"S'dua një ’97 tjetër"! Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër

13 Janar 2021, 15:22Politika TEMA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka treguar alternativën që ka partia që ajo drejton për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë një interviste për “A2”, Topalli u shpreh ajo është kundër tre kryetarëve të koruptuar siç i quan ajo, duke treguar edhe kushtin e vetëm që ka për koalicion me PD.

Sipas Topallit, një bashkëpunim i tillë është i mundur vetëm nëse largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD.

E pyetur nëse ka një emër potencial për të zëvendësuar Bashën, Topalli tha se më shumë sesa një emër e rëndësishme është parimi që duhet të ketë një individ dhe të jetë i pakorruptuar.

“Ato kanë mundësi që të votojnë alternativat e tre personave!

Unë janë kundër të gjithëve sepse ata kanë pushtet, oligarki para dhe të gjitha.

Nëse shqiptarët janë të mërzitur dhe nuk gjejnë një dritë në fund të tunelit është të votojnë kundër tyre.

Unë nuk dua një ’97 tjetër. Unë po kritikoj lidershipin jo te demokrattët, as ata që besojnë tek sigla.

Unë jam demokrate. Me njerëzit që më rrethojnë nuk janë të gjithë demokrat por janë shqiptarë. Unë jam e gatshme të bashkoj votat me PD me një kusht, Lulzim Basha nuk do jetë kryeministër, të zgjidhet nje tjetër emër që të jetë i pakoruptuar.

Basha nuk e lëshon karigen sido që të vijë situata. Presioni i shqiptarëve mund të jetë shumë i fortë dhëe t’i japim një qeverisje ndryshe. Nuk kam emër po kam parim. Duket e thjeshtë por është e rëndësishme”, u shpreh Topalli.

5 komente në ““S’dua një ’97 tjetër”! Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër”

  1. MOS E PAFSHA MË NË PARLAMENT TOPALLIN, S’E NUK E NDAL DOT MALLKIMIN QË MË DEL NGA SHPIRTI . says:

    TOPALLI SË BASHKU ME BERISHËN, PËRÇARËSIT MË TË MËDHENJ TË POPULLIT.
    URRYEN DHE PËRBUZËN ELEKTORATIN E MAJTË, DHE ARRMIQËSUAN NJERËZIT ME BINDJE TË NDRYSHME .
    KURRË MË BERISHISTËT ME PUSHTET !
    KURRË MË , NJË EGËRSIRË SI TOPALLI NË KRYE TË KUVENDIT APO TË QEVERISJES!
    NJERËZ MOS U GINJENI !
    E BËN PËR EGO PERSONALE, PËR INATE , PËR PUSHTET E PARA , E JO PËR TË MIRËN TUAJ .

  2. Never to late says:

    Kapeni per zhelesh qiteni ne pension politil zonjen Orizi

  3. Zana says:

    Ju nuk doni një 97 tjetër por fillimisht duhet ti thoni popullit kush e bëri 97 dhe të kërkoni falje për çka ndodhi.

  4. Kim été says:

    Jozefina flet sikur opozita fitoj zgjedhjet,dhe jemi më 30 prill.

  5. Nik says:

    Ja dhe dhija e moderuar,kjo qè pèrdorte gjuhè kafshèsh mè parlament dhe nuk la vend nèbotè pa bredhur me lekèt e popullit.Pèrse nuk bredh G,Ruçi nèpèr botè siç bridhje ti?basha i korruptuar?Po ti moj dhi pa frena dore qè e ktheve ambasadèn e Parizit pèr dhèndrin tènd qè nuk kishte asnjè lidhje me dipllomacin?Ti dhe berisha jeni e keqja e PD sè

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje