Lëshohet një urdhër-arrest për Donald Trump! Ja akuza që e dënon me vdekje

7 Janar 2021, 12:55Bota TEMA

Një urdhër-arrest është lëshuar të enjten ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një lideri të milicisë irakiane vitin e kaluar, thanë autoritetet gjyqësore irakiane, raporton Washington Post.

Urdhër-arresti u lëshua nga një gjykatës në Bagdad, ku po hetohet sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara, që la të vrarë gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, tha gjykata irakiane.

Ata u vranë në sulmin që u krye janarin e vitit të kaluar në aeroportin e Bagdadit.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post, shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.

Vendimi për ta lëshuar këtë urdhër u tha se u bë “pasi gjykatësi kishte marrë deklaratat nga familja e Abu Mahdi al-Muhadis” të cilët janë në cilësinë e paditësve. Hetimi për këto vrasje është duke vazhduar, njoftoi Këshilli gjyqësor Suprem.

6 komente në “Lëshohet një urdhër-arrest për Donald Trump! Ja akuza që e dënon me vdekje”

  1. fake says:

    Ku i merrni keto lajme idiote?

  2. beni says:

    urdher-arrest nuk shkruhet keshtu shpellaro
    e ke bere kursin me google trans

  3. beni says:

    urdher-arrest nuk shkruhet keshtu shpellaro
    e ke bere kursin me google trans ……….

  4. beni shkruan vete says:

    urdher-arrest nuk shkruhet keshtu shpellaro
    e ke bere kursin me google trans ……….

  5. hajt me shnet says:

    Hani mut Hani…durim sa te inagurohet me 20 Janar president Trump dhe do shohim kush i mbush poturet..deri ate here me shnet

  6. arabial12 says:

    Me keto budallalleqe do te mbushni faqet e gazetave…???!!!!
    Tani u bene trima Iranianet, pse nuk vepruan kur u vra gjenerali por tani qe i mbaroi mandati, komedi callmash, sic duket duan ca dollare ?????…dhe i drejtohen presidentit te ri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje