Frika e madhe nga “demoni” Donald Trump: Pse po kërkohet me patjetër shkarkimi i tij

13 Janar 2021, 11:43Bota TEMA

Përpjekja për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Donald Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin, ka bërë që liderja e shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të dilte me një deklaratë të frikshme.

Ajo i bëri thirrje lidershipit të Ushtrisë amerikane që të merrte masat e nevojshme për të parandaluar përpjekjen eventuale të komandantit suprem amerikan për të urdhëruar ndonjë sulm bërthamor.

I pyetur nga “Stratcom” nëse do të zbatonte urdhrin eventual të presidentit, admirali Charles Richard ka thënë se “do të zbatonte çfarëdo urdhri legal që i jepet”.

Këshilltarët ushtarakë të presidentit gjatë gjithë kohës mbajnë valixhen me kodet e armëve bërthamore.

Kjo i mundëson presidentit që të urdhërojë një sulm të shpejt atomik, i verifikuar nga një kartë identifikimi që mbahet nga Shtëpia e Bardhë, që konfirmon para zyrtarëve të Pentagonit se sulmi është legjitim.

Presidentit mund t’i mjaftojnë vetëm disa minuta për të vendosur nëse dëshiron të sulmojë.

Raketat bërthamore me bazë tokësore mund të lëshohen brenda dy minutash pas urdhrit të menjëhershëm nga presidenti amerikan, ndërsa raketat nëndetare mund të lëshohen brenda pesëmbëdhjetë minutash.

Megjithatë, nuk dihet nga vjen kjo frikë e madhe e demokratëve, për një sulm të mundshëm bërthamorë nga Donald Trump, pasi nuk ka asnjë arsye për një veprim të tillë.

Aq më tepër që vetë Donald Trump nuk ka dhënë ndonjë sinjal për ndonjë veprim të tillë, pasi ai gjithë betejën e tij e ka brenda vendit, pra me demokratët dhe Joe Biden, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë sens të ekzistojë frika për ndonjë sulm të mundshëm bërthamor.

Vetëm nëse demokratët mendojnë se ai do të sulmojë Amerikën me armatimin bërthamor, por kjo është një marrëzi që as mund të mendohet, pasi Trump do të godiste njerëzit e vet.

E gjithë kjo “frikë” dhe kjo zhurmë, në fakt duket se bëhet për të demonizuar Donald Trump, i cili është vënë në qendër të një sulmi të gjithanshëm, nga demokratët, tek mediet sociale, e deri tek artistët e shumtë, të cilët kanë qenë të gjithë në bllok kundër tij.

Demokratët i tremben trazirave që mund të pengojnë inagurimin e Joe Biden si president, ndaj dhe duan me çdo kusht që deri më 20 janar, Donald Trump të shkarkohet.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ndërkohë votoi pro kërkesës së Nency Pelosit dhe tashmë kërkojnë zyrtarisht shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Pas votimit, demokratët i kanë kërkuar nënpresidentit Mike Pence që të fillojë procedurat e shkarkimit të Trump, duke futur në fuqi amendamentin e 25-të të Kushtetutës të SHBA.

Por edhe pse Pence tashmë ka një kërkesë zyrtare për shkarkimin e presidentit, ai është shprehur se nuk do të ndërmarrë një nismë të tillë.

Sipas procedurave për të vijuar me procedurat e shkarkimit të Donald Trump, duhet që Pence dhe një shumicë e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë të deklarojnë se nuk presidenti është në gjendje të kryejë detyrat e tij.

Tashmë Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për fajësimin e Trump me akuzat se ai nxiti një kryengritje kundër qeverisë së SHBA.

(TemA)

17 komente në “Frika e madhe nga “demoni” Donald Trump: Pse po kërkohet me patjetër shkarkimi i tij”

  1. L says:

    Demokratet vec luft duan se u sherbejn industris se luftes e gazit.
    Per her te par me trumpin,amerika shihej si pqqedashese.
    Do vij bideja dhe qamile haleja ta bejn boten lemsh prape.
    Sidomos kjo kurva plake esht me shkerdhata she ai.mafiozi I new yorkut Cuomo .
    Ktu do.jemi e do shohim

    1. Punetori says:

      Ik or L`oqe laj ndonje pjate se nuk ngeli Amerika per opinionet e tua.

      1. L says:

        Punetor shko ngarko kamionin,leji pjatat e Mia.oqja t hyft ne bithe.
        Se kuptoj se kush t foli Ty qe hidhesh perpjet.

  2. Kevin says:

    Trump ka mbeshtetjen è popullit amerikan.
    Ata qe è quajn veten elit vodhen demokracin dhe shkaktuan luftra gjithandej.

    1. Mos u merzit says:

      Kevin,
      Nga qe Trump thote u vodhen zgjedhjet nuk do te thote qe eshte e vertete. Demokracia amerikane e mbeshtetur nga kushtetuta kane mbi 200 vjet qe funksionon, dhe tani meqenese nje genjeshtar patollogjik dhe partizan i budallalleqeve konspirative thote qe zgjedhjet u vodhen nuk do te thote qe ndodhi me te vertete. Institucionet legale amerikane (qe mund te mos jene te persosura) vertetuan te kunderten e asaj endrre te Trump. Fatkeqesisht ka shume qe besojne nje tjeter realitet si pershembull: Bota na u kontrolloka nga sekt kabalesh qe abuzojne me femijet dhe i hane ata femijet. Idiotizem te tille se kisha besuar ta jetoja. Mirpo, Kete e besojne jo pak. Trump e shfrytezoi kete per interesat e tij. Ata besojne se Trump eshte krishti i tyre. Mirpo, Trump asnjehere nuk menduar per te miren e ndonje tjetri pervec vehtes.

  3. ?kembe ziu says:

    Pentagoni ja tha hapur kesaj kukumjaçkes , qe komandanti i ushtris Amerikane deri ne 20 janar,eshte D.Trapm, hidhuni dhe perdridhuni ne kongres sa te doni , kjo nuk ndryshon.

    1. Leksi says:

      E pavertete! Pentagoni tha se zbaton vetem urdhrat e ligjshem. Trump kryen vetem shkelje ligji qe prej 3 Nentorit. Prandaj Pentagoni ka dislokuar trupa te Gardes Kombetare brenda dhe jashte Kongresit, qe ta mbrojne nga ndonje sulm « patriotik » Rus e padyshim te paligjshem, nderkohe qe Kongresi voton demokratikisht fajsimin penal te ishPresidentit tashme. Trump ishte nje aksident ne historine e demokracise amerikane.

  4. Gri says:

    Cfardo te ndodh, Amerika mbeetet udheheqese e Globit!
    Eshte zemra dhe shpresa per te ardhmen! I henjen mendja kinezeve, turqeve dhe Rusve!

  5. rexha 10 says:

    AMERIKA PO I RUHET ME SHUME THENIS SE NJE SHKENCETARI TE ARMES BERTHAMORE KU THOSHTE SE :SHPRESOJME QE KETA ARME BERTHAMORE MOSE TE BIEN NE DORE TE NJE TERRORRISTI..SE KESHTU I BIE QE PRESIDENTI I AMERIKES NUKE U ZGJODHE ME VOTAT E POPULLIT AMERIKAN ,PORE ME VOTAT E FALLSIFIKUARA NGA RUSET.

  6. Piro says:

    Nje qeveri qe trembet nga revolta popullore nuk eshte qeveri e popullit por e miliardereve te Wall-street-it.
    Sa gjeniale kane qene eterit themelues (founding fathers) te Shteteve te Bashkuara kur Deklaraten e te Drejtave (Bill of Rights) te ketij vendi te fuqishem e dinamik.
    Ata shtuan ne kushtetute nje amendament qe u garanton qytetareve te drejten te mbajne arme dhe te organizojne milici lokale duke pasur parasysh qe CDO QEVERI mund te shkele te drejtat e te beje padrejtesi mbi ta. Amendamenti i famshem thote: “A well regulated Militia, being necessary to the security of a free State, the right of the people to keep and bear Arms, shall not be infringed”
    “A well regulated Militia, being necessary to the security of a free State, the right of the people to keep and bear Arms, shall not be infringed” ( (Nje milici e regulluar mire, duke qene e domosdoshme per sigurine e nje Shteti te lire kerkon qe te mos cenoet e drejta e popullit per te mbajtur arme).
    Perse trembet qeveria amerikane nga keto milici qe themelueset e Amerikes i konsideruan garanci per lirine e shtetit te tyre?

    1. Vishja kot says:

      E thua mire, por milicia nuk eshte garantuese e kushtetutes. Jane institucionet e tjera: parlamenti, presidenti, gjykata, policia, ushtria. Nuk mundet qe nje milici (nese e quajme milici ate qe dhunoi senatin)
      e nxitur nga genjeshtrat te mbaje rendin. Amerika nuk ka nevoje per milice civile te veshur si vikinge apo mbuluar me flamurin shqiptar.

    2. ***** says:

      O Piro,
      O te keqen e mendjes ore Piro te falte Zoti ment e krys se na dhj*v* fare. Po pse o zemra sa here ti teket trapi ndonjerit ne te kundershtoj ligjet se ashtu ja do b*th* atij personi; do dal te citoj keto vjershat e tua per ti bere karshillek uniformave?
      Hahaha more Piro
      Lutem te mos jesh duke ndjekur ndonje shkolle per paralegal ose me keq ta kesh perunduar, por dyshoj. Me e shumta do kesh kopjuar ndonje paragraf nga keto websitet qe flasin per alienet reptile qe fshihen mbrapa henes.

      1. Piro says:

        O ti i motelit me 5 yje. .Pak etike ne te shkruar nuk do te te bente keq. Po ke ndonje argument qe ata e paten gabim mund t’i shkruash edhe Kongresit te SHBA qe ta heqe nga kushtetuta dhe nuk eshte cudi te te degjojne. Amerikane i respektojne njerezit e mencur se nuk i kane me shumice si ne.
        Une thjesht permenda ate qe kane thene e lene amanet themeluesit e ketij kombi te paarritshem dhe qe eshte ne themelin e sistemit amerikan dhe ende i padiskutueshem ne kushtetuten amerikane.
        Ti mund te kesh mendimin tend dhe ata mund ta kene pasur gabim kur thane se populli duhet te kete milicine e tij per t’u mbrojtur nga qeveria qe mundte tradhetoje interesat e tij the te atdheut. Kete te drejte amerikanet e kane ende te garantuar.
        A mund ta kene gabim?
        Mundet, por hajde mbushu menden amerikaneve se ti ma mbushe edhe fare pa ndonje argument.
        Keto nuk i them une sepse nuk e di veten aq te mencur qe tu jap mesime amerikaneve dhe te korrigjoj themeluesit e atij vendi.
        Ne te njejten kohe nuk mohoj se ne mund te kemi njerez me pese yjeme te mencur se Jeffersoni, Washingtoni,, Linkolni etj. dhe kjo me ben shume optimist perte ardhmen e Shqiperise.

  7. Theatre and drama says:

    Ju demot qe doni prova – ku jane provat per rusin?

  8. Vishja plot says:

    Une nuk jam analist por kur me duhet te gjykoje nje politikan nuk pres analizat e FOX ose CNN, por me mjafton te degjoje c’fare thone dhe c’fare mesazhi i percjellin publikut. USA si te jene demokratet ne fuqi apo republikanet nuk ndryshojne ne thelb ne politiken e jashtme. Po te shikojme historikisht nen parimin e instalimit te demokracise amerikane dhe supremacise ne bote, luftrat nuk jane shkaktuar vetem nga nje krah i politikes amerikane. Ketu eshte me vlere te kujtojme luftrat e fundit ne Afganistan apo Irak (ishin republikanet ne fuqi). Amerika eshte ajo qe eshte pikerisht nga ky parim. Trumpi eshte vecanti, qe mua personalisht me kujton Sali Berishen (perca dhe sundo, ec dhe shkaterro). Pervec nja dy arritjeve ne fushen e brendshme, qe une me shume ja dedikoj politikes se republikaneve, ne politiken e jashtme per mendimin tim, Trump eshte me shume se skandal. Racizmi ka egzistuar dhe do egzistoje ne Amerike. Trumpi e nxorri me shume ne pah. Trump nuk u mund nga Biden, por nga qe shumica e urrejne ne planin personal. Per fatin e tij te keq, ai e ekspozoi vehten shume ne TV, Twitter..

  9. jon says:

    Thjeshte lajm i rrem. Te tregoje se edhe ne ditet e fundit DT eshte i rrezikshem. Propagande e nivelit te ulet. DT eshte me plot llogjike dhe i shendetshem. Me dashuri per gjithe njerezit e botes. Sepse eshte me llogjike, i shendetshem dhe ka jetuar dhe jeton me punet e tij kejo e ben te pakorruptuar. Imagjino pastaj se numuri i njerezve qe shpresojne dhe besone te DT po shtohet ne gjithe boten. Ky eshte burimi i urrejtjes.

  10. Donald says:

    Quajeni si te doni presidentin Donald Trump
    ai eshte presidenti ligjitim deri ne 20 janar
    dhe ata qe i kane bere veto me debglat e tyre keto dite
    kane perballd te pakten 70 milion amerikane qe e jane votuar
    Do ti shikoni demokratet e bythes kur te fillojne luftrat e tyre clirimtare per te cliruar ndo je popull nga rregjimi
    udheheqsit “diktatoriale”
    Demokratet qe hiqen si mbrojtes te fjales te lire i hiqen te drejten e fjales ne media presidentit legjitim te usa
    Keta demokrate jane me te keqij se komunistet tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje