Ish-trajneri i Tiranës Ndubuisi Egbo ka zbuluar ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës me ekipin kombëtar të Nigerisë, në një intervist për mediat e vendit të tij.
Egbo e bëri Afrikën krenare kur udhëhoqi Tiranën për të fituar kampionatin shqiptar në sezonin 2019-20 dhe gjithashtu i kualifikoi ata në kualifikueset e Champions League, duke u bërë trajneri i parë afrikan që e bëri këtë në Evropë.
Egbo, i cili aktualisht është pa punë, tani ka shprehur gatishmërinë e tij për të trainuar Super Eagles kur të krijohet mundësia dhe ka vendosur objektivin e tij për të fituar kupën e botës.
“Siç e kam thënë në shumë intervista, është si një shërbim ushtarak që e bën për vendin tënd. Kur të thërasin të drejtosh vendin tënd, un kurr sdo e refuzoja këtë zgjedhje, përveç nëse unë jam në një kontratë me një ekip tjetër dhe është e vështirë të largohem nga atje, “tha Egbo për “Punch”.
“Unë jam gjithmonë i hapur për të ndihmuar vendin tim, sepse unë jam një ëndërrimtar dhe gjithmonë dua të arrij diçka për të përmbushur ato ëndrra që kam pasur.
“Unë gjithmonë mbaj mend atë që Pele tha se ai ëndërronte që një ditë një vend afrikan do të fitonte Kupën e Botës. Unë po shoh Nigerinë që fiton Kupën e Botës.
“Kjo është një nga ëndrrat që dua të arrij për kontinentin tim. Në çdo kohë më thërrasin, e kam akoma në kokën time që nëse më jepet mundësia do të bëj maksimumin tim jo vetëm për ta bërë futbollin nigerian por futbollin afrikan të ecë përpara.
“Ashtu si po bën Pitso Mosimane nga Afrika e Jugut, ai fitoi me Sundowns dhe më pas shkoi në Egjipt dhe fitoi Ligën e Kampionëve Caf (Chempionsi afrikës) me Al Ahly.
“Këto janë gjërat që ne duhet të bëjmë për të ngritur futbollin afrikan. Al Ahly është klubi i shekullit në të gjithë botën dhe kjo është diçka që vjen nga Afrika. Unë kam fituar një trofe në një kontinent, pse të mos fitoj Kupën e Botës ose të paktën të dal në finale para së gjithash”, përfundon Egbo.
Spermatozoid Afrika që ka fluturuar deri te ne. S’ka asnjë shqiptar në kontinentin e Afrikës, dhe mbretin e vetshpallur Leka Zogun e dëbuan.
Teheronas hesapi….kar me zile!
…fluturon me presh ne byth.
Per ca komentues lart nuk lejohet me pas endrra. Endrra e tyre e vetme eshte te prishen naten si dikur ne moshen 14 vjec.