Çfarë fshihet para pritjes madhështore nga Erdogan?! Rama: Është e çuditshme që më duhet të jap shpjegime. Po i konsolidojmë marrëdhëniet me Turqinë

14 Janar 2021, 23:00Politika TEMA

Analistët jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjerë në Rajon, e kanë komentuar së tepërmi vizitën e Ramës në Ankara dhe pritjen që i bëri atje presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

E pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si ka mundësi që është pritur në atë mënyrë nga Erdogani, Rama duke qeshur tha se protokolli ishte ndër më të lartët, por nuk ndihet se duhet të japë ai shpjegime për këtë, por vetëm tha se dy vendet kanë marrëdhënie strategjike dhe priten të konsolidohen.

Vasili: Si ka mundësi që ju kanë pritur me këtë ceremoni, me këtë protokoll kaq të veçantë?

Rama: Në fakt duke qenë se vizita ishte e jashtëzonshme dhe mbreslënëse pata mundsinë të mësoj që është një shkallë më e larta e protokollit që ka Presidenca e Turqisë, është një nder, një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Një shprehje miqësie dhe një shprehje që në këtë marrëdhënie strategjike që kemi ta çojmë përpara dhe ta konsolidojmë.

Vasili: Përveç marrëveshjeve që dimë, ka marrëveshje të tjera?

Rama: Nuk jam në kushte të justifikoj këtë pritje që demek fsheh pas një konspiracion apo marrëveshje të fshehta. Është një vlerësim i lartë dhe shprehje e konsiderate të lartë.

Marrëveshje të tjera nuk ka, vetëm ato që janë nënshkruar. Projekti më i rëndësishëm për mua është ai i ngritjes në një nivel qeveritar më të lartin të ministrave të shëndetësisë për problematikat dhe progresin e bërë në sistemin shëndetësor.

Vasili: Erdogan tha për spitalin e Fierit që do e mbarojë para zgjedhjeve, pse kjo deklaratë? Pse do ai që ju të fitoni zgjedhjet? Pse ju ka kaq xhan? Pse i jep kaq shumë miliona euro, ku e ka interesin?

Rama: Për këtë pyesni Erdoganin, jo mua.

1 komente në “Çfarë fshihet para pritjes madhështore nga Erdogan?! Rama: Është e çuditshme që më duhet të jap shpjegime. Po i konsolidojmë marrëdhëniet me Turqinë”

  1. 17nentori says:

    Keq te besh spital, keq mos te besh. Kur sben thone ku eshte qeveria, kur ben te pyet ku e ka interesin ai tjetri.
    Gazetaret tane jane debila.
    Mazallah se dine te shtrojne nje pyetje te hajrit, qe te informohet njeriu se si dhe ne cfare nivelesh do konsolidohen marredheniet dhe ta lene kreyministrin ta shpjegoje… por rrine hu me hu me pyetje rrugesh se si dhe qysh ai interesi Erdoganit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje