Si nisi krisja me Edi Ramën? Kryemadhi: E kam të panegociueshme marrëdhënien! Mua më merr të keqen, nuk të fal!

6 Janar 2021, 08:47Politika TEMA

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur dje për herë të parë për krisjen e raportit të saj me Edi Ramën.

“Që të jemi të sinqertë, unë as nuk jam bashkuar dhe as nuk jam ndarë ndonjëherë me Ramën, si Monikë.

Duhet të kuptojmë dy gjëra; që Monika e ka të panegociueshme marrëdhënien dhe mbrojtjen e krahëve të miqëve të saj. Çfarë dua të them?!

Dua të them që; kur ne bëjmë një marrëveshje për të luajtur në një ekip bashkarisht dhe kur ti shkon dhe bën autogol sepse të ka paguar ekipi tjetër… mua më merr të keqen, nuk ta fal më!

Kështu që, jo vetëm Rama, por kushdo tjetër, duhet të kuptojë që me Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm me Monikën, por me çdo djalë apo vajzë të kësaj partie, nuk mund të thuash që unë jam ekipi yt dhe t’i bësh gol ekipit tënd…”, u shpreh Kryemadhi për ‘Top Albania Radio’.

2 komente në “Si nisi krisja me Edi Ramën? Kryemadhi: E kam të panegociueshme marrëdhënien! Mua më merr të keqen, nuk të fal!”

  1. Femra shqiptare says:

    Ik moj me nder “bajgë”! Kur je dhe ti në tregun e politikës!!!!!!!!!!???????
    E kam shumë të qartë fizionominë e qeverisë shqiptare nën drejtimin tënd, prandaj urimi im është ” mos e paçim kurrë për fat të jesh ti në drejtim të qeverisë”!
    Ik, boll e ke ndyrë jetën tonë me veprimet dhe mosveprimet e tuaja (duke broçkollitur nga mëngjesi deri në darkë)!

  2. Sul Korriku says:

    Injorante e papare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje