Rasti i kultivimit të kanabisit në Skrapar nuk është i pari që oficerët e policisë bashkëpunojnë me trafikantët. Edhe në operacionin e zhvilluar në Vlorë në muajin Tetor 2020, rreth 26 oficerë dhe shefa policie rezultonin se kishin lejuar kultivimin e hashashit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në operacionet e drogës në Fushë-Krujë e Dukagjin, ku sërish persona në radhët e uniformave blu kanë bashkëpunuar për të lejuar kultivimin dhe trafikimin e bimës narkotike.
Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, përgjatë vitit 2020 janë të paktën 280 oficerë policie të arrestuar ose proceduar, pasi akuzohen për vepra kriminale.
Kryesisht policët akuzohen për korrupsion, dekonspirim operacioni, apo bashkëpunim me grupe të caktuara për të lejuar kultivimin e drogës. Zakonisht oficerët e policisë marrin përsipër të bashkëpunojnë për të lejuar mbjelljen e fidanëve të kanabisit në zona të thella.
Sipas dosjeve të SPAK në të gjitha rastet, policët apo shefa të caktuar marrin përsipër të lajmërojnë kultivuesit në rastet kur bëhen operacione nga Policia e Shtetit në Tiranë.
Vetem ne Shkoder nuk asht asnji polic i korruptuem .
Ketij I thone shtet,jo shaka…..!!!!!!!?????
Po ku kemi shkolla dhe universitete ne.Te gjithe funsionaret e shkollave universiteteve marrin leke dhe ata oficera kane paguar rryshfete per te hyre ne shkollen e policise dhe rezultati dihet do dalin kriminela.Pedagoget pa perjashtim marrin kudo leke.Do paguash leke dhe per te hyre ne provim.Nuk kemi intelektuale si shtet.Ka marre fund gjdo gje.Duhet nisur ndertimi i shtetit nga e para njelloj si e mori Enveri nga zeroja ne 1944.
Nga gjithë ato 280 vetë , vetëm 2.8 ( jo 28 ) janë jasht radhëve të policisë . Të tjerët vazhdojnë punën dhe marrin rrogën aty .
Interesohuni po deshët . Të nxjerrio Min. Brendshme Listat djhe përbri borderotë . Atëhere flasim .
Ty akoma po ti hec rroga në polici atij që vrau atë djalin 25 vjeç në Laprakë duke i gjëmu për me i vonë gjobë .
A kena shtet, apo jo ?