"Sa të flak pak plehrat dhe erdha": 'Profesori' qendron 14 ditë në hotelin më të shtrenjtë të Tiranës bashkë me 'motrën', por ikën pa paguar

8 Janar 2021, 11:10Politika TEMA

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues.

Një çift ka përvetësuar shërbim ekstra, netë në dhomën më të mirë të një hoteli në Tiranë dhe pa paguar asgjë, ia ka mbathur.

E për t’i zbuluar se cilët janë, policia është vënë në kërkim të tyre, mbasi ka parë e stërparë kamerat e sigurisë.

Burime të policisë i thanë gazetës “Si” se agjentët u angazhuan pas kallëzimit të menaxherit të një hoteli që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha”, pranë ish-Bllokut në Tiranë.

Çifti është prezantuar si motër e vëlla, por vetëm njëri prej tyre kishte dokumente identifikimi. Gruaja kishte thënë se i kishte harruar në shtëpi. Burri tha se ishte profesor i njohur.

Kaq ka mjaftuar që recepsionisti t’i regjistrojë në dhomën më të mirë për klientë të privilegjuar. Denoncuesi E.N kujton se si u mashtrua ai dhe stafi që u shërbeu për ditë të tëra.

“Pretenduan se ishin motër e vëlla, bënë pronotimin për vetëm dy netë. Bënë pagesën për një natë dhe zgjodhën dhomën numër 104.

Pasi fjetën atë natë, paguan edhe natën tjetër dhe kështu vazhduan për katër net me radhë. Ata i paguan lekët për çdo natë që flinin”.

Por pagesën e fundit e kanë kryer pas natës së katërt dhe këtu kanë nisur mashtrimin me stafin dhe hotelin.

“Shuma totale që paguan ishte 160 euro, pasi një natë ishte 40 euro.

Më pas qëndruan qëndruan në hotel 14 ditë pa paguar asnjë lek”, thotë menaxheri në polici

Por si u arratisën klientët në hotelin pranë zonës së ish-Bllokut.

Denoncuesi i thotë policisë fjalë për fjalë se si ata aktruan me stafin në fund të 14 netëve qëndrimi falas.

“Ai pretendonte dhe hiqej si pedagog i njohur, gruaja që ishte me të sillej si administratore e një firme maqedonase.

Mbasi po vononin pagesën mora takim me këta persona.

Shtetasi B. u shpreh se nuk kishte për momentin para dhe të dy u shprehën se nuk kishin marrë rrogën dhe duhet të prisja për të më likujduar.

Ne ishim të vëmendshëm ndaj tyre dhe shikonim se ku po shkonin.

Por në orët e para të mëngjesit, femra ka dalë nga dera e pasme, takoi kolegen time E.K. dhe i tha po “shkoj pak në Bashki”.

Në të njëjtën kohë nga hyrja kryesore doli edhe profesori, ai kishte një qese të madhe në ngjyrë të zezë në dorë, ishte qese plehrash, pohoi – po hedh pak plehrat”.

Kamarierët që më pas u pyetën nga policia dhe që janë personat që e takuan të fundit profesorin, kujtojnë se e përshëndetën klientin e kujdesshëm ndaj pastërtisë, por vunë re se ai u vonua ndonëse koshi i plehrave ishte pranë hotelit.

“Kolegia ime E.K. nxitoi për në dhomën e tyre, e hapi dhe pa që ata i kishin marrë të gjitha sendet personale.

Ne njoftuam në telefon policinë, sepse ata kishin ikur pa paguar”, thotë menaxheri.

Por sipas burimeve të gazetës “Si” ndërsa agjentët janë vënë në lëvizje duke këqyryr kamera e duke kërkuar gjurmë të çiftit të çuditshëm, ata janë rishfaqur.

“E para shkoi gruaja në hotel. Ajo që hiqej se quhej L. Më pas edhe profesori që pretendon se është i vëllai.

Të dy ata këmbëngulin që nuk kanë mashtruar dhe që nuk janë arratisur nga hoteli, por se kishin disa punë urgjente dhe nuk kishin para”, shprehet burimi i policisë.

Denoncuesi ka dhënë detaje të tjera shtesë në polici duke këmbëngulur se ndërsa klientët e çuditshëm e kanë qetësuar se do t’ia paguajnë detyrimim, nuhatja i thotë që ai është mashtruar dhe për këtë arsye kërkon penalizimin e çiftit.

Burime nga policia të gazetës “Si” shprehen se nuk është hera e parë që dëgjojnë histori të tilla.

“Ne kemi patur denoncim nga një pronar në zonën e Freskut, ku çifti natën e dytë të qëndrimit doli nga dritarja, nuk e dimë se si ata kanë zbritur, por u arratisën për të mos paguar një vlerë prej vetëm 2500 lekë”, thotë një efektiv i policisë që ka administruar kallëzimin sipas qëndrimit të menaxherit për vjedhje.

9 komente në ““Sa të flak pak plehrat dhe erdha”: ‘Profesori’ qendron 14 ditë në hotelin më të shtrenjtë të Tiranës bashkë me ‘motrën’, por ikën pa paguar”

  1. Kozmo says:

    BUDALLALLIKU NE SHQIPERI ESHTE ME
    TONELATA. ?

  2. Floriri says:

    Po çfarë flisni ore jeni në rregull. 40 euro nata dhe është hotel lluksoz. Këta janë hotele langaraqe që safrojne as mëngjesin vetëm ca therrime. Lajm leshi per Salen.

  3. Sillo says:

    Kesaj i thone tja fusesh vetes bam… Ore trushkulur gazetkar hoteli me i shtrenjte i Tiranes sipas zotrote e paska 40 EUR naten?! Late nam me keto lajme bythe dhe tituj kot per kot. Autori te nderroje zanatin se nuk eshte per kete pune.

  4. jaku says:

    Hotel prostitutash, regulli nr. 1 ne cdo hotel eshte regjistrimi me karte identiteti vetem kur shkon me prostituta menaxheret nuk kemengulin. Policia nuk duhet te meret fare me kete ceshtje le ti paguaj menaxheri qe shkel regullat.

  5. Laberia ime says:

    “Lluksoz” 40€ , ahahahah. A ja dhjefshi me mut qeni ju me gjithe hotelin “lluksoz”

  6. Tony says:

    Ne 2012 une kam qendruar tek Sheratoni per 5 dite dhe kam paguar $250 nata. Po ta kisha bere rezervimin nje muaj perpsra ishte $80 nata. Rogneri e kishte $100 nata por nuk kishte vende. Cmimet variojne nga sezoni dhe kapaciteti. Mos i bini kot ne qafe gazrtareve .

  7. toni says:

    idiot staff ,merri more dokumentin kur bejne check in .
    pastaj marrin policine ne tel ????

    Hotel Hermes eshte gjithsesi ….

    1. titi says:

      kur ben check-in merret kredi carta dhe costumeri eshte pergjegjes jo vetem per netet qe ka fjetur por dhe cdo gje qe eshte demturar ose vjedhur nga inventari i dhomes, policia mund te thirret vetem nqs ka akte dhune ose krim por nuk mund te mbuloje dobesite e manenxhimit te nje biznesi.
      Nqs nuk ka credit card ate here hotel duhesh te parapaguej me cash.

  8. HOTELISTI says:

    Po cfare jane keto histori laq naive ? Si ka mundesi qe pagesa nuk behet perpara se ata te hyjne ne dhoma? Cfare jane keto preocedura per te per te hyre ne dhome ne Hotele? Si nuk kontrollohen mjetet e identifikimit Passaporta? Karta e Identitetit? Regjistrimi i klientit behet me procedimin e dokumentave te identifikimit ? Hotelet duhet te kene lidhje me Policine ne rast dyshimi ?

    Pse nuk nxirni mesime? Pse nuk ndryshoni procedimin e pranimit ?
    Cifti paska qene me i zgjuar se Hotelistet dhe per kete duhet “te falenderohen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje