Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar, pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dorëzuar KQZ-së listën e kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kandidojnë në zgjedhje.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë “përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, shkruan Haxhiu.
Janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, ndërsa Telegrafi ka mesuar se në mesin e këtyre kandidatëve është edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është bërë e ditur se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
Mire ja ka bere islamikut Al-bin
Ca mut kryeministri do behet Albini, nje njeri qe zihet me grushta rrugeve me policet,rrugac rrugesh,gjykatat ishte mire ta kishin fut ne burge, jo me kusht.Ku keni pare ju te Kosoves nje kryeminister qe e ka kaluar gjithe jeten duke u rrahur me policet?!
Te ndalet muti, nuk i duhet kosovs burra te shtinum. Hiquni ksij hajnash e shamatash. Ligji asht njisoj per te tan, jo ma per i kit si po desh me myt njerzit e tijna. Asht marre me kandidu nji mut burre, se i ky per interresa te tinat pasha kryt, ta po ju ban lamsh te tanve.