Doni të ndryshoni adresën e vendbanimit? Rama udhëzon qytetarët: Mund ta deklaroni në vetëm 3 minuta pa marrë rrugën për dokumenta

14 Janar 2021, 09:54Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në ‘Facebook’ një udhëzim për qytetarët të cilët kanë ndryshuar shtëpinë dhe duan të ndryshojnë dhe adresën e vendbanimit.

Kreu i qeverisë bën të ditur se ky ndryshim nuk kërkon më që njerëzit të shkojnë në sportelet e gjendjes civile për të bërë këtë ndryshim por mund ta kenë si shërbim në portalin e-albania.

Rama bën të ditur se ky shërbim mund të kryhet në vetëm 3 minuta me anë të telefonit apo kompjuterit.

‘MIRËMËNGJES dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumenta, ju uroj një ditë të mbarë’– shkruan Rama.

3 komente në “Doni të ndryshoni adresën e vendbanimit? Rama udhëzon qytetarët: Mund ta deklaroni në vetëm 3 minuta pa marrë rrugën për dokumenta”

  1. Kalec Dega says:

    jo mo se po talll bithen ti !
    =

    tani po thyen rekorde edhe per tellall..kriministri i vaksinave dhe cadrave….

  2. Saja says:

    E provova por nuk funksionon linku i adresarit te Ministrise se Brendshme.

  3. rexha 10 says:

    ATA NUKE PO KANE NJE SHTEPI PER TE FUTUR KOKEN ,JU PO I KERKONI SE SI TE NDRYSHOJNE ADRESEN ,APO REZIDENCEN.
    DREJTOHU VIPAVE DHE QEVERITAREVE QE KANE NGA 2__3 VILAJETE SI TE SULLTANIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje