Bizneset: Përjashtimi nga renta minerare ndihmon industrinë vendase

15 Janar 2021, 20:50Politika TEMA

Kthimi për rishqyrtim në kuvend nga ana e presidentit Ilir Meta, të ligjit për taksat kombëtare, i cili përjashton metalet e kromit dhe bakrit që përpunohen në vend për 3 vjet nga renta minerare, shihet nga prodhuesit vendas si një akt që po dëmton industrinë shqiptare.

Për ne çdo ditë që e vonon këtë lehtësi në kushtet e pandemisë ku ndodhemi është kosto dhe humbje kohe. Presidenti të konsultohej me ne”, thotë Arben Shkodra.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë është iniciatori i kësaj mase lehtësuese, ku përveç përjashtimit të kësaj industrie nga renta minerare ka kërkuar në maj edhe disa lehtësi të tjera të cilat nuk janë pranuar nga ekzekutivi.

Arben Shkodra thotë se në asnjë rast ligji nuk është klientelist, pasi stimulon rritjen e investimeve në industrinë vendase dhe punësimin, duke rritur vlerën e shitjes në tregjet jashtë të mineraleve të përpunuara.

“Nuk ka pse shitet për disa herë më pak, kur e përpunuar shitet jashtë me çmim më të shtrenjtë. Këtë të ardhur e përfiton industria vendase, vendet e punës në Shqipëri, dhe jo Kina apo shtete të tjera afër nesh që marrin pasurinë tonë, e përpunojnë dhe fitojnë nga kjo”, shton ai.

Bashkimi i Prodhuesve thotë se ligji nuk është klientelist, ndërsa sqaron se janë 19 biznese që kanë investuar në fabrika rreth 140 milion euro në industrinë vendase dhe punësojnë 2200 punëtorë.

Kemi miliona euro investime, nëse marrin të ardhura investohen në Shqipëri”, vijon Kodra.

Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim nismën e kuvendit me arsyet se bie ndesh me kushtetutën dhe parimet e lirisë ekonomike, pasi krijon lehtësi fiskale për një kategori të caktuar industrish në vend, sipas tij me baza klienteliste. Renta minerare varion nga 4 deri në 10% e vlerës se mineralit që eksportohet sipas llojit të metalit.

5 komente në “Bizneset: Përjashtimi nga renta minerare ndihmon industrinë vendase”

  1. tani says:

    Me fjale ka dhe boom ekonomik, por ndonje studim krahasues te zhvillimit te qendrueshem se si ndikon taksa a ka?

  2. Gazmend says:

    Shqipëria nuk është Dubai apo restorant Nusret! Çdo sipërmarrës i ulur në krye të aseteve të Njerëzve duhet të paguajë për njerëzit! Nuk ka drekë falas. Ju tashmë po shmangni deklarimin e prodhimit 50%! Eja! Nëse do të ishte Danimarka, Gjermania, unë mund ta kuptoja atë.

  3. Ray says:

    Po masat e Sigurimit Teknik ai zbatojne keta mor vella, se po vdesin njerezit ne miniera duke nxjerre mineralin per keta bastarde bzinesmene gjakpires
    qe i paguajne punetoret me rroga sklleverish
    Kur nderkaq keta palaco kane nje biznes qe e kane gjetur te gateshem dhe e kane rrembyer duke kruptuar politkanet .
    ..
    Meqense ne qeveri eshte nje parti Socialsite duhej qe minerat te shfrytezoheshin nga shteti dhe te arhdurat ti merte shteti,
    jo ti marin keta biznesmene parazite ,
    qe kane privatizuar pasurine e popullit shqiptar
    Minierat jane pasuri e shteti ,dhe menaxhohen nga shteti ne te gjitha vendet me ekonomi socialiste, sic jane Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Franca, Britania e madhe etj
    Ndaj Minierat duhet ti kalojne direkt shtetit ne perdorim
    ..
    Nga ana tjeter do shtoja se Presidenti Meta ka bere shume mire qe nuk e ka pranuar heqjen e Takses,
    sepse keta jane bizenesmene qylaxhinj , qe nuk kane bere asnje lloj investimi ne miniera,
    por vetem i zhfryteojne ato dhe i paguajne punetoret me rroga sklleverish.
    Ndaj ketyre biznesmeneve tu vendoset taksa 50% e fitimit, dhe ne asnje menyre te mos hiqet taksa.
    ..
    C’eshte kjo qeveri qe e mban emrin qeveri socialiste dhe drejton me metoda te ekonomise ekstreme te te Djathtes ?
    Taksat duhet tu hiqen njerezve te thjehste dhe bizneseve te vogla,
    ndersa bizneset e medha si puna e ketyre te minierave duhet tu ritet taksa , se keta jane vetem shfrytezuas

  4. Nik says:

    Kjo vërtet ndihmon por vetëm ata, që tallin bythën me pasurit e shqiptarëve.

  5. Zodiac says:

    E vetmja arsye pse po e kthen ligjin meta eshte se gjysma e firmave qe nxjerrin minerali jan te tijat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje