Ndahet nga jeta Ilir Mataj, ish- ministër i Transporteve të Shqipërisë

9 Janar 2021, 19:07Kronika TEMA
Ndahet nga jeta Ilir Mataj, ish- ministër i Transporteve të

 

 

Ilir Mataj, ish- ministër i Transporteve të Shqipërisë dhe prej më se 20 vitesh drejtor i ANALTIR, zyrës përfaqësuese të transportit ndërkombëtar në Shqipëri, është ndarë sot në mëngjes nga jeta.

Mataj ishte prekur prej një muaji nga COVID-19. Epidemia i shkaktoi probleme në shëndetin e tij dhe ju desh të rikthehej në spital për të përballuar efektet anësore, por nuk ja doli dot.

Ilir Mata ishte një nga specialistët e transportit rrugor në Shqipëri kur në qeverinë teknike të vitit 1991 me kryeministër Vilson Ahmeti u bë ministër Transporti.

Ai më pas vazhdoi të udhëheq zyrën shqiptar të Transportit Internacional Rrugor në Shqipëri të quajtur ANALTIR.

 

6 komente në “Ndahet nga jeta Ilir Mataj, ish- ministër i Transporteve të Shqipërisë”

  1. specialisti says:

    Iku edhe nje njeri i mrekullueshem.
    Specialist i vjeter transporti.
    Punoi ne Parkun e Kukesit dhe nga viti 1980 punoi ne Ministrine e Transportit, specialist, shef,drejtor, drejtor i pergjithshem, zevendes minister e Minister ne Qeverine e Vilson Ahmetaj
    Qe nga viti 1992 e ne vazhdim,president i shoqates ANALTIR.
    Pune kryer e fjale pak e sakt.
    Familjes ngushellime.
    Shoqeria humbi nje njeri te mire.

  2. Bureto says:

    Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!

  3. Pajtim Çobani says:

    Covidi i pamëshirshëm krahas mijrave, nuk e kurseu dhe Ilirin e mirë. I qoftë dhe i lehtë e u prehtë në paqe. Ngushëllime të sinqerta bashkëshorte Valit dhe vajzave. R.I.P!

  4. Agim Alikaj says:

    Qofte i kujtuar gjate Ilir Mata, nje nga specialistet e vjeter te transportit, njeriu qe nderohej e respektohej nga te gjithe per cilesite e larta njerezore qe mbarte ne personin e tij.
    Ngushellime familjes, gruas e vajzave per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte!

  5. Vilson Ahmeti says:

    Ike shpejte miku im. Ngushellime familjes. Gjithmon do te kujtohesh o njeri i mire. Ke qene nje bashkepunetor i vyer….vilsoni

  6. Leonard Zissi says:

    Ndarja nga jeta e Ilir Matës më hidhëroi shumë. Me të kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë në Ministrinë e Transporteve dhe në Shoqatën ANALTIR. Ishte Njeri shumë korrekt, punëtor, i sjellshëm, i respektueshëm dhe kompetent.Veçanërisht dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e transportit ndërkombëtar rrugor automobillistik, duke qënë për një kohë të gjatë Kryetar i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugorë të Shqipërisë ANALTIR.
    I shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes së Tij, Valit dhe gjithë Familjes për këtë humbje të rëndë dhe të pazëvëdësueshme.
    U prehtë në paqe dhe në Parajsë shpirtii tij i ndritur.
    Leonard Zissi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje