“Turkoshaku Rama vajzat kurbinase po ua jep turqve”, mllefi opozitar ndaj paktit të Ankarasë

18 Janar 2021, 09:29Politika TEMA

Nuk ka dyshim se marrëveshja e fundit Rama-Erdogan në Ankara, shoqëruar nga një pritje e pazakontë protokollare e kryeministrit shqiptar, ka shqetësuar jo pak opozitën.

Edhe instiktivisht, ajo ka parandjerë se kjo marrëveshje, e cila është në fakt një pakt strategjik turk-shqiptar, ku Turqia jo thjesht do investojë, por do marrë në dorë për reformim tërësor disa sektorë defektozë në Shqipëri, siç do jetë shëndetësia, shkon teJ 25 prillit. Turqia sot është një fuqi me impak global dhe nuk nënshkruan pakte të cilat mund të zhbëhen për tre muaj.

Kjo ështe tema çuditërisht më aspak e debatueshme në kuadër të 25 prillit, se kë preferojnë, dhe jo vetëm Turqia, por përgjithësisht ndërkombëtarët, në pushtetin e post-25 prillit. Mos harrojmë se në lojë është dhe Refoma në Drejtësi, ku dy investuesit e saj, SHBA dhe BE, kanë identifikuar si “armiq” të reformës në fjalë aktorët kryesorë opozitare.

Preferenca jo domosdoshmërisht është diktim, por si preferencë, e cila nuk ka gjasë të mos ekzistojë, aq më shumë kur është fjala për “kantiere të hapura”, nuk ka mundësi të mos jetë dhe impaktive.

Dhe, te pakti Rama-Erdogan, me gjasë opozita ka lexuar, nën ankthin e një pamundësie të sërishme për të riardhur në pushtet, edhe mbylljen e llogarive të 25 prillit.

Ndaj dhe ka një mllef, një mllef që në fakt, në rrethana të tjera, e bindur në fitore, e relaksuar nga kjo, nuk do ekzistonte.

Pas asaj që u firmos në Ankara, pasuan tentativat për ta zhvlerësuar, ku do mjaftonte perla e Kryemadhit, sipas së cilës Rama po përgatit azil në Turqi, për të kuptuar nivelin e degradimit të mendimin opozitar, që as mendim nuk është.

E ditë pas dite, u shfaqen ato që kanë zëvëndësuar mendimin opozitar po me një fjalë nis me “m” – mllef.

Ja dy të fundit:

Një gazetar i oborrit opozitar, i cilësuar naivisht si analist, shkon deri aty sa e cilëson kryeministrin si turkoshak.

“Për të përmbysur një turkoshak si Edi Rama…”, shkruan analisti riosh, duke shprehur jo mllef ndaj Ramës por ndaj liderit turk apo vetë Turqisë në këtë rast.

Më pas vjen kryerinori i PD-së, Belind Këlliçi, i cili e ka përjetuar keq faktin se ndonjë turk që punon në banesat e Laçit, atyre që po dhuron Turqia, mund të martohet me një vajzë të zonës, siç bëri humor kryeminisstri me një nga ana gjatë një inspektimi të fundit në kantier.

“Mund të jemi vend i varfër, por dinjiteti dhe krenaria nuk na kanë munguar KURRË.

Halli i familjeve kurbinase që humbën shtëpitë nga tërmeti mund t’i ndodhë kujtdo.

Prandaj…, kërkoji ndjesë motrave tona kurbinase për atë që the sot! Mos i trajto ato si konkubina të sarajeve të sulltanit!”

Vajzat e Kurbinit nuk kanë nevojë të martohen me turq për të patur një çati mbi kokë”, shkruan Këlliçi, duke qenë, me këto perla, mes analistit dhe znj. Kryemadhi.

Kur mllefi zëvëndëson mendimin, do të thotë që je një krizë e rëndë mendimi.

Të marrësh sot drejtimin e Shqipërisë, duhet të jesh gjeni i mendimit, fantazisë, kreativitetit, ideve, vizioneve, aftësisë, zhdërvjelltësisë, talentit shumëplanësh, pa llogaritur moralin.

Cilën prej këtyre posedon opozita jonë, tashmë edhe anti-turke? (Tesheshi)

20 komente në ““Turkoshaku Rama vajzat kurbinase po ua jep turqve”, mllefi opozitar ndaj paktit të Ankarasë”

  1. Shqiptari says:

    Po te merresh me debilet dhe idiotet qe promovon PD-ja te iken mendja dhe lodhesh kot.Ky idiotizem komunist dhe oervers hyn dhe ne familje.Vajza kurbinase dhe qindra mijera vajza te tjera,brenda dhe jashte vendit jane te lira te bejne zgjedhjen e tyre se me ke do kalojne jeten.
    Ka 39 vjet qe ka ikur koha kur femra ishte e detyruar te martihej me dhune.
    Po mire,more filozof i PD,a s di ti sa mijera dhe dhjetera mijera vajza dhe djem jane lidhur me te huaj?
    Po ç’te duhet ty,mor politikan zavall se çfare ben nje vajze kurbinase me jeten e asaj?Ty,mor idiot do te marre diren se ke do marre per burre?Kush te lejon ty,mor trap te fyesh nje vajze kurbinase,familjen dhe fisin e saj,mire turkun qe ty te duket turkishak?
    Kemi te bejme me njerez te indiktrinuar dhe pervers qe nuk rrine dot pa ngren pak.
    Nuk jane shqiptaret ata qe permend idioti i PD,por eshte kjo rrace qe e shemton Shqiperine dhe shoqerine tone.
    Lerini ,mor rrypa shqiptaret te bejne jeten e tyre.

    1. Une mendoje se eshte per shkaket grues says:

      Nje shkrim kot une per vetit nuk jame fare me opozite se pse ilir meta Sali berisha e Lulzim basha na Kan ber shume te kqija se pse Saliu na futi ne koferencen islamike dhe pastaj Saliu me Lulzim Bashen na ndertuane XHamine mu Tek dera e palamentit por edhe Edi Rama po Ben nje propaganden te shfrenume per filoTurqit dhe shqip folsit Turq shqiptaret si kombe Jane Duke u zvogluar qdo dite pa ber propaganden kryministri qe vajzate shqiptare te martohen me Turq e rraca te tjera me qene nje kryminister njeri i mir dhe me e desht kombin e vet ju Ben thirrje qdo vajze e djali shqiptare qe te martohen mes veti edhe ata qe Jane ne kurbet por ai po Ben te kundren veq me qellimin qe ta turqisone shqiprine ? per ? me sa duket qe Kure Rama eshte martuare me myslimane Ka ndryshua ? per ? me pare Ka qen nje shqiptare e evropjane por ne Shqiptaret e Kemi zakone qe ta shesin kombin dhe ndjerin per 2 lek ket e kemi tregue me shekuj por ndoshta edhe gruane e Ka Turke

      1. Mesuesi says:

        Ti që @(s)mendon….”, fillo prapë shkollën se të ka hup fare mendja, por ke harruar dhe shkrimin shqip. Me që je medemek shqiptar nga ata që jep mend?

  2. Sufllaqe per te gjithe says:

    Vetem me mbleserira nuk merret Rama.Rama njihet per pazare me Greket dhe Serbet ne kurriz te Shqiptareve. Rama njihet per pazare njerez te krimit si dhe eshte garant qe gjakpiresve Berisha, Meta, Basha etj te mos ju hyje asnje gjemb ne kembe. Rama eshte gjithashtu nje nga shkaktaret qe Shqiperia eshte kthyer si ne kohen e pushtimit Turk. Atehere sulltani merrte djemte nizame, soz djemte detyrohen te fshihen neper kamiona, duke marre udhet per nje jete me te mire ne Evrope.

    1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

      Inatet qe.ke me Ramen dhe deri diku te drejte ke, mos i manifesto ne injorancen masive qe ke ne fushen e historise.

      Epoka e Perandorise Osmane nuk ishte ” pushtimi turk” per 2 fakte te thjeshta

      Perandoria Osmane as nuk ishte turke dhe as nuk kishte identet turk apo promovonte turqit. Ishte Perandori multi etnike Islamike, multi etnike jo vetem ne popuj, por edhe ne struktirat qeverisese. Edhe Osmanishtja ishte gjuhe hibride midis persishtes, arabishtes dhe turqishtes.

      Ne ate Perandori Shqiptare ishin njerez me pushtet te madh dhe pervecse faktit qe admiralet dhe Pashallaret Shqiptare e zgjeruan Perandorine ne 3 kontinente dhe krijuan koloni me Shqiptaret kudo, ne ballkan dhe ne trojet Shqiptare e me tutje, cdo gje administrohej nga bejleret dhe Pashallaret Shqiptare qe ne menyre autonome e trashegonin pushtetin tek femijet.

      Per 1 kohe shume te gjate, elita qeverisese ne Stamboll kontrollohej nga Ballkanasit myslimane dhe turqit e Anadollit shiheshin me percmim.

      Meso 2-3 gjera per historine se nuk eshte keq.

      1. Sufllaqe per te gjithe says:

        I di… I di… Por per ju debilet e gazetes Tema, perdora termin pushtimin turk dhe jo osman. Ndryshe do me quanin turkoshak. Gjithsesi, per temen qe behet fjale,ke ndonje koment?!

        1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

          Une nuk jam i gazetes tema.

          Nese i di, perdori termat sic duhet qe te mos ngjash deficent.

          Epoka Osmane eshte termi me i sakte per shkak te dominances se Shqiptareve ne ate Perandori.

          Per temen ne fjale, une jam kunder marteses se Shqiptareve me te huaj.

          Por me kete rast, martesa eshte bere me nje person te nje kombi mik qe i respekton Shqiptaret ne maksimum.

          Jam kunder vajtjes se Rames atje sigurisht.

          Sa ler jevgun kellici, pervecse eshte jevg dhe nuk duhet te flasi per kete gje, eshte edhe injorant dhe jashte teme sepse vajza ne fjale ka studiuar ne Stamboll.

  3. Nuk ia vlen te merresh me kellicet. Dhe duan te fitojne, me 25 prill 2021! Pa alternative.

  4. trendafili Permetit says:

    Ku e shikon ti qe ngele mes sufllaqeve, ato qe thua? U jane errur syte , por si duket kesaj radhe do tu pellcasin fare. do hani veten si oktapodhi me daten 26 dhe kjo do te jete fitorja e Shqiperise, jo e te gjithe shqiptareve, kuprohet se nje mjese mbeshtesinkrimin, tradhetine dhe hajduterine; ketu do jemi.

  5. dila manatis says:

    hahahaha e hoqi komentin idioti i turnit,kaq ka kaq bene
    kjo eshte liria e te shprehurit o toq me 250 mij lek rroge
    mos harro te vjetra

  6. Ari says:

    sufllaqja qenka si artikullshkruesi!
    Sipas jush: po te martohesh me nje turk, eshte problem politikkkk, ndersa qindra apo mijra shqiptare te tjere te martuar me gjermane, greke, italiane, jane, cfare mor zoteri? Jam ne nje linje me mendimin e “Shqiptari”

  7. MS says:

    Ky Kellici s’i le gje mangut “Kerricit” te Fahriut!

  8. mik says:

    Sa per te qeshur te duket fjalia ku autori shkruan :
    “Mund te jemi te varfer, por dinjiteti dhe krenaria nuk na kane munguar KURRE “.
    Per cilin dinjitet e krenari e ke fjalen more autor ? Te perjashtojme epoken e Skenderbeut, per cfar tjeter duhet te jemi krenar ?
    Krenari qe e gjithe Evropa na trajton si leproze, apo dinjitet qe po furnizojme te gjith ish-pushtuesit tane me vajzat dhe motrat tona ?
    Dikush me siper tha qe ka ikur koha kur vajzat tona martoheshin me dhune ? Pse, tani po njihen me te huajt dhe po martohen me dashuri ?
    Shqipetaret jane ndare me njeri tjetrin nga ” bindjet ” ( sufllaqet ) politike. Nuk ka ma interres as per familjen e as per kombin, per sa kohe partia e furnizimit te sufllaqeve ja dikton drejtimin qe duhet te mbaje.

    1. Gome Celiku says:

      Doli moter..qiri tjeter???

      Ore fisderra qe ju lejon Mero te komentoni ne kete gazete, nga dilni me keto teori ju mer ju qif..sha robt dhe motrat????

      Jeni shtuar goxha keto 3 ditet e fundit

      Cfare ” ish pushtuesish” furnizokan Shqiptaret me vajza o hajvan bastard???

      Per ke e ke fjalen specifikisht? Kush qenkan keta ish pushtues dhe per cfare e ke fjalen????

      Sa per Europen, Shqiptareve nuk i rruhet per askend.

      Atyre europianeve pederaste, te degjenruar dhe bij kurv..ash Shqiptaret jua thyejne turinjte ne cdo kohe. Ta kesh te qarte ti kete gje.

      Shqiptaret gjate gjithe kohes kane pasur histori te lavdishme o injorant 25 kartash anti Shqiptar.

      Vetem historia e Perandoreve Ilire ne Perandorine Romake dh Romake te Lindjes, familjet Shqiptare ne Perandorine Romake te Lindjes ne vitet 1100-1300, principatat Shqiptare, stratiotet Shqiptare qe fituan 140 beteja ne Europe dhe mbi te gjitha historia 520 vjecare e Shqiptareve ne Perandorine Osmane qe e drejtuan, zgjeruan ate Perandori per 190 vite dhe krijuan koloni kudo.

      Pa harruar Gjikajt e Vllahise dhe Moldavise apo Shqiptaret e Egjiptit dhe Sudanit.

      Cope bajge dhe injoranti me 2 sy.

      Keto 30 vite jane historia me e zeze e Shqiptareve.

      1. mik says:

        E moj Gore Çeliku. Shkrimi i jot nuk me ofendon, perkundrazi, me jep te drejte per ate çka shkruaj.
        Gjuha qe perdor njeriu tregon logjiken e tij, dinjitetin e tij dhe krenarine e tij gjithashtu. Pra, gjuha tregon llojin e statusit qe ka njeriu, ose shqeto, tregon llojin e gjakut qe qarkullon ne damaret e tij.
        Persa i perket Evropes qe nuk te rruhet per te’, atehere mos ju versul asaj kur ke nevoje me mbush barkun me buk.
        E sa per pederasti, Evropa nuk imponon njeri, por mbron ata qe jane te tille, prej njerezve dallkauke si ti. Pederastia si fenomen biologjik njerzor, ka qene goxha e perhapur edhe ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit Otman. Pjesa dermuese e atyre qe kane qene dikushi kane mbajtur dylbera ne çifligjet e tyre.
        Fute ne mendjen tande te trashe njehere e mire, qe pederastia nuk ka te beje me moralin. Me se shumti, morali eshte i impomuar nga ligjet fetare per me organizu jeten e njerezve. Pederastia eshte thjeshte preference seksuale, dhe kaq.
        Ka mjaft burra te medhenj qe bota, mburret me to. E ketu perfshije edhe shqiptaret.
        Ndersa ato heronj me origjine shqiptare qe ti krenohesh, nuk kane ba asgja te mire per Shqiperine, perkundrazi, disa prej tyre kane ardhur ne krye te ushtrive Otomane dhe kane shtyp levizjet e vellezerve te tyre ne kete vend. Ky vend ka nxjerr plot njerez te medhenj, por jo te medhenj per vendin e tyre.
        Per nga permasa, duke perjashtu Skenderbeun, te tjeret harroji.
        PS : Eshte e vertetuar pak a shume se shumica e njerezve qe shajne me fjalor te ulet, jane pjese e asaj kategorije qe nuk kujdesen per veten e vet, as nga ana morale dhe as nga ana higjenike. Zakonisht jane njerez te vetmuar qe qelben ne vetvete, qe nuk kane çka ti japin te tjereve, perveçse fjalorin e ulet dhe veseve. Prandaj nuk shoqerohet njeri me to.

  9. Gome Celiku says:

    Kur flet edhe ky jevgu Kellici, eshte te vesh duart ne koke dhe te mbytesh ne shurren tende.

    Rama, Berisha dhe Likja jane e njejta diarre per Shqiptaret dhe duhet patjeter nje alternative e re qeverisese por kur vjen dhe flet per ceshtje etnike dhe historike nje pjestar i komuniteti Rom, atehere eshte te marresh arratine.

    A e di ky qe ky eshte jevg???

    Kush i jep te drejten nje jevgu te flasi per keto ceshtje, mbi te gjitha te nje vajze kurbinase me nje tjeter burr???

    Dhe nga ana tjeter, ai turku nuk punon fare ne Lac dhe e ka takuar vajzen kur ajo ishte me studime ne Stamboll dhe ka ardhur tja kerkoje doren familjes se saj, me repsektet me te medha.

  10. salehu says:

    Nuk ke fare turp qe fyen vajzat shqiptare more kelliç (qe ne themi terthore), por si nuk mendon fare se po fyen motrat dhe bijat tona more qelbesire, plehra. Bijat dhe motrat tona kane te drejten te martohen me ke te duan. Kelliç e keni mendjen vetem tek xhaxhi enver, i cili i pengonte marredhenit me te huajt. E tashme kelliç ato kohe kane ikur njere e pergjithmone. Si vajzat ashtu edhe djemte tane kane te gjitha te drejtat te duan e te martohen me vajza e djem nga e gjithe bota, qofte edhe rrace tjeter, pa perjashtuar edhe rracen tuaj antikombetare.

  11. Xoni says:

    Edhe n.q.s vendos t’ja imponosh vetes qe te ndryshosh vleresim per opoziten se mos ndoshta rrotacioni I 25 prillit I ben mire shoqerise , nuk mundesh kur degjon dhe lexon vetem idiotsira nga figura te vjetra dhe te reja qe jane mbetur ne PD-LSI (Berisha -Meta)
    Kjo eshte nje pengmarrje e opozites per interes te 2 familjeve . Ne opozite nuk ka vend apo nuk lejohen ato qe mendojne dhe veprojne be interes te popullit!

  12. evropjani anti serb-anti rus says:

    Në boten e edukuar kur ndeshen 2 persona apo grupe, në politikë, nuk japin “goditje poshtë rrypit”, dmth nuk flasin per gjëra delikate apo të moralit privat. Ky zagari i rinisë së Pe-Derastave ka leshuar një pordhë që as era nuk i vjen. Sot, or ti zagar, shqiptarët që në 1992-shin po nxjerrin per të shitur vajzat dhe gratë shqiptare në trotuaret e Greqisë, Italisë, Francës, Belgjikes, Hollandes, Spanjës, e ti han një mut të madh elektoral duke shkruar sikur populli të ishte prap në shekullin 14-të në kohen e Skenderbeut. Shkrimi jot qelbesirë është goditje tinzare në befasi e nga mbrapa që ti bën kunder kundershtarit tënd politik. Shifesh që je e ardhmja e Pe-Derastit më të madh shqiptaro-serb Sali Shugares. Turp të kesh karuc. –Pershendes gjith komentuesit e në veçanti komentuesin SHQIPTARI per komentin e tij–

  13. Taulant dautllari says:

    Edi rama nje kryeminister ortodoks per fat te keq te shqiptarve po mundohet sa te mundet te na bej ne Shqiptareve te dukemi ne sy te botes si anadollak kur vetem ne Shqiperi nuk ka turq dhe nuk flitet turqisht ndersa ne vende si greqia flitet turqisht ne bullgari flitet turqisht ne maqedonine sllavo veriore flitet tuqisht ne serbi flitet turqisht ne bosnje ndersa ortodoksi tone kryeminister po ben çte mundet qe te dukemi me turq se turqit vertet ja kemi kaq nevojen ketij te poshtri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje