e zhdukura që prej 1 janarit, pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Tiranë pa lënë asnjë gjurmë, janë gjetur ditën e sotme në një hotel në Përmet.
Të miturat M. H dhe K. A, të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë parë në shoqërinë e një burri rreth moshës 40-45 vjeç. Nga Tirana drejt Përmetit kanë ikur me furgon dhe më pas kanë shkuar në hotel.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se dy vajzat, kanë deklaruar se janë larguar nga banesat pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë. Sipas tyre, nuk ka patur persona të tjerë që t’i kenë detyruar për të ikur.
Ato janë shprehur se konfliktet në familje, një nga vajzat i ka prindërit e divorcuar, i kanë detyruar që të ikin nga shtëpia.
Nëna e njëres prej vajzave, Aida ka marrë në telefon ditën e djeshme në emisionin “Pa Gjurmë” që po transmetohej live në Report TV ka bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën dhe të njoftojnë policinë.
Ajo fillimisht hodhi dyshime se vajza e saj mund të jetë gënjyer dhe rrëmbyer me qëllim trafikimin.
Me lot në sy, kërkoi që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tyre të lajmërojë, ndërsa kërkoi që të përdorej dhe fotoja e saj për të rënë në gjurmë të vajzave sa më parë.
Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me to.
Më pas vajzat kanë fikur telefonat, ndërsa prindërit kanë vënë re mungesën e disa parave, kartës së identitetit dhe disa veshjeve, duke lënë të dyshohet se ata janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre.
Pasi kanë humbur çdo kontakt me to prindërit bënë denoncimin në polici në komisariatin numër 1.
“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, thotë policia.
Rrezikon 1 vit burg nëse s’ka kryer raporte intime 45 vjeçari me vajzat e reja.
Mund t’me ndihmoje dikush ne pergjigjen e kesaj pyetjeje :
Ku eshte diferenca ne moshe, midis te mitures dhe adolishentes ?
Mik, eshte e komplikuar, nese ne gjuhen popullore mund te nenkuptohet me se shumti nje femije 14 vjec ose me pak per me i/e mitur per gjuhen shkencore nje adoleshent eshte i mitur gjithashtu sepse nuk ka arritur moshen e pjekurise, nuk eshte madhor, per ne ne Shqiperi dhe nje shumice vendesh te tjera adoleshenca eshte faza e fundit para kalimit nga femije ne te rritur dhe qe fillon se bashku me ndryshimet hormonale dhe shkon deri ne 18 vjec (madje ne disa vende dhe disa rrethe shkencore konsiderohesh adoleshent deri ne 21 vjec) kur zyrtarisht konsiderohesh i rritur. GJithsesi qe t’i biem shkurt nese je mbi 18 vjec mos u ngaterro me nje nen 18 vjec nese do qe te jesh ne rregull me ligjet.
Adi flm per pergjigjen.
Nje 16 vjeçar/e mund te bahet prind, ashtu siç bahen çdo dite neper bote. Te arrihet nje formim i tille fizik, mendoj se nuk mund te konsiderohet me si i/e mitur. Personalisht, me duket qesharake qe nje 16 vjeçar/e te quhet e mitur ( te quhet dhe te konsiderohet nuk jane njesoj ). Te quhet nje i ri apo nje e re, mendoj se ka ma senc.
I/e mitur me teper mund te konsiderohet nga ana fizike se sa nga pjekuria intelektuale, mbasi ka plot njerez te rritur fizikisht, qe ne mendje jane akoma femije. Nejse. Qellimi i pyetjes sime ishte krejt tjeter me keshillen tane. Une jam mbi 18 vjeç, dhe eci me kambe neper toke.
KLM
Quhesh minoren nese nuk i ke mbushur akoma 18 vjec! (eshte term mjeksor/shencor/policor)
Ndersa adoleshenca zgjate edhe mbi 18 vjec, derisa te zhvillohet trupi si i nje te rrituri.
Kur shteti është shtet, çdo hotel është i detyruar të denoncojë në polici paraqitjen e të miturve që duan të flejnë më hotel, bashkë me listën e klientëve. Në se të miturit nuk kanë dokument identifikimi, denoncimi kryhet në çast.
Ca ta ben femija s’ta ben as perendia….