Britania e Madhe shënon numrin më të lartë të vdekjeve që nga nisja e pandemisë

19 Janar 2021, 20:04Bota TEMA

Britania e Madhe ka regjistruar 1610 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi. Kjo shënon shifrën më të lartë të fataliteteve, brenda 24 orëve që nga nisja e pandemisë.

Bilanci i sotëm i viktimave e ka çuar totalin në 87295, sipas shifrave të fundit të qeverisë.

Pavarsisht shifrave tragjike, vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent.

Nga kjo javë do të rrisë edhe më shumë shpejtësinë e 140 vaksinave në minutë, duke i shtuar 10 qendra vaksinimi atyre ekzistuese, që janë 7, ku përfshihen godina të mëdha si stadiume, por edhe katedrale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje