Ikën 4 ditë nga shtëpia, flet 16-vjeçarja: U larguam me dëshirë, na mbaruan lekët në hotele. Donim t'ju jepnim një mësim prindërve

6 Janar 2021, 10:31Kronika TEMA

Një prej vajzave 16-vjeçare nga Tirana të cilat u gjetën në Përmet pasi ishin zhdukur prej 4 ditësh ka treguar para grupit hetimor arsyen e largimit nga shtëpia.

Burime bëjnë me dije për abcnews se ajo ka deklaruar se familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme ndërsa është shprehur se janë larguar nga shtëpia me dëshirë pasi donin t’i jepnin një mësim familjeve të tyre.

“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë.

Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetëra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit.

E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime.

Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë.”

4 komente në “Ikën 4 ditë nga shtëpia, flet 16-vjeçarja: U larguam me dëshirë, na mbaruan lekët në hotele. Donim t’ju jepnim një mësim prindërve”

  1. L.R says:

    E vertete qe keni vajtur me 400.000 Lek… por eshte aq e vertete qe jemi kthyer me 1 miljon Lek…. kurvlliku madh qysh ne ket moshe qr.

  2. a e medojne kto te rinje se ku do perfundojne me rrugen qe kane mare ?
    vitet ikin shpejt
    e perfundoni si grate e vrara te Jevgut qe me grua ne shtepi kishte edhe dy motrat
    qe vrau Dashnore .
    Kthehuni ne shtepi ,rrespektoni ata qe ju kan bo koken
    dhe kapni librat ,mesoni e mbasi te keni ber detyren e moshes studjoni ,
    kenaqsite vijne pas mesimeve .
    Gjithcka ne kohen e vet .

  3. rexha 10 says:

    ME TE VERTETE I KUPTONI GJERAT SHUME ME VONESE ME KETE PERGJIGJEN E DHENE.IKET SEPSE DONIT QE TE NDESHKONI BABALLARET TUAJE ,PORE MOSE HARRONI SE KURE TE KTHEHENI KA ME JU NDESHKUAR OPINIONI PUBLIKE ,DHE DO TE NDESHKONI VETEN .DO TA NDESHKKONI KAQE SHUME ,SA MUNDET TE BENI NDONJE SKANDALE ME TE MADHE.SEPSE JANE PRINDERITE ATO QE KUJDESEN GJITHMONE PER JETEN E FEMIJEVE TE TYRE ,DHE JO SHOQERIA. KETE E THEME SI PRINDE QE JAME.KTHEHUNI ME MENDE NE KOKE ,SEPSE E FUNDIT JETA E JUAJ ESHTE ,DHE JU DO TA JETONI NE TE MIRE ,APO NE TE KEQE..PRINDERI DONE VETEM QE TIU DEGJOI ZERIN . MOSE E GJYKONI BOTEN SI NE FILMAT ME NGJYRA.
    ATO PARATE QE SHPENZUATMUNDET QE EDHE JU KANE FALUR
    MOSE JU GEZONI GJESE SE DHURUAR
    SE VJENE NJE KOHE ,DHE S’KA TE PAGUAR.

  4. D.DIDANI says:

    I futet jetes tuaj,biografise tuaj ,te ardhmes tuaj edhe kete aventure idiote!
    ta gezoni dhe ti pranoni pasojat!
    Po te ishit kalamanj nuk do benim komente se mendje kalamanjsh …por jeni goxha te rritura moj vajza dhe i keni filluar aventurat shume shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje