“Me shqiponjën në gjoks”! Shqiptari që udhëhoqi protestën pro Trump, dikur pjesë e ‘Gambinos’

7 Janar 2021, 09:18Bota TEMA

Një ditë më parë protesta të dhunshme janë zhvilluar në SHBA  nga mbështetësit e Donald Trump, të cilët nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri.

Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan.

Ndërkohë si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit kanë humbur jetën 4 persona.

Një nga oraganizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.

Ndërkohë përmes disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare.

Mes turmës së protestuesve është një burrë i veshur me një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të!

Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e mposhti më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptar në botë.

 

 

A post shared by John Alite (@truejohnalite)

5 komente në ““Me shqiponjën në gjoks”! Shqiptari që udhëhoqi protestën pro Trump, dikur pjesë e ‘Gambinos’”

  1. Taulant says:

    Qenka djali i vellait te Sali Lushes. Eshte paisur me pasaporte diplomatike ne Korrik 1997, pas sherbimeve te veçanta per mbrojtjen e familjes mafioze Sali Ram Berisha nga vandalet qe donin te digjnin Presidencen.

  2. Taulant says:

    Qenka djali i vellait te Sali Lushes. Eshte paisur me pasaporte diplomatike ne Korrik 1997, pas sherbimeve te veçanta per mbrojtjen e familjes mafioze Sali Ram Berisha nga vandalet qe donin te digjnin Presidencen.

  3. LOKU BITHORES says:

    NA KA DHJERE SALI VICIDOLIN STRESIN BASHICIN E TERE BANDEN E QELBESIRAVE.KA TREGU ENE I HERE SE VJEN NGA SHPELLAT E EGERSIRAVE.ANTISHTET.

  4. Katunari i Vicidolit says:

    PO BLEONA QERRETIN QE KISHTE TAKUAR TRUMPIN NE FLORIDA DHE FREDERIK NDOCIN, SI PERFAQSUES TE SIMPATIZANTEVE SHQIPETARE TE TRUMPIT, NUK I KA MARRE NE PROTESTE KY PJESA E “GAMBINOS” John Alite ?

  5. shqip says:

    I ka dergu Sala nga korpusi Azem shpellari . Me siguri Trapi ka marrë eksperiencë nga Shqupi . Si mund të fitohet pushteti në tavolinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje