VIDEO/ Kur Sali Berisha ishte për Kryemadhin dhe Metën një psikopat i droguar që po mbante peng Shqipërinë me marrëzitë e tij

5 Janar 2021, 18:39Politika TEMA

Janë gjithnjë e më të shpeshta prononcimet e familjes presidenciale Meta ku kërkon të dëshmojë miqësinë e vyer me ish kryeministrin Sali Berisha.

Por raporti i tyre nuk ka qenë gjithnjë kaq i lumtur pasi përplasjet mes tyre kanë qenë të forta edhe pse paqen e ka vendosur vetëm etja për pushtet.

Për të ilustruar këtë do të mjaftonte një deklaratë e viteve më parë e Monika Kryemadhit ku me një fjalor të “pasur” ashtu si sot, i numëronte Berishës krimet dhe justifikonte akuzat për pasuri marramendëse.

“U bënë disa muaj që Sali Berisha ka vënë tellallin e vetë gazetën “Rilindja Demokratike”, që të sajojë dhe të përhapë shpifje nga më monstruozet për personin tim.

Sot unë vendosa ta hedh në gjyq gazetën “RD” dhe të mos i ndahem deri ditën kur të kem marrë dëmshpërblimin për të gjitha shpifjeve ndaj meje.

Mirëpo kjo nuk mjafton prandaj sot unë dua gjithashtu t’i drejtohem Sali Berishës, psikopatit që mundohet prej dhjetë vjet të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këtë e bëj personalisht si nënë e dy fëmijëve të fëmijëve të vegjël dhe jo si bashkëshorte e kryeministrit të Shqipërisë.

Pavarësisht se e di fare mirë se duke shpifur ndaj meje, Sali Berisha kërkon të hedh baltë mbi babanë e fëmijëve të mi. Ilir Meta ka të drejtën e tij dhe detyrën institucionale të mos mbajë asnjë lloj qëndrimi personal ndaj askujt, qoftë ky edhe keqbërësi Sali Berisha.

Kurse unë gruaja e Ilir Metës, nuk jam përgjegjëse ndaj askujt përveç familjes time dhe fëmijëve të mi.

Prandaj në emër të tyre unë e akuzoj sot Sali Berishën, si një shpifës dhe mashtrues ordiner, si një armik të qetësisë familjare të shumë e shumë njerëzve të ndershëm”, shprehej asaj kohe Monika Kryemadhi.

Për më tepër ndiqni videon arkivë që po përcjellim më poshtë. (TemA)

9 komente në “VIDEO/ Kur Sali Berisha ishte për Kryemadhin dhe Metën një psikopat i droguar që po mbante peng Shqipërinë me marrëzitë e tij”

  1. Genti says:

    Dy familje kriminele qe kane lidhur marrveshje nga zori se mos i nxjerrin llumin e zi njera- tjetres.

  2. Gaetano says:

    Politika eshte aktrim apo si nje loje shahu me vehte qe duhet ta kalosh me sportivitet te tejskahshem lodheje?
    Kjo e thene nga personi I sigurte qe pensionimin e ka te sigurte ne Paris me justifikimin e shprehjes ne film ktu e 50 vjet me pare ,vec ketu blihen lulet me koncesion,ne shqiperi lulet I hajne berisha e meta.
    E kam injoruar dhe injoroi ne gen enver hoxhen si lider per shqiptaret ,kur shume krime kishte mundesi ti menjanonte mos ti bente kur e kishte mundesine e aftesine.si njeri e urrej,por si komandant????
    A nuk la katiushke pa ja drejtu grek e serb? Se avionet normal si ndalonte dot.te bente niko bellojanisin hero,po ste dhiste per janull e hoxh efendi.te linte ta shikoje papen deri ne momentin qe kisha shtrydhi e shtrydhi mire injorancen dhe me pas te lente pinderin ti bente karshillk te moshuarve bio cift burre e grua.qe hoxha te pullasi e uleras lirshem ne lirin e besimit te tij,po Jo knej me tv privat, knej mylli syte fukarenjve kur evolimi I cakos eshte I pa permbajtshem me trekendeshin Bermuda bill gates soros deep state
    O popull sa gjera thuhen e behen ne emerin tend…
    E ka thone nishani

  3. Ed says:

    KOMENTUESI GOMARTANO
    I PIRE JE SE NUK TE LLIDHET ASNJE FJALE
    FLET PERCART SHKO VIZITOHU

  4. Qen bir qeni son of a ... says:

    Kshu e kane share te gjithe Berishen, por ne fund i jane “ulur ne preher” nji nga nji te gjithe si puna Monikes me Ilirin, perveç Izetit, Gjinushit dhe Rames. Izetin e ka ba lanet e s’e pranon. Gjinushi ka dale nga dera mbrapme, kshu qe vetem Rama ka ngel efektiv rezistues.

  5. Gaetano says:

    Edd? Gomori historikisht I ka hyp kalit qe te pillet mushka.dhe ne rast se gamori ka pi nje gote,nuk eshte faji I tij qe pela gric bythen dhe del ti si argument .me thuaj shqetesimin qe te shkaktova,pastaj I lejojm vend ndjeses ose thenies kur une luftoja per liri demokraci ti ishe akoma te Veza ..

  6. Koti says:

    Geatano, gomari i hipën pelës për të pjellë mushkën. Që ti hipi kalit duhet të jenë gay.

  7. Andi says:

    Duhen publikuar ne spote, cfare qelbesirlleqe kane nxjerre nga goja njeri-tjetrit, si i kane share me liber shtepie, qe ti rikujtoje ky popull dhe te mendoje sa te ndershem, te besueshem jane. Gjithnje flasin ne emer te popullit, sikur ju digjet barku, por nuk kemi pareasnje gjest miresie te tyre. As qe deshiroj te me perqasojne dhe te flasin ne emrin tim, nje nga populli. Ndotem prej tyre, fyhem prej tyre, neveritem prej tyre.O zot cfare pislleku, krime, vjedhje kane ne lekuret e tyre, shume shtresa te ndotura, qe ti rjepesh, nuk ju mbaron qelbesirlleku. Mos kujtoni se ju besojme, cfare thoni ne emer te popullit.

    1. ppa says:

      Tamam, duhen ruajtur per fundin e fushates, te gjitha keto hynere qe kane thene per njeri tjetrin; edhe marrezite e Bashes, te peseshesh idiote te koalicionit; pislleqt e lsi me Monika cizmja, dhe gojendyret e tjere, Peco Vasili, etj… edhe ndyresite e Palokes, Nishat, Strazimirit, Nokes , Salianjit…pra portreti i gjithe ndyresirave qe pretendojne te drejtojne vendin; u mungon elementi me i thjeshte i njrezillekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje