Deputeti socialist Spartak Braho, në librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin”, tregon edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama pas një mbledhje, për zhdukjen e 250 mln eurove.
Dosje e cila u mbyll nga ana e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ai tregon edhe detaje të tjera, nga bisedat me Ramën
Pjesë nga libri i Brahos
Dilema të ditës së parë të qeverisjes…
… Mbledhja e qeverisë së re filloi me disa raportime rutinë për gjendjen financiare e që u rrotullua për disa minuta në fjalët e ministrave rreth asaj që quhej ato ditë “gropa e thellë financiare apo humnera e zezë” ku e kishte zhytur vendin Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij të mëparshme, të cilën sapo e kishte dorëzuar…
Kryeministri Rama i kërkoi të raportonte edhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, i cili ndër të tjera theksoi se “gropën e zezë” financiare që ishte hapur, e kishin thelluar edhe disa afera korruptive me rimbursimet e hyrje-daljeve fiktive të të ardhurave në buxhetin e shtetit edhe nga dy kompani kineze fantazmë që kishin luajtur me taksat.
Ministri Cani theksoi se disa pjesëtarë të këtyre kompanive ishin arrestuar dhe po hetoheshin nga Prokuroria.
Edi Rama: – Cila është vlera e këtyre aferave korruptive?
Shkëlqim Cani: – Deri tani aty te 5 milion euro, por duhet të jetë akoma më e thellë. Duhet të ushtrojmë një kontroll të gjerë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave.
S.B: – z. Kryeministër! Ky është një informacion shumë i rëndësishëm dhe mesa shikoj, mjaft i rëndë. Gjykoj se mekanizmi që është përdorur për përvetësimet e mëdha, ka nxjerrë jashtë loje sigurinë kombëtare në aspektin financiar të saj. Një vrimë e madhe është hapur dhe duhet kontrolluar urgjent i tërë sistemi i lëvizjeve monetare të Drejtorisë së Tatim-Taksave.
Edi Rama: – Dakord! Ju, si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare bisedoni me ministrin që të organizohet një kontroll i thelluar atje ku mendoni se është krijuar problemi. Për ta evidentuar atë dhe… Në qoftë se duhet ndonjë akt nga qeveria, ta përgatisim.
Dy javë më pas…
Edi Rama:– Çfarë rezultoi nga kontrolli në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave?
S.B: – Atje ishte një katrahurë e tërë, institucion i shqyer nga të gjitha anët. Impiantet elektronikë dhe serverët ishin në mëshirë të fatit. Eksperti E. Beqiraj, i angazhuar në kontrollin e serverëve dhe tërë sistemit të Tatim-Taksave, më vuri në dijeni se ka lëvizje të llahtarshme, fshirje dhe zhvendosje të të dhënave dhe regjistrimeve, rimbursime të falsifikuara që lidhen me tatimet dhe taksat që kanë krijuar diferenca dhe humbje që shkojnë në një mungesë të pajustifikuar më shumë se 250 milion euro.
Edi Rama: – Kush ka përfituar nga këto rimbursime false?
S.B: – Sipas të dhënave të ekspertizës, janë mbi 200 kompani në krye të së cilës qëndrojnë kompanitë ‘Actor’, ‘Bankers’, ‘Albpetrol’ etj”.
Edi Rama: – O zot, të jetë e vërtetë? Ç’është kjo rrumpallë? Si mundet? E paimagjinueshme!
S.B: – Unë them se të dhënat që na paraqiti eksperti janë plotësisht të vërteta, pasi ai përdori programe të posaçme elektronike për verifikimin e tyre! Gara për të vjedhur ka qenë e fortë. Për të krijuar bindje edhe ju, bisedojmë nga afër dhe me ekspertin. Kjo është një pjesë e “gropës së zezë financiare” ku e rrokullisi vendin Saliu.
Edi Rama: – Si mendon, ç’duhet bërë?
S.B: – Duhet të denoncohen menjëherë ish-drejtuesit kryesorë të Drejtorisë së Tatim-Taksave, Drejtori i IT-së, Renald Rista, në Prokurori. Por, drejtoreshë Brisida duhet të bëjë spastrime dhe të rregullojë regjimin e hyrje-daljeve në ambientet e serverëve. Nga hetimet e bëra nga Policia Gjyqësore thuhet se në këto lëvizje financiare ka marrë pjesë me porosi edhe Shkëlzen Berisha…
Edi Rama: – Po, po, bisedo me Çimin dhe Brisidën dhe bëni denoncimin, – tha duke mbyllur dialogun me dilemën e një skandali që i binte në prehër menjëherë një Kryeministri që sapo kishte marrë detyrën.
Në ditët në vijim, shtypi i djathtë tej mase i alarmuar nga skandali, u mbush me shkrime dhe akuza ku thuhej se Spartak Braho kishte grabitur të dhënat e serverëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. E prisja këtë sulm! Prekeshin interesa të mëdha të mafies financiare të drejtuesve të Partisë Demokratike.
Pas disa muajsh hetimi, Prokuroria e Tiranës, ndonëse vura në dijeni edhe prokurorin e Përgjithshëm A. Llalla, e mbylli çështjen me arsyetimin “nuk kemi mjete, programe të posaçme dhe aftësi profesionale e shkencore për të hetuar më tej”.
Pasi lexova vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimit, i shkruajta Kryeministrit: “Prokuroria e Tiranës e mbylli çështjen. Një turp i tërë që lekët e shqiptarëve janë vjedhur, kurse këta të Prokurorisë thonë nuk kemi mjete të vërtetojmë akuzat e ngritura të këtij krimi financiar!”
Po atë pasdite, Kryeministri Rama, pasi mori njoftimin tim, më ktheu përgjigje:“Spartak! Ky nuk është organ hetimi, por organi i turpit që ka marrë ujë nga të gjitha anët, plotësisht! Duhet t’i bjerë kosa”…
Qershor 2017-Dialog me Edi Ramën
Dialog përballë një lapidari
S. B: – Si të duket ky lapidari “Ylli Partizan” në Pishkash, z. Kryeministër?
Edi Rama:- I bukur! Nuk është thjesht yll, është vepër monumentale arti.
S.B: – I kujt është ky monument, kush e ka ideuar? Mos është … i Kristaqit?
Edi Rama: – Jo, jo… është i skulptorit Perikli Çuli. Mesa shoh në fotografi qenka i mirëmbajtur.
S.B: – Po, me ndihmën e disa simpatizantëve të PS-së në Librazhd dhe Përrenjas si dhe me interesimin e Taulant Ballës, ai u riparua. Kristaqi ka dhënë ide dhe ka marrë pjesë në shumë vepra monumentale të luftës, sidomos në Durrës.
Edi Rama: – Po, po. Kristaqi ka disa monumente që i dedikohen luftës, por më kryesori është ‘Nëna Shqipëri’ te varrezat kombëtare të dëshmorëve dhe ai i ‘Rezistencës’ kundër pushtimit fashist në Durrës. Im atë, si skulptor ka pasur shumë afeksion dhe dëshirë të punojë për realizimin e veprave dhe lapidarëve dedikuar Luftës Antifashiste…
S.B:-Po foto ku unë kam dalë me nipërit e mi para monumentit si të duket? Mendoj që është një kujtim i bukur. S’besoj që nderimi që kemi bërë me grusht të ngjallë debat apo të konsiderohet si nderim i përdorur nga komunistët. Vetëm injorantët e ngatërrojnë me qëllim këtë lloj nderimi. Nderimi me grusht është nderim antifashist. Mesa di unë edhe këtë e kam dëgjuar nga Petro Marko, që ai është nderimi i antifashistëve dhe brigadave internacionaliste nga e gjithë bota që luftuan në Spanjë më 1936 kundër fashizmit dhe diktaturës së Frankos. Apo jo?
Edi Rama: – Mesa di edhe unë, ashtu është. Figurë interesante Petro Marko. Ti e ke njohur nga afër?
S.B: – Po, e kam njohur dhe i kam lexuar të tëra poezitë dhe romanet e tij. Djalin e tij Jamarbër Marko e kam pasur shok. Madje kemi mbaruar në një kohë Fakultetin e Gazetarisë. Nuk e di a të kam thënë që kam pasur miqësi me babanë tuaj, Kristaqin, në kohën që ka qenë deputet i qytetit të Durrësit. E donte Durrësin, durrsak dinjitoz, artist i madh e i talentuar, njeri për së mbari.
Edi Rama: – E di, ti u bëre sebep edhe për vendosjen e pllakës përkujtimore tek ish-shtëpia ku ka jetuar Kristaqi në Durrës.
S.B: – Kam kujtime nga bisedat dhe takimet me Kristaqin.
Edi Rama: – Ashtu? Mesa më kujtohet, emri yt ka qenë i përmendur në ambientet e shtëpisë sonë, por nuk e mbaj mend përse. Mos ndoshta për ngjarjet në stadiumin e Beogradit, ku ishte edhe Olsi me ty për ndeshjen e kombëtares tonë?
S.B: – Jo, jo. Kjo ngjarje është e vonshme, është e para tre vjetëve. Një tjetër ngjarje e viteve ’86 me lidh me Kristaqin. Në ato vite unë isha gjykatës në Durrës. Por, një herë tjetër do të flasim më gjatë për hollësira…
A ka përfunduar njeri në burg për këto ? Nqs jo ka qenë propagandë . Do e shikojmë edhe gjendjen e financave të PS..
Po, po! Sa vjern koha e zgjedhjeve na ngopin me keto lloj dengelash. sa here i kemi degjuar?! Edi Rama, (s’po flas per Spartak brahon se ai u sherben te gjitheve, sidomos Ilir Metes), ne 2013 dhe meshume ne ato te 2017 premtoi se do t’u shkonte deri ne fund aferave korruptive. ishin keto premtime qe elektorati i besoi. Po sot? A kemi ndonje te ndeshkuar nga ata qe i quajme rendom “peshq te medhenj”? E di qe do thuhet qe nuk denon Edi Rama apo kushdo ne vend te tij, denon drejtesia. dakord! Po sa eshte “furnizuar” ajo me dosje te kopsitura shume mire sa te mos kete prokuror e gjykates qe sado i kapur te jete ta anashkaloje? Them se nuk ka mundesi, sidomos sot qe perve♪5 nje lloj pastrimi qe ka bere vettingu, ajo qe eshte arritur eshte dhe frika qe i ka kapur ata. nuk mund te livadhisin si para reformes sigurisht. Ndaj duke qene ne kete atmosfere, popullit i duhet shpjeguar se qeveria e ka bere punen e saj. Dosja X, Y Z etj me emer aferash eshte ne Prokurori, si psh, rruga e Kombit, Gerdeci, CEZ, Albpetrol, vidio e Priftit etj etj qe nuk eshte rasti te listohen. Po flas per dosjet koruptive dhe me ndikim financiar dhe jo per ato me ndikim politik, qe gjithashtu jane jo pak, disa prej te cilave jane dhe objekt i GjK.
rama do ta kete fature te rende kete ne zgjedhjet e 25 prillit, nese nuk do ta informoje publikun se cila ka qene puane qeverise ne drejtimet e mesiperme dhe pastaj le t’ia leje topin Drejtesise. Qe ne fund te fundit ajo do ta kete.
Bureto-ato qe keni shkruar jane plotesisht te verteta dhe une bashkohem me juve dhe te tjere qe kane te njejtat mendime. Problemi ketu nuk eshte qe Rama te penalizohet ne zgjedhjet e ardhshme per mos mbajtjen e premtimit per te cilat populli i dha votat. Problemi eshte se ne nuk kemi asnje alternative vec tij. A e mendon se ne se Rama humb zgjedhjet dhe ne pushtet te vije Basha me hajdutet e tjere te PD dhe LSI-se keto histori qe permend Spartak Braho do vijojne te behen realitete te reja? Per vendin tone do ishte nje katastrofe fatale ne se maskarenjte e SHQUP-it dhe kryehajdutit Meta do vinin ne krye te Qeverise.
Eshte me se e sigurte se Rama nuk eshte ideal. Ne kete pike ajo qe thoni juve eshte fjale e arte, por cila eshte alternativa?
Ne miku im nuk kemi asnje alternative vec Rames, te pakten sot per sot ai eshte i vetmi qe ka bere pune shume te mire per vendin, packa se ka deshtuar ne denimin e Sali Berishe, Like Floririt, Bashes e te tjereve ndyresirave, hajdute me cizme e kriminele. Le ti japim Rames edhe nje shans te fundit qe te mbaje premtimin e tij per denimin e atyre qe nuk kane lene gje te keqe pa bere ndaj popullit tone te shumevuajtur.
Edhe partite e reja qe jane krijuar, drejtohen po nga klika e Berishes dhe te gjithe sebashku jane fajtore ne vjedhjet galopante qe i kane bere shqiptareve.
Pikes i ke rene Albert!
Kush e njeh sistemin e buxhetit dhe te rimbursimit te taksave, nuk e beson dot kete.
Qe ka patur dhe ka abuzime me rimbursimet e tvsh, kjo dihet por keshtu sic thone keta me fshirje te dhenash, … nuk eshte per tu besuar. Qe te marresh rimbursim duhet te kalosh kontroll, dhe qe te kalosh kontrollin duhet ti kesh letrat me rregull, dhe letrat nuk behen me fshirje te dhenash ne Servera!
Po thesari? Po llogarite Bankat e ketyre subjekteve qe kane marre leket! As per kaq nuk kishte aftesi Prokuroria?
Pirdh o Taku pirdh, po ty me duket se te kaska levizur gjithe dyshemeja.
Cfare na thua me kete llafe qe ke bere me Ramen ???
Cfare beri Rama ????
Beri ndonje denoncim ???
Asgje.
Hajduti hajdut do prandaj nuk denoncoj asnje minister e zyrtar te qeverise se Berishes.
Si mund te denoncoj Rama kur vetem me unazen ne Tirane po vidhte 40 miljon euro.
Rama mban ne asamblen e partis socialiste Vangjush Dakon qe i eshte ndaluar hyrja ne USA.
Mban ne parti Tom Doshin trafikant…
sa e sa te tjere ……
O Taulant koqja,
Denoncime u bene nga te gjitha anët, por Llallët dhe Gjin Gjonët i hodhen çeshtjet poshte.
O kafshe prehistorike qe ta ka marre trurin Saliu. Lexi me shume e shkruaj me pak, se na hape barkun.
E paska shkruar liber ky plehra qe te justifikoje grabitjen qe i beri te dhenave tek tatimet. Ky eshte nje plak plehre qe meriton plumbin.
Poo e meriton plumbin se ju nxorri horrlliqet. .
Me gjithe keto njohuri fakte qe jep zoteri Braho per vjedhje kolosale prej 200 milijone evro , nga qeverisia Berisha . si eshte e mundur qe zoteri Braho , edhe pas refuzimit te Kryeprekurorit te kohes , per te mis hetuar ceshtien , per munges te dhenash , per kete megalovjedhje te qeverise Berisha , 2005–2013 ka heshtur . Per c’aresye , jo vetem z Braho , por edhe qeveria Rama eshte pajtuar me kete megalovjedhje , te zbuluar , ashiqare nga z Braho — sic pretendon se i di mir – . Per kete problem SPAK duhet ta hetoje , dhe te vere para togave te zeza , gjithe “hajdutet ” e qeverise Berisha , ose te vere para ligjit megashpifiet dhe shpifsin Braho . Nese keto vjedhie do ishin te verteta , Brahua do ta bente cope–cope Berishen dhe berishizmin . Akoma do ta ushqeni popullin me brrockulla te ketij lloi , tash te dale boje ?! . Individe te tipit Braho , duken qartazi se me se merren , qe kur levizin parti ne parti , per te gjetur qoshe te erreta per te opganizuar punet e tyre te prapaskenes , per fitime te majme , ne kurrizin e popullit fukara . Sa per perdorimin e figures se Berishes , sa here keni hall , apo ka zgjedhie , na nxorret zorret nga barku . Me kete figure , kerkoni te fshihni zagarlleqet tuaj . Ose denanconi Berishen ne organet e drejtesise , tash te reformuara ,; ne te kundert , keputni qafen , se nuk mundemi tju mbajme ne kurriz gjithe jeten .
Ca i ke keto prralla me 250 milion euro o baba Taku ? 250 milion euro eshte gjithe TVSH-ja qe mblidhet ne nje vit nga drejtoria e tatim taksave ti na thua i ka vjedhur Albpetroli, Actor Bankers etj.
i Dogji Bytha Maskarenjeve te Pd-Lsi-s
qe nuk kan len poshtersi pa ber kunder ktij Populli .
Nuk ka Drejtesi ne ate vend, te gjithe kan vjedhur Bashke shqiptaret
e varferuar vendin,prandaj dhe largimi jashte vendit,simbas nji Plani
Serbo-Grek. Leri ne mjerim,dhunoj vriti po ngriten koken
mos i le ne paqe ,beja jeten ne Shqiperi te pajetueshme dhe largohen vet shqiptaret
dhe vendin e sundojn e gezojne Bandat e Lalzit. ?????✌??
——-
Si mundet me u quajt Prokuror- Gjyqtare ai/ajo, qe thote Pasurite i
kam dhurate nga babai (karrociere ose kooperativist ) ,nga motra,vllaj apo miqte
Ktyre duhej ti grrisej menjihere Diploma e procedohen,se jo vetem genjejne me pafytyresi ,❓❓❓❓❓❓❓
por kane nji Karaktere krimineli-hajduti-te pandereshmi, qe Nuk e suporotojne kurr te Verteten ❗❗❗❗❗❗❗❗❗
Atehere kush i lejon kto Mashtrues ne Drejtesi ❔
————-
Pra Mafia Politike-Drejtesi eshte Apokalipsi qe po zhduk Shqiperine tone .
Prandaj duhet Reagim i forte.
E pat c’i ben Trump-it ne Amerike ❔✌
Ajo i behet edhe bandes se Lalzit ????
Nuk arrita ta lexoj deri ne fund se per zotin nuk pada qetesine e duhur.C’do dite na bombardoni me lajme te tilla,por çuditerisht,Zeni dhe kompania e tij jane po aty.Luli po aty,Rezart Taci nje nga hajnat me te medhenje ,dihet boteridht ku eshte,dhe shjjon parane e vjedhur pa i hyre asnje gjemb.Kush ka vjedhu ne permasa te tilla,duhet te kete nurgim te perjetshem,sekuestri te te gjitha pasurive,per ndryshe,vetem sa na i prishnj gjakun vetem me lajme.Te gjithe i dine kush jane hajnat dhe asgje nuk behet.
Dhe meae cudia me e madhe nuk zgjat me shume se tre dite , Rama filloi te hapte gropa me te medha.
Nje kafe vjeter thot pordh me mece ,po ju si qeverri ca ber o legena vetem I that zotrinj demokracis keni vjedhur pak si shum por mos e beni me se e kemi radhen ne ,mut nga te gjitha ant duhet vetem bojkoti total I ktyre partive ose ndryshe nuk ka drejtsi e shtet per kto horta nga te dyja ant
Dengla te Brahos, te gjitha. Ku e ka canten e zeze. Sa turp, kjo monser qe vete shoket e tij socialist e quajne keshtu. Si rezultat i tere ketyij korrupsioni, ai ka hotele me 5 yje dhe shumica e popullit te varfer. meriton te futet ne listen e pambrojtur te PS ne zgjedhjet e 25 prillit. Do te shohe se sa e duan durrsaket. lerini denglatt me Kristaq R$ama. Me djalin e halles te pushkatuar nga komunistet ne 1946, ariti te shkoje per studime me Leningrad te Rusise. Dengla Braho, dengla. Le Meten dhe u hodhe te Rama. Hahaha c fare burri i felliqur. S ka c i duhet Durrisit pllaka perkujtimore e nje agjenti rus si Kristaqi. Hape canten e zeze o pusht bir pushti qe s te do askush.Mjafte o Mero me kete perbindesh.
Po ku ka me pidh robsh se baba Taku. Ka denuar me vdekje njerez se kan qen kunder sistemit. E ka dredh sa her ku ka patur interes, tani po na e nxirrni njeri te mir dhe me vlera.
Kjo eshte vertete per te thene O ZOT O ZOT.
Po mire mer milet ,a nuk ka zoti kryeminister i Brahos 8 vjet qe qeveris ,dhe nuk u fol me kurre per kto AFERA ??!! Lere pastaj ndonje denoncim apo zoti na ruajte hetim se per denim as qe mund te mendohet ??.
Jane vene ne gare jashteqitjet komuniste se kush te genjeje e shpifi me shume duke i bere fore Udheheqesit ,por deri sa ka lope qe ushqehen me to bravo ju qofte .
Bobobob….Spartak Braho qenka me bythelepires nga c´mendoja.
Rama hoqi Shkelqim Canin ne vend qe te denonconte vjedhjet dhe ne fund propozoi Llallen per ambasador.
Pullumb KULLA mos vcdeksh kurrë .
A doni më për Behlulin
Po mire more Braho , perralla do na tregosh ti ? Pse nuk i çon ato shifra ne S.P.A.K , tashtisa kan ne dore Ish prokurorin e pergjithshem se pastaj do ta nxjerrin te pafajshem se do bejne sikur nuk kan qene ketu dhe do thone nuk kishim pse ta denoshim se nuk kishim dokumenta qe vertetonim vjedhjet e medha qe jane bere nga qeveria e P.D se me , L.S.I. ne .
Ky Taku eshte ai qe u fut naten si hajdut tek zyra e tatimeve dhe mori nje sere te dhenash “interesante” Ky per vete duhej te ishte ne burg e jo te shiste akoma dengla neper media.
Dhe Rama per te ndrequr punet ia besoi se pari Kocos e me pas Besos Albpetrolin. o pika qe nuk u bie se nuk i late gje pa vjedhur ketij vendi.
NJE KAMBANE ALARMI DHE DENONCIM MADHOR PER SPAK!
Por vetem maja e Ajzbergut…
A MUND TU BESOHET ME QEVERISJA KETYRE KRYEBANDITEVE!?
– SaLikevirusi- rreziku dhe kercenimi me i madh ndaj Shqiperise …
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Krimi me i rende i komunizmit kudo ne Bote ka qene lufta e klasave, virusi me i keq i cdo diktature.
Fatkeqesisht kjo dukuri e mendesi vazhdon edhe sot nga opozita berishiste.
Salí Berisha dhe “banda e tij e gangstereve “ eshte virusi me i rrezikshem i Shqiperise me historine e saj.
Pse !?
Deri edhe fabrikat, pemtoret, diplomat nga universitetet me te mira ne bote u shpallen komuniste nga antikomunistet antikomuniste qe deri edhe breket e grave e te tyre ishin dhe vazhdojne te prodhohen ne Kinen komuniste!
Nuk po flas per I-phonet, I-Podet, laptopet, kompjuterat …. e prodhuara atje ….
“ Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist” eshte shprehja lapidare e disidenti antikomunist Vaclav Havel.
A nuk ishin pikerisht komunistet antikomuniste Sali Berisha, Gramoz Pashko… qe hodhen parullen rrenimtare te “ Kuotes Zero” te “ Cekut te Bardhe”, qe filluan Plep-izimin, Vitrinazi-min, “ Kristal”-izimin qe ishin tre hapat e pare te shterrenimit antishqiptar qe u pasuan edhe nga mbi 13 shtet- zhberje e Shqiperi- rrenime te tjera.
A nuk ishin ata Dr. Profesore te specializuar edhe ne Perendim qe Piramidizuan mbare Shqiperine duke e kthyer ne nje megakazino ku “ parate e pastra si Kristali” te shqiptareve deri edhe ne Alaska e Zelanden e Re… u futen me piramidat serbo- berishiane qe shkaktuan mbi 10 000 viktima prej te cileve 4000 te vrare dhe vetem nderhyrja e forcave Perendimore te udhehequra nga SHBA – Ora Mitike e shqiptareve si popull e si komb e shpetuan Shqiperine nga rrenimi total dhe cliruan e pavaresuan Kosoven!?
Asnje agresor e pushtues i huaj, as Gengizkhani- Chinchizkhani e as Sllobodan Rankovic – Pashici nuk ja bene Shqiperise e shqiptareve ate qe ia beri kjo “ Bande Gangsteresh” per 15 vjet SaLikekraci.
E kane fytyre te japin receta 24 karat “ Ceku i Bardhe” per te perballuar pandemine qe po trondite mbare Boten – Coronovirusin sikur Edi Rama e qeveria e tij te jete nje fabrike parash kur e gjithe Bota eshte ne karantine.
E lane Shqiperine troke, rrase ne Diell sic themi ne tropojanet, dhe te pafytyret kane fytyre te rekomandojne mospagimin faturave te energjise elektrike, te ujit por “ sa te jete Lala Gjoni hani pini dhe kendoni “
E dyfishuan borxhin e jashtem me megakusarine 600 milione euro dhe te “ Autostrades se Kusarise se Kombit”, 650 milione euro te CEZ-it, 860 milione euro borxhe publike Ndaj bizneseve te medha e te vogla ne kohe paqeje e jo ne kohe lufte e lehin dite nate e nate e dite si qene te terbuar per te hapur thesin magjik te qeverise Rama per ti superpaguar edhe te papunet!?
Sali Berisha Ilir Meta e qeveria e tyre e lane arken e Emergjencave natyrore Kombetare me 4400 dollare gjithsejt ne shtatorin e vitit 2013 dhe sot ulurasin si ujqer te uritur te “ skenarit ogurzi grek” per te detyruar Edi Ramen ne kohe pandemie e lufte mbareboterore kunder COVID-19-es ta beje detin kos.
Jo vetem ata por edhe “ Banda e Gangstereve” mediatike te tyre u entusiazmuan deri ne orgazme ekstazike per gjobitjen e shtetit shqiptar nga nje mashtrues e spekullator i sponsorizuar prej tyre si Mafiozi nderkombetar Beketi dhe nje gjykate po aq mafioze nderkombetare prej se ciles jane larguar shtete me mbi gjysmen e popullsise se Botes si India, Kina… qe as e njohin fare, sikur ato para te ishin te Edi Rames dhe jo mundi e djersa, taksat e gjaku I popullit e shtetit te tyre qe e rrenuan e zhbene mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci!!?
A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise ketyre kryegangstereve e kryebanditeve te sterkorruptuar!?
Ndaj vigjilence, syceltesi kenges se ketyre Sirenave thellesisht e thelbesisht antishqiptare e antikombetare ne keto kohe kolere e lufte globale!
Tu besosh atyre qeverisjen e Shqiperise edhe nje here tjeter eshte jo vetem marrezi e cmenduri, por edhe vetvrasje masive per shqiptaret si popull e si komb dhe per Shqiperine si shtet !
SaLikevirusi eshte rreziku dhe kercenimi me i madh Shqiperise, qe e vodhen dhe e dogjen, e rrenuan dhe e shkaterruan, qe e vrane dhe e shiten qe e zhbene e graviten si shtet mbi 15 here me 15 vjet SaLikekraci !
From: Alban Dega
Date: July 9, 2017 at 1:44:43 PM EDT
A MUND TI BESOHET KENGES SE KETYRE SIRENAVE !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork.
Burgosen e lincuan, torturuan e sakatuan gazetare e botues, redaktore e kryeredaktore gazetash e televizionesh ….
1-Torturan e masakruan gazetare te shtypit te lire dhe te pavarur “per nxjerrje sekreti ushtarak”
2- Ekzekutuan pa gjyq e goditen per vdekje me shufra hekuri artiste ne mes te Tiranes
3-Gjakosen gazetare shqiptare e te huaj, deputete e deputete… ne mes te Tiranes me 28 maj 1996 dy dite mbas vjedhjes me thase te votave te 26 majit…
4- Bene shkrumb e hi redaksi gazetash ne mes te Tiranes…
5- Plagosen gazetare edhe te televizionit te tyre Klan dhe sperkaten fokusin e aparatit fotografik e rrobat e Fatos Mahmutajt me copat e trurit te Hekuran Dedes…
6-Akuzuan per “ grusht shteti” pese gazetaret elitare te medias se lire e te pavarur shqiptare me 21 janar 2011 … vetem sepse nuk u dolen ne vijen e zjarit dhe shenjestrave te zjartit, ne flurudhen e 4000 plumbave luftarake te Ndre Prendave e Saleh Milloshevic Putinit ….
7- Vodhen votat dhe zgjodhen kryetarin de jure te kryetarit de facto dhe pronarit te PD- se, Saleh Karaxhicit, Lulush Karabushit jo nje por dy here : ne korrik 2017 dhe nentor 2018 kur kamikaze te Salehut u filmuan me kamera duke votuar deri ne 5 here per Lulezim Bashen.
E kane fytyre te flasin per mbrojtjen e votes se lire te shqiptareve e ndershmerine e tyre elektorale kur vjedhin edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike… kur vjedhin edhe shtepine e vet politike!?
E kane fytyre e letyre te flasin per shantazh e kercenim kunder medias qe vjedh e shet sekrete ligjore, prish hetime ne proces ne bashkepunim me nje aventurier te deshtuar gjerman qe leh me gjuhen e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninit , Lulush Karabush Megakusar Kombit, Basir Gebels Collakut, Enkeled Alibe Himlerit dhe Partise Multibabale kunder qeverise dhe kryeministrit te zgjedhur ne menyre demokratike…
E kane fytyre te kerkojne votat e shqiptareve dhe te bejne protektorin e se drejtes se votes dhe lirise se shtypit !?
Zot ruajna mendte e krese !?
Kesaj Kenge Sirenash i thone hic me pak e hic me shume se :
SALI … LUL I NENES
KE TE QAJE ME PARE !?
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Sali .. Lul i nenes
Ke te qaj me pare
Mehdi Xen Gerdecin !?
A cadren e care!?
Mushamaja grisur
I kercasin trare
Themelet i tunden
Mbi gjak te pathare!
Kulmin ne Gerdec
Rrenjet 21 janar !
Like Mona Cizmen
Kishin nismetare
Me bllokun ne dore.
Me Lalezin fanare
Banda ne panik
Duart me gjak lare
Zeri u eshte cjerre
Mbi te hapur varre!
Kurre nuk ka mbetur
Gjak i dlire pa marre!
Ameriken kunder
E Evropen mbare
Nuk po u ngelet
askush per ti qare !
Ligji dhe drejtesia
Ne pranga kur tu marre.
Cadra juaj e krimit
Po u behet varre
Mbi gjak te pathare.
Kur tu marri zvarre!
From: Alban Dega
Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT
cfar po thoni more ju kan humb po ne na kane vjedh shtepine dhe pasurine dhe hajdutet verdalltjy bo palle .mendojme qe librat kush eshte ne te vertet shkrimtar i vertet ka vlera te shkelqyme .