VIDEO: Këmba mbi kokën e ndihmësit, Ibra “show” në nxehje

10 Janar 2021, 10:53Sport TEMA

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u rikthye ditën e djeshme në fushë pasi gati dy muaj mungesë.

Suedezi nuk luante që nga sfida kundër Napolit, por mesa duket tashmë duket se është sërish në formën e tij më të mirë.

Trajneri Pioli e hodhi në fushë në minutën e 85-të të takimit dhe me shumë mundësi ndeshjen tjetër ai do ta fillojë si titullar.

39-vjeçari tregoi dhe një herë se nuk është si të gjithë lojtarët e tjerë, pasi kamerat kapën një veprim që jo të gjithë mund ta bëjnë.

Gjatë kohës kur Ibra po zhvillonte nxehmjen para se të futej në lojë, ai shikohet teksa kalon këmbën e tij mbi kokën e trajnerit të fitnesit të Milanit.

Zlatan e bën dy herë këtë veprim dhe trajneri buzëqesh, edhe pse duket paska i frikësuar. Thjesht unik!

من إحماء زلاتان ?
pic.twitter.com/cVnPgvPKK8

— تركي (@zlatan_gh) January 9, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje